Udhëheqja parlamentare



E hënë, 23 nëntor 2009

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË REALIZOI TAKIM ME KRYETARIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË KUVENDIT PARLAMENTAR TË BOSNJE E HERCEGOVINËS, ME ANËTARËT E KOLEGJIUMIT TË DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE DHE ME ANËTARIN E KOLEGJIUMIT TË DHOMËS SË POPUJVE

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga Kryetari Trajko Veljanovski, e ku morën pjesë edhe deputetët Zhivko Pejovksi, Avdija Pepiq dhe Talat Xhaferi, realizuan takime me Millorad Zhivkoviqin, Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kuvendit Parlamentar të Bosnje e Hercegovinës dhe me anëtarët e Kolegjiumit të Dhomës së Përfaqësuesve dhe me Ilija Filipoviqin anëtar i Kolegjiumit të Dhomës së Popujve.

Në bisedime të dyja palët marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy shteteve i vlerësuan si shumë të mira, pa çështje të hapura, e në këto korniza u theksua roli dhe bashkëpunimi i zhvilluar ndërmjet dy parlamenteve.

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski theksoi se Republika e Maqedonisë, në bazë të rezultateve të arritura, mori liberalizimin e vizave për qytetarët e saj, ndërsa në Raportin e Komisionit Evropian mori rekomandim për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve. Presim që kjo të dëshmohet edhe nga Këshilli i Ministrave të UE-së. Pikërisht në çështjet e lidhura me eurointegrimet, në të ardhmen duhet ta zhvillojmë bashkëpunimin ndërmjet dy parlamenteve. Shpreh keqardhje që Bosnja e Hercegovina nuk u përfshi me vendimin për liberalizimin e vizave, por jam i bindur se edhe ju së shpejti këtë do ta merrni. Ne jemi të gatshëm që me ju t’i ndajmë të gjitha përvojat tona, theksoi Kryetari Trajko Veljanovski.

Në bisedime, vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit rajonal. Ky është njëri nga parimet themelore evropiane, kurse Republika e Maqedonisë dhe Kuvendi kësaj i kushtojnë vëmendje të posaçme. Prandaj jam i sigurt se edhe takimi dhe bisedimet tona janë në funksion të përforcimit të mëtejmë të stabilitetit të rajonit dhe perspektivës së tij evropiane. Proceset integruese në Evropë janë proces i domosdoshëm të cilin askush nuk mund ta ndalojë, kurse të gjithë ne në rajon gjeografikisht dhe në mënyrë civilizuese i takojmë Evropës, theksoi Veljanovski.

Në kuadër të marrëdhënieve bilaterale, rol të veçantë kanë edhe bashkësitë etnike të cilat jetojnë në të dy shtetet. Republika e Maqedonisë jo vetëm në mënyrë formale-juridike, por edhe faktike i kushton vëmendje të veçantë ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit nacional dhe kulturor të bashkësive etnike, theksoi kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Kuvendit të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Zhivkoviq, me këtë rast Kryetarit Trajko Veljanovksi dhe delegacionit tonë ua uroi përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit në UE. Ky është sukses për Maqedoninë, por ka edhe refleksione pozitive për gjithë rajonin. Në këto korniza propozoj që të dy shtetet të nënshkruajnë edhe Protokoll për bashkëpunim në sferën e euroitegrimeve. Jam i bindur se këtu ne mund t’i shfrytëzojmë përvojat tuaja pozitive dhe shpreh kënaqësi për gatishmërinë dhe transparencën tuaj që t’i ndajmë me ne, theksoi Kryetari Milorad Zhivkoviq.

Gjithashtu, kryetari Zhivkoviq propozoi që të dy parlamentet te qeveritë e veta të iniciojnë dhe marrëveshje bilaterale për njohjen e shtetësisë së dyfishtë. Unë di se me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë këso kufizimi nuk ka, ndërsa te ne gjendja është pak më e komplikuar dhe një marrëveshje e këtillë të cilën e kemi me shtete tjera në rajon, na duhet.

Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovki theksoi se të dy propozimet janë në funksion të zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe ai si Kryetar i Kuvendit do të angazhohet për realizimin e tyre sa më të shpejt.

Click