Udhëheqja parlamentare



E martë, 12 maj 2009

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI U TAKUA ME KRYETARIN E ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-së Z. ZHOAO SOARESH

Në takim, Kryetari i Kuvendit z.Trajko Veljanoski theksoi se Maqedonia si anëtare me të drejta të plota e OSBE-së, i respekton në përgjithësi dhe i zbaton parimet dhe përcaktimet bazë të këtij asociacioni ndërkombëtar, duke shprehur falënderim për rolin e OSBE-së në proceset e gjithëmbarshme të transicionit të shoqërisë por edhe të institucioneve maqedonase. Kryetari Veljanoski përkujtoi edhe njëherë se për qytetarët e Republikës së Maqedonisë është shumë e rëndësishme të hiqet regjimi i vizave pasi këtë e kemi merituar në bazë të asaj që kemi bërë. Ndërmjet këtyre rezultateve pozitive janë edhe zgjedhjet e fundit të cilat në Raportin e fundit të ODHIR janë vlerësuar shumë mirë.

Në lidhje me kontestin për emrin tonë ne qëndrojmë në përcaktimin që kontestin ta zgjedhim me dialog dhe kompromis, por ai nuk guxon ta sjellë në pyetje identitetin tonë kombëtar, kulturor dhe gjuhësor, theksoi Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski.

Kryetari i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Zhoao Soaresh theksoi se Maqedonia ka bërë me të vërtetë hapa pozitivë dhe në tërësi e përkrahu kërkesën për heqjen e vizave. Unë i kuptoj qëndrimet tuaja në lidhje me kontestin për emrin dhe në tërësi si Asamble Parlamentare e OSBE-së i përkrahim të dyja palët që përmes dialogut të gjejnë zgjidhje e cila do të jetë e pranueshme. Njëkohësisht, ndoshta është mirë që ky dialog të zgjerohet edhe ndërmjet parlamentarëve. Ne, si Asamble Parlamentare e OSBE-së jemi të përgatitur që parlamentarëve të të dyja shteteve t’u ndihmojmë që ky dialog të vendoset, sigurisht duke respektuar edhe negociatat të cilat rrjedhin në kuadër të Kombeve të Bashkuara, theksoi z. Zhoao Soaresh, kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Click