Udhëheqja parlamentare



E enjte, 26.02.2009, 

REFERIM   I   KRYETARIT   TË   KUVENDIT    TË   REPUBLIKËS   SË   MAQEDONISË   TRAJKO   VELJANOSKI   ME   RASTIN   E   HAPJES   TË   BIBLIOTEKËS   SË   KUVENDIT

Të nderuar donatorë të librit dhe diturisë,
Ekselenca juaj,  
Të nderuar kolegë deputetë,  
Mysafirë të nderuar,  

Çdo njeri sipas natyrës së tij synon kah dituria. Secila familje, përsëri, në shtëpinë e vetë ka këndin që jep ngrohtësi të veçantë, rafte ku janë të vendosura librat e adhuruara nga ku për herë të parë jemi njoftuar me diçka të re, dhe prej nga i kemi zgjeruar horizontet tona shpirtërore. Shtëpia jonë parlamentare prej sot fiton hapësirë të këtillë reprezentative, me shumë kënde, që duhet të bëhet hallkë e rëndësishme në përforcimin e kapacitetit hulumtues të Parlamentit.     

Bibliotekat parlamentare janë segmentet më reprezentative të çdo   parlamenti. Ato janë qendra të frymës parlamentare ku informacionet dhe   hulumtimet transformohen në dituri aq të domosdoshme e të nevojshme, që të kemi jo vetëm proces ligjvënës kualitativ, por edhe mbikëqyrje efikase mbi miratimin e ligjeve.  Me realizimin e këtij projekti pritet që të zmadhohet qasja  e deputetëve dhe e shërbimit profesional të Kuvendit të RM-së drejt potencialit bibliotekar dhe hulumtues të bibliotekave dhe qendrave hulumtuese në parlamentet e shteteve të tjera, UE-së, Këshillit Evropian dhe organizata tjera ndërkombëtare, posaçërisht ndaj bibliotekës së Kongresit të SHBA-ve, bibliotekave parlamentare të anëtareve  të UE-së, dhe natyrisht edhe bibliotekave  të vendit. 

Në pikëpamje të bashkëpunimit në këtë plan me Unionin Evropian, pritet me   projektet nga fondet qasëse IPA, në mënyrë përkatëse të avancohet kapaciteti  hulumtues parlamentar për kapitujt pas fillimit të bisedimeve për anëtarësimin në Unionin Evropian nëpërmjet themelimit të një segmenti në bibliotekë, që disponon me fond të konsiderueshëm të literaturës nga legjislacioni i UE-së.    
Salla në të cilën e vendosëm bibliotekën e parlamentit është ndërtuar në   vitin 1954,  dhe siç e dini ka qenë në gjendje të keqe dhe shumë pak e shfrytëzuar. Me renovimin e saj, tërësisht është rinovuar dhe është ruajtur pamja e saj autentike dhe është instaluar pajisje e domosdoshme teknike-informatike. Dhe diçka më tepër, Salla e tëra është e mbuluar me sistem – teknik-informatik për votim dhe realizimin e transmetimit televiziv, përkatësisht performanset me të cilat mund t’i konkurrojë edhe Sallës plenare.     

Siç dihet, nevoja për përforcimin e kapaciteteve për përkrahjen e punës së Kuvendit është iniciuar kah fundi i vitit 2006, gjatë vizitës të katër kongresmenëve nga Komisioni për përkrahje të demokracisë të Shtëpisë   Përfaqësuese të SHBA.  Kurse në fillim të vitit të ardhshëm bashkërisht në Villton Park, në Britaninë e Madhe sollëm plan Aksionar me set masa, në   këtë drejtim, jemi në rrugë të mbarë që këtë vit t’i realizojmë. Nëpërmjet vizitave studimore të delegacioneve, deputetëve dhe nëpunësve Kongresit të SHBA-ve, dhe disa parlamenteve Evropiane, i arritën njohuritë e  domosdoshme krahasuese se në cilin drejtim duhet të lëvizim për ta   përforcuar kapacitetin parlamentar dhe autonominë dhe nivelin e transparencës në punë.     

Nga pavarësimi, Republika e Maqedonisë kaloi nëpër procesin intensiv të   reformave institucionale dhe ligjore. Ngjashëm si në shtetet e tjera në transicion edhe në Republikën e Maqedonisë ky proces karakterizohet me miratimin e shumë ligjeve, nga të cilat disa për herë të parë janë inkorporuar në sistemin tonë juridik .       

Gjendja e tashme, gjithashtu, imponon aktivitet intensiv ligjvënës dhe harmonizim të ndërlikuar me të drejtën evropiane, por që të mos i përsërisim dobësitë, është e nevojshme konsistencë e lartë ligjvënëse dhe përcjellja e   implementimit  të  tyre  
Në këtë hapësirë të rinovuar dhe të mrekullueshme, praktikisht fitojmë hapësirë stimuluese për punë, ku pres dhe ftoj që të mbahen debate të ndryshme publike për nxjerrjen dhe miratimin e ligjeve. Krijojmë  kushte që të bëhen vlerësime parlamentare të kualitetit dhe koherencës së ligjeve të propozuara, vlerësim për ndikimin e tyre dhe efektet nga to mbi palët e prekura dhe grupet e interesit, përkatësisht nëse ligjet e propozuara janë mjaft të qarta, precize dhe gjithëpërfshirëse, cilat janë përfitimet nga zgjidhjet e propozuara ligjore, a i tejkalojnë ato shpenzimet e parapara, dhe a janë të shpërndara në mënyrë të barabartë.     

Krahas investimeve në pajisjet e reja informatike-teknike, të cilat janë në dispozicion të deputetëve dhe shërbimeve, punohet aktivisht në përforcimin e potencialit të personelit në Kuvend.     

Në periudhën prej vitit 2008 deri më vitin 2011 në kuadër të Programit nacional për hyrje në Unionin Evropian planifikohen 70 punësime, me theks mbi punën  e komisioneve dhe kapaciteteve hulumtuese.     

Gjithashtu, e shqyrtojmë mundësinë për themelimin e qendrës së veçantë   hulumtuese në Kuvend, lidhur me bashkësinë akademike, sipas shembullit të parlamenteve evropiane dhe bibliotekës së Kongresit në SHBA, që direkt do t’i furnizonte deputetët me studime kualitative dhe hulumtime objektive të domosdoshme për aktivitetet ligjvënëse mbikëqyrëse. Në këtë drejtim duhet  të përmenden dhe mjetet,  të cilat  ka filluar Kuvendi t‘i ndajë  për angazhimin e asistentëve për përkrahjen e zyrave për kontakte të deputetëve me  qytetarët.        
Me themelimin dhe me aktivitetet e Këshillit buxhetor të Kuvendit, përkatësisht   me përkrahjen financiare që është në vazhdimësi pres që në tërësi të sigurohet dhe të optimalizohet kapaciteti i deputetëve dhe i Kuvendit.

Baza hulumtuese dhe kapaciteti i Kuvendit për pjesëmarrje aktive në   procesin ligjvënës,do të pasurohen edhe me vendosjen e rrjetit me resurset   hulumtuese të Qeverisë dhe ministrive, të cilat do të jenë të arritshme  nëpërmjet internetit te secili deputet në kuadër të E-Parlamentit.        

Me krijimin e premisave themelore për punën hulumtuese, hapen mundësi për   pjesëmarrje aktive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në rrjetin global ligjvënës informativ (GLIN), dhe bashkëpunim adekuat hulumtues me   bibliotekën  e SHBA-ve.    
Me këtë rast dua ta falënderoj  Komisionin për Përkrahjen e Demokracisë të Shtëpisë Përfaqësuese të SHBA-ve, Ambasadës së SHBA-ve (këtu janë USAID dhe NDI), si dhe Ambasadat e tjera në Republikën e Maqedonisë për   bashkëpunimin e deritanishëm dhe donacione librash dhe publikime   profesionale dhe  pres që ky bashkëpunim të thellohet.     

Ju faleminderit  

Click