Udhëheqja parlamentare



E martë, 1 dhjetor 2009

DEKLARATË E KRYETARIT DHE NËNKRYETARËVE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË ME RASTIN E VENDIMIT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE

Të nderuar bashkëqytetarë,

Liberalizimi i vizave, përkatësisht qarkullimi i lirë i njerëzve, është pjesë e të drejtave individuale të njeriut dhe si të tillë duhet ta shikojmë. Për 18 ditë edhe formalisht për qytetarët tanë do të rrënohet muri i Shengenit, e me këtë edhe qytetarët e Maqedonisë pa viza dhe pa të gjitha ato shtyrje para ambasadave do të mund të udhëtojnë të lirë në Evropë së cilës i takojmë në mënyrë kulturore dhe të civilizuar. Përkatësisht pas 18 vjetësh njërin ndër parimet themelore evropiane do të mund ta ndiejmë edhe ne.

Gjithsesi, merita për këtë, si edhe për raportin e paradokohshëm pozitiv të Komisionit Evropian, është e juaja qytetarë të Republikës së Maqedonisë dhe mbështetjes suaj të madhe për realizimin e qëllimit strategjik, e këto janë integrimet euroatlantike. Në të njëjtën kohë dua të theksojë rolin e Kuvendit, si në këtë periudhë të mandatit, ashtu edhe në mandatet e kaluara, që i miratuan këto ligje specifike të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave. Me këtë rast, edhe një herë doemos duhet të theksoj puna e të gjithë ne, të cilët tani ulemi në Parlament, sepse atë që e bëmë është vlerësuar nga ana e Komisionit Evropian si hap të madh dhe cilësor përpara në procesin e integrimit në UE. Për gjithë këtë u shpreh falënderim të gjithë deputetëve dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të cilët së bashku me mua janë përgjegjës për punën dhe funksionimin e suksesshëm të shtëpisë ligjvënëse.

Të nderuar,

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe më tej me punën e vet do të vazhdojë në realizimin e përcaktimit tonë euroatlantik, sepse u dëshmua se shtëpia ligjvënëse është lokomotivë e trenit tonë evropian. Dua të theksoj se këtë e bëjmë jo për atë se dikush e kërkon, por para së gjithash në dobi të të gjithë neve që jetojmë këtu, sepse standardet evropiane në të gjitha fushat do të duhet t’i gëzojmë para së gjithash këtu në vend, kurse mendoj se lëvizim në këtë drejtim.

Në fund dua që të gjithë qytetareve edhe njëherë t’u falënderoj për mbështetjen e tyre, e në të njëjtën kohë t’i ftoj tani kur do të mund të udhëtojnë të lirë në Evropë, për çfarëdo qoftë arsye dhe rasti, t’u tregojnë miqve të tyre evropianë se edhe ne jemi pjesa e Evropës.

Click