Udhëheqja parlamentare



FJALIMI I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 65 VJETORIT TË KAÇKM

Të nderuar luftëtar, pjesëmarrës në luftën antifashiste,
pasardhës dhe trashëgimtarë të Ilindenit,
Të nderuar përfaqësues të Kishës Ortodokse Maqedonase dhe bashkësive të tjera fetare,
Zonja dhe zotërinj, ekselenca,
Të nderuar përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë
Të nderuar përfaqësues të Armatës së Republikës së Maqedonisë,
Të nderuar përfaqësues të vetadministrimit lokal,
Të dashur miq,

Sot i festojmë të dy ilindenet. Atë të vitit 1903 të Goces, të Nikolla Karevit, të Gjorçe Petrovit, të Pito Gulit dhe Ilindenin e dytë të vitit 1944 të Çentos, të Racinit, të Brashnarovit, të Kuzmanit. Nëse Ilindeni i parë ishte shprehje e pathyeshmërisë maqedonase, Ilindeni i dytë solli fitore.

Dy datat të cilat i vendosën themelet e shtetit maqedonas dhe që e realizuan ëndrrën e shumë gjeneratave. Ëndrrën të cilën më 8 shtator 1991 u kurorëzua me krijimin e Republikës së Maqedonisë të pavarur dhe sovrane, subjektit legjitim dhe të njohur ndërkombëtar dhe anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Para 65 viteve në manastirin “Shën Prohor Pçinski” duke e hapur mbledhjen e parë të KAÇKM Panko Brashnarov – mësues nga Velesi dhe bashkëkohës i Ilindenit të parë do të thotë:

“Në këtë moment, në këtë vend historik ”Shën Otec Prohor Pçinski” dhe në këtë ditë të shenjt dhe historike Ilinden, kur shpall se është hapur Kuvendi i parë antifashist, me gëzim dhe para syve të mjegulluar shoh se si rrjedhin të gjithë lumenjtë nga Pçinja e deri te Vardari, nga Mesta dhe Bistra, stërpikur është e gjithë toka maqedonase, duke dashur të lajnë nga populli maqedonas turpin robëror dhjetëshekullor nga humbjet e shtetit Samoil, që të lind sot shtet i ri, i ndritshëm dhe i lirë maqedonas “(citat i mbaruar)”

Para 65 viteve delegatët të Mbledhjes së parë të KAÇKM të mbledhur nga i gjithë mëmëdheu, nga të gjitha shtresat sociale të besimeve dhe nacionaliteteve të ndryshme me miratimin e më shumë vendimeve dhe dokumenteve e konstituuan KAÇKM si organ ligjdhënës suprem, ekzekutiv dhe përfaqësues të Maqedonisë demokratike si njësi federale e barabartë e Jugosllavisë federative.

Në ato dokumente përshkohet fryma i Ilindenit të parë 1903. Kurse ajo është synim shekullor për shtet të pavarur të popullit maqedonas për vetëqenie e saj nacionale kulturore dhe gjuhësore, por edhe shtet i të gjithë qytetarëve pa dallim feje ose nacionaliteti.
Në frymën e manifestimit të Krushevës dhe në dokumentet e KAÇKM qartë janë definuar lirit dhe të drejtat e përgjithshme dhe të veçanta njerëzore, qartë është definuar karakteri multietnik, multikulturor dhe multikonfesional i shtetit tonë. Me këtë populli maqedonas, sikurse edhe në vitin e largët të 1903, e vërtetoi frymën e tij kozmopolite dhe hapjen, tolerancën dhe respektin e tij për tjetrin, të ndryshmin. Madje atë vlerë e vërtetuam edhe në vitin 1991 edhe në Kushtetutën e Republikës së sotme të Maqedonisë. Në dokumentet e KAÇKM qartë është definuar e drejta e vetëqenies e themeluar mbi principet e vetëvendosjes. Dhe më lejoni të theksoj edhe një dimension me luftën antifashiste dhe vendimet e KAÇKM-së populli maqedonas numërohet në grupin e atyre popujve të cilët e fituan të keqen më të madhe në shekullin e kaluar, fashizmin.

Miq të nderuar,

Këto janë momente kur me krenari kujtojmë të parët tanë te të gjithë ata të cilët me jetën e tyre u inkorporuan në Republikën e sotme të Maqedonisë. Këto janë momente me të cilat kthehemi në të kaluarën, por me vështrim kah ardhmëria dhe me ndjenjë përgjegjësie të mos i tradhtojmë idealet e tyre. 


Nëse në vitin e largët 1903 Iindenasit ëndërronin për Maqedoni të pavarur dhe  të mëvetësishme, sot ne atë e përjetojmë. Nëse në mbledhjen e parë të ASNOM-it ishin vendosur themelet e shtetit maqedonas,sot ne duhet ta rindërtojmë dhe ta zhvillojmë. Vetëm ashtu mund të mbetemi besnik në idealet e të gjithë të njohurve dhe të pa njohurve, vetëm ashtu mundemi ta plotësojmë përgjegjësinë tonë për gjeneratat e ardhshme.

Sot provokimet që hasen para nesh janë të ndryshme nga ato që ishin para Dellçevit, Karevit, Gjorçe Petrovit, ose Çentos, Kuzmanit, Brashnarovit, Mirçe Acevit dhe të tjerëve. Neve sot nuk na duhet pushkë por na duhet, para se gjithash  përkushtim në punë, përgjegjësi, dituri, por të mos e harrojmë edhe unitetin. Kjo është veçanërisht me rëndësi kur bëhet fjalë për realizimin e përcaktimeve tona strategjike, kurse ato janë integrimet euroatlantike.

Të gjithë e dimë se Republika e Maqedonisë i plotësoi të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO  sikurse të gjithë dimë se ftesën nuk e morëm për shkak të kontekstit absurd me emrin tonë kushtetues që na e imponoj fqinji ynë jugor.

Edhe pse nuk jemi anëtare e NATOS, Maqedonia edhe më tej mbetet partner i vërtetë i Aleancës dhe shumë seriozisht dhe me përgjegjësi jep kontributin e saj aktiv në shumë misione paqësore të NATO-së dhe në bashkësinë ndërkombëtare. Vetëm ta përmend Afganistanin para pak kohësh Irakun, pastaj Bosnjën e Hercegovinën dhe ashtu tutje. Të gjithë duhet të jemi krenar për ushtarët tanë të cilët marrin pjesë në këto operacione paqësore, sepse paqja është kategori e pandarë dhe për atë ndjejmë përgjegjësi që ajo paqe të ruhet dhe të sundojë në tërë botën.

Vëllezër dhe motra,

Republika e Maqedonisë, duke ndier përgjegjësi për stabilitet në rajon,por edhe më gjerë, për ardhmërinë e qytetarëve të vet, pranoi nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara të bisedojë për këtë kontest absurd për të gjetur zgjidhje adekuat. Në atë rast dua posaçërisht të theksoj se kjo zgjidhje nuk mund të provokojë në identitetin nacional, kulturor dhe gjuhësor të popullit maqedonas. Besoj se rreth kësaj kemi unitet ndërmjet gjitha subjekteve politike, si edhe në opinionin e përgjithshme maqedonas pavarësisht nga përkatësia fetare ose etnike të çdo individi. As kjo Qeveri dhe kjo shumicë parlamentare nuk kanë mandat nga ju qytetarët e Republikës së Maqedonisë që të bisedojnë për identitetin nacional maqedonas. Ajo do të ishte tradhti e vërtetë edhe për Ilindenin e parë dhe për të dytin. Kjo do të ishte refuzim i idealeve i të gjithë atyre të cilët në Meçki Kamen ranë viktimë. Ajo do të ishte tradhti në përkujtimin e të gjithë atyre luftëtarëve antifashist të cilët i viktimizuan jetët e tyre në Marshin e shkurtit, në Debarcë, në frontin e Sremit, e deri te luftërat përfundimtare kundër okupatorit fashist. Ajo do të ishte tradhti e Çentos, Brashnarovit dhe i shumë të tjerëve të cilët për shkak të përcaktimeve dhe vlerësimeve të Ilindenit më vonë u gjykuan, kurse shumë prej tyre tragjikisht e përfunduan jetën e tyre. Por kjo në fund do të ishte tradhti dhe për fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme, për shkak se ne nuk kemi atdhe tjetër, përveç kësaj Maqedonie, për shkak se ne kemi vetëm një gjuhë amtare, e ajo është gjuha maqedonase.
 
  Të nderuar miq,
 
Megjithatë në realizimin e përcaktimeve tona strategjike posedojmë rezultate pozitive. Të gjithë e dimë se nga janari vitin e ardhshëm qytetarët e Maqedonisë  do të mund pa viza të udhëtojnë në Evropë. Më këtë liberalizim të vizave dhe për qytetarët maqedonas u rrëzua një mur, ndoshta edhe më i lartë se ai i Berlinit. Qarkullim i lië i njerëzve është vlerë universale, e cila tani edhe qytetarët tanë, posaçërisht të rinjtë do të mund ta gëzojnë si edhe moshatarët e tyre nga Evropa. Gjithashtu besoj se deri në fund të vitit do ta fitojmë edhe datën për fillim të bisedimeve me Unionin Evropian.

E gjithë kjo tregon se dimë dhe mundemi që t`i vendosim standardet evropiane dhe se me të drejtë presim si politikanë por edhe si qytetarë nga ana e Komisionit Evropian që rezultatet tona të vlerësohen me drejtësi.

Me atë rast, dua të theksoj një dimension tjetër të përkushtimit tonë për anëtarësim të plotë në BE dhe në NATO.

Reformat që i bëjmë nuk duhet kuptuar si ndonjë kërkesë e Brukselit, por behët fjalë për reforma të cilat sigurojnë kushte për jetë më të mirë, për rezultate më të mira ekonomike, për ardhmëri më të mirë të fëmijëve tanë në atdhe.

A do të thotë demokracia, shteti juridik, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjykata e pavarur, administrata efikase, shëndeti publik cilësor, sistem arsimor kualitativ, nuk janë principe dhe vlera të cilat sigurojnë aktualitet dhe ardhmëri me të mirë.

Vetëm ashtu mund të jemi të barabartë me popujt tjerë, vetëm ashtu me dinjitet dhe me kurriz të drejtë të jemi qytetarë të Evropës. Pikërisht për atë, si politikanë që prej jush, qytetarë të Maqedonisë, kemi fituar mandat që ato reforma t’i zbatojmë, të punojmë me përgjegjësi për realizimin e përcaktimeve tona strategjike.

Sot, në shumë sferat e përmendura, arritëm  rezultate të mira. Ja vetëm disa shembuj, vendosjen arsimit të mesëm të obligativ, sukses në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar, projekte konkrete në shëndetësinë publike dhe kështu me radhë.
 
A mund ajo të bëhet më mirë. Përgjigjja gjithmonë është po, por njëkohësisht duhet të gjithë të pyetemi, sa si individë kemi bërë që ato reforma të jenë më të suksesshme. Në fund,  një qeveri a punon mirë a jo, verifikohet në zgjedhje dhe pikërisht ai është principi themelor i demokracisë parlamentare, por çdonjëri prej nesh duhet të pyetet dhe ta vlerësojë vetë kontributin e tij për të tanishmen dhe të ardhmen.

Konstantë tjetër, e cila del që nga Manifesti i Krushevës, si dhe në dokumentet e KAÇKM-së, janë stabiliteti dhe harmonia në marrëdhëniet ndëretnike dhe bashkëjetesa, mbi themelet e tolerancës reciproke, respektit dhe zbatimit të Marrëveshjes Kornizë. Edhe këtu arritëm rezultate të mëdha, por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se marrëdhëniet ndëretnike janë kategori dinamike,  për të cilat pandërprerë duhet kujdesur dhe ndërtuar.

Desha këtu t’ju përkujtoj edhe në një konstantë, e cila është e pranishme në të dy Ilindenët, ato janë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Republika e Maqedonisë çdoherë është angazhuar për marrëdhënie të zhvilluara lart edhe atë në të gjitha sferat me fqinjët tanë, dhe më gjerë në rajon. Sot në botën bashkëkohore, në Evropën e bashkuar, këto janë  principet  dhe vlerat të cilat patjetër duhet të respektohen.

Vetëm kështu mundemi të gjithë së bashku të arrijmë paqe stabile në rajon, por  njëkohësisht edhe zhvillim ekonomik, kulturor dhe çfarëdo zhvillimi tjetër, si dhe prosperitet të çdo shteti dhe të rajonit në tërësi.

Zonja dhe zotërinj,

Njëra nga sfidat me të cilat  përballet sot e gjithë bota, është kriza ekonomike. Republika e Maqedonisë, si subjekt i pranishëm gati në të gjitha rrjedhat ekonomike, gjithashtu është përfshirë me këtë krizë. Dhe për këtë nuk ka të fshehur, por me përgjegjësi, qartë, duhet të thuhet çka ndërmerret për zbutjen nga pasojat të cilat i bart kriza ekonomike botërore si dhe masat në tejkalimin e saj. Qeveria aktuale ndërmerr masa konkrete për zbutjen e pasojave nga kriza, si dhe për tejkalimin e saj afatgjatë.   

Kemi tashmë rezultate konkrete pozitive në zbutjen e krizës, për shembull, sistemi bankar në shtet është stabil, gjithashtu edhe politika monetare, ndërsa bëmë rebalancin e Buxhetit dhe të tjera.         
 Për fat të keq edhe për këtë kemi dukuri kur kriza shfrytëzohet për përfitimin e pikëve politike ditore, të cilat kanë jetë të shkurtër, në vend që të jenë kritikë dhe njëkohësisht me propozime konstruktive, siç bëhet në shtetet tjera.
Jam i bindur se të gjithë së bashku, Qeveria, Kuvendi, Oda ekonomike, përkatësisht e gjithë shoqëria e biznesit, qarqet e ekspertëve, por edhe çdonjëri prej nesh si individ, mundemi shumë të bëjmë për pasojat nga kriza ekonomike botërore që të jenë më të vogla dhe relativisht sa më shpejt të dilet nga ajo.

Të nderuar bashkëqytetarë, 

Që në Manifestin e Republikës së Krushevës ndjehet, ndërsa në dokumentet e KAÇKM-së qartazi janë të vendosura themelet e ndarjes së pushtetit. Në këto 18 vite të pavarësisë, Kuvendit të Republikës së Maqedonisë etablohet si shtëpi e vërtet ligjdhënëse dhe tempull i demokracisë në të cilin derdhen, artikulohen dhe realizohen interesat e subjekteve të ndryshme politike.

Në këto 18 vite janë miratuar qindra e qindra ligje me të cilët sistemi ligjdhënës i Maqedonisë harmonizohet me atë evropian. Janë miratuar më   tepër amendamente kushtetuese, në mes të cilëve edhe amendamentet të cilat dalin nga dispozitat e Marrëveshjes Kornizë dhe sot janë pjesë përbërëse e Kushtetutës dhe sistemit juridik. Atë që në veçanti dua ta theksoj, është fakti se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në punën e vet gjithnjë e më tepër përkushtohet në një dimension tjetër të parlamentarizmit, e ajo është kontrolli ndaj pushtetit ekzekutiv, përkatësisht, zbatimi i ligjeve.

Gjithë këtë e bëjmë në funksion të përforcimit të demokracisë parlamentare, ndërsa duke pasur parasysh se ne qëndrojmë në Kuvend me votat tuaja, e kjo do të thotë edhe forcim i rolit të qytetarit dhe artikulim i interesave dhe problemeve të tij.

Zonja dhe zotërinj,

Të respektuar miq,

Sot këtu në Pelincë ku simbolikisht e shënojmë Ilindenin e dytë, ndërsa  gjithashtu në Krushevën historike, por edhe në gjithë atdheun tonë, përsëri përkujtohemi në të kaluarën tonë. Nga ajo besoj se çdoherë mundemi të mësojmë që të mundemi ato ideale, ëndrrat e ilindenasve edhe më tutje t’i ndërtojmë. Këto janë momente ku të gjithë ne, pa dallim të përkatësisht sonë etnike ose fetare, mundemi me krenari të theksojmë se ne jemi trashëgimtarë të tyre dhe se atë kujtim historik të pasuruar me vlera të reja dhe kualitete të reja ua lëmë fëmijëve tanë dhe gjeneratave të ardhshme. Me këtë në mënyrë më të denjë u japim respekt gjithë atyre ilindenasve të njohur dhe të panjohur të cilët jetët e tyre i inkorporuan në Maqedoninë e sotme. Betejat e tyre dhe fitoret e tyre, tash ne duhet ne t’i vazhdojmë dhe t’i ruajmë idealet e tyre, por edhe t’i realizojmë përcaktimet dhe ëndrrat tona. Të bëhemi pjesë e familjes së madhe evropiane në të cilën gjeografikisht, historikisht dhe me kulturë i takojmë së bashku me qytetarët tjerë të Evropës ta bartim përgjegjësinë për të tanishmen dhe të ardhmen më të mirë dhe më të bukur.

Prandaj, nga ky vend dua t’u drejtohem me thirrje të gjithë qytetarëve të  Maqedonisë  që së bashku, siç e kanë bërë baballarët tanë, gjyshërit tanë, të vazhdojmë ta ndërtojmë Maqedoninë si të suksesshme, si rrëfim i përhershëm në të cilën demokracia, të drejtat e njeriut dhe mirëqenia do të jenë përditshmëria jonë, të cilën përherë  do ta zhvillojmë dhe ndërtojmë.
 
Nëse manifesti i Krushevës mbaron me thirrjen për Urra për Maqedoninë autonome, nëse në Manifestin e KAÇKM-së, Maqedonia është e definuar si subjekt sovran i Jugosllavisë Federative, më lejoni nga këtu të gjithë ta përshëndesim  Maqedoninë evropiane.
Më lejoni pikërisht me atë besim, të cilin jam i bindur se të gjithë e ndajmë, juve të pranishëm dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, t’ua uroj 2 Gushtin-Ilindenin dhe të gjithëve t’ju dëshiroj lumturi personale dhe shëndet.

Click