Udhëheqja parlamentare



E martë, 10 nëntor, 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOVSKI SOT E PRITI KRYETAREN E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KROACISË, JADRANKA KOSOR

Në takim të cilin të dy palët e vlerësuan si vazhdimësi të marrëdhënieve miqësore të zhvilluara lart ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë, Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski theksoi se dy vendet kanë qëllim të përbashkët strategjik, e ky është integrimi në UE. Më  kënaq që Kroacia dhe Sllovenia arritën marrëveshje për çështjet e hapura me çka  Kroacia i vazhdon bisedimet me UE-në. Në të njëjtën kohë shpresoj se edhe Republika e Maqedonisë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për marrjen e datës së shpejti do t’i fillojë bisedimet. Në njëzet vitet e fundit që nga rënia e murit të Berlinit, një gjë është e sigurt, kthimi në të vjetrën nuk ka, ndërsa  integrimi evropian është një proces i domosdoshëm të cilin nuk mund ta ndalë askush, theksoi Veljanoski.

Duke përkujtuar vizitën e tij të fundit në Republikën e Kroacisë dhe bisedimet me nikoqirin e tij, Kryetari e Kuvendit të Kroacisë, Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski veçanërisht e theksoi rolin e parlamenteve si në proceset e integrimit evropian ashtu edhe në  marrëdhëniet dypalëshe. Vend dhe rol të veçantë në marrëdhëniet dypalëshe kanë edhe minoriteti maqedonas në Kroaci dhe ai kroat te ne.

Duke u nisur nga e gjithë kjo, jam i bindur se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të zhvillohen në vazhdimësi dhe në të mire të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kroacisë, si dhe në forcimin e stabilitetit në rajon, theksoi Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski.

Kryetarja e Qeverisë së Republikës së Kroacisë Jadranka Kosor, duke falënderuar për takimin, theksoi se ajo pret që Maqedonia së shpejti t’i fillojë bisedimet me Brukselin, si dhe të zë vendin e merituar në aleancën e NATO-së. Vizita ime në Republikën e Maqedonisë dhe bisedimet që i pata me kryeministrin Nikolla Gruevski, nga njëra anë, i konfirmojnë marrëdhëniet e zhvilluara lart, por njëkohësisht paraqesin nxitje për përparimin e tyre, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Besoj se për këtë ka interesim te të dy komunitete e biznesit dhe më gjerë për rajonin. Në këto suaza më gëzon fakti se ndërmjet dy parlamenteve ekziston një bashkëpunim  i zhvilluar lartë, theksoi kryetarja e Qeverisë së Republikës së Kroacisë, Jadranka Kosor.


 

Click