Udhëheqja parlamentare



E enjte, 29 tetor 2009

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI SOT PRITI ZORAN TALERIN, EURODEPUTET DHE REFERUES PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË PARLAMENTIN EVROPIAN

Në takim kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, edhe njëherë i theksoi rezultatet pozitive të Republikës së Maqedonisë dhe të institucioneve të saja në realizimin e integrimeve euroatlantike. Liberalizimi i vizave për qytetarët e saj, si dhe Raporti i Komisionit Evropian dhe rekomandimi për marrjen e datës për fillimin e bisedimeve gjithashtu i vërteton rezultatet tona, përcaktimin tonë për anëtarësim në Unionin Evropian.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë shumë seriozisht e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian dhe miratoi konkluzione,  të cilat para së gjithash  shkojnë në drejtim të punës shumë pozitive në periudhën e cila pason pas marrjes së datës për bisedime dhe hapjes së kapitujve. Jemi të vetëdijshëm  se kjo është pjesa më e vështirë e procesit të integrimit të Republikës së Maqedonisë në UE, së cilës i përkasim në mënyrë historikisht, në mënyrë civilizuese dhe kulturore, theksoi kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanovski.

Eurodeputeti Zoran Taler, duke u falënderuar për pritjen, theksoi se përparimi i arritur i Republikës së Maqedonisë është evident dhe se kjo ka rëndësi të madhe jo vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin. Parlamenti Evropian i kushton vëmendje të madhe procesit të zgjerimit të UE-së, e në ato korniza integrimit të plotë të Republikës së Maqedonisë dhe shteteve të tjera në rajon. Duke theksuar bashkëpunimin e gjertanishëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin Evropian, Zoran Taleri nënvizoi se ai është i gatshëm që gjithmonë të ndihmojë në proceset integruese, si dhe në sferën  e bashkëpunimit parlamentar me Parlamentin Evropian.

 


 

Click