Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 2, dhjetor 2009

TAKIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETARIN E KËSHILLIT NACIONAL TË ORGANIZATAVE TË INVALIDËVE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, para Ditës së nesërme Ndërkombëtare të Personave me Invaliditet mbajti takim me kryetarin e Këshillit nacional të organizatave të invalidëve, z. Dushan Neshevski, si edhe me përfaqësuesit e organizatave të invalidëve në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, nga ana e përfaqësuesve të organizatave të invalidëve u theksua bashkëpunimi i mirë i deritanishëm me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Në këto korniza u theksua se me miratimin e Ligjit për organizata e invalidëve, Ligjit për përdorimin e gjuhës së shenjave, si edhe me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për punësime të personave me invaliditet, janë bërë hapa kualitativë në mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të këtyre personave. U propozua që në të ardhmen, kur në Kuvend do të miratohet ligjet të cilat kanë të bëjnë me pozitën e invalidëve, në debatet e komisioneve të marrin pjesë edhe përfaqësues të organizatave të invalidëve dhe të Këshillit nacional.

Kryetari i Kuvendit, z. Trajko Veljanoski, duke përshëndetur Ditën e nesërme Ndërkombëtare të Personave me Invaliditet, theksoi se obligimi i të gjitha institucioneve është të sigurojnë kushte që këta bashkëqytetarë tanë në tërësi të përfshihen në jetën shoqërore. Në këto korniza, përkujtoi se ai personalisht, si dhe Kuvendi në tërësi, janë të hapur dhe gatshëm për bashkëpunim me organizatat të cilat përfshijnë personat me invaliditet.

“Unë që sot do t'i dërgoj letrën kryetarit të Komisionit të Kuvendit për punë dhe politikë sociale, si trupi amë, që në të ardhmen kur do të debatohet për ligjet të cilat janë kanë të bëjnë me të drejtat e personave me invaliditet, organizatat tuaja të përfshihen në debatin e Komisionit, sepse ju më së miri i njihni problemet dhe nevojat e këtyre bashkëqytetarëve tanë”, theksoi Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski.

Click