Udhëheqja parlamentare



E premte, 24 prill 2009

KRYETARI VELJANOVSKI REALIZOI TAKIM ME IS-KRYETARËT E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski realizoi sot takim pune me ish-kryetarët e Kuvendit, zotërinjtë Stojan Andov, Tito Petkovski, Nikolla Popovski, Lupço Jordanovski dhe Lubisha Georgievski. Zoti Savo Klimovski mungoi nga shkaku se nuk gjendej në shtet. Në takimin i cili u bë me iniciativën e Kryetarit të Kuvendit z. Trajko Veljanovski vëmendje më e madhe iu kushtua përgatitjeve për miratimin e Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kurse nga ana e tij u theksua që takime të këtilla do të ketë edhe në vazhdim, pasi përvoja e gjithë kryetarëve të mëparshëm është e madhe dhe duhet të kontribuojë në forcimin e rolit dhe efikasitetit të Kuvendit. Të gjithë pjesëmarrësit e përshëndetën iniciativën për këso takimesh, duke theksuar se Ligji për Kuvendin është i nevojshëm.

Për një ligj të tillë kemi menduar edhe gjatë kohës së periudhës së mandatit tim, e edhe para saj, theksoi z. Lupço Jordanovski, por është me të vërtetë për t}u përshëndetur se kryetari i tanishëm y Trajko Veljanovski e realizon këtë.
Të gjithë ish-kryetarët e Kuvendit theksuan se versioni i tanishëm punues i Ligjit për Kuvendit është një bazë e mirë, por janë të nevojshme ndryshime të caktuara të disa zgjidhjeve. Në këtë drejtim ishin edhe diskutimet e të gjithë pjesëmarrësve të debatit të sotëm duke theksuar se me këtë Ligj nga njëra anë forcohet pavarësia e Kuvendit dhe njëkohësisht edhe përgjegjësia e deputetëve.
Në fund, Kryetari i Kuvendit z.Trajko Veljanovski iu falënderua për pjesëmarrjen dhe për vërejtjet dhe propozimet, duke theksuar se gjitha këto do t’i dorëzohen grupit punues që është duke e përgatitur Ligjin për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me të cilin kryeson ai, ndërkaq në të bëjnë pjesë edhe koordinatorët e të gjitha grupeve të deputetëve.

 

 

Click