Udhëheqja parlamentare



27.01.2009   

REFERIMI I KRYETARIT TRAJKO VELANOSKI NË AKADEMINË SOLEMNE TË SHËN SAVËS, BOM

Zonja dhe zotërinj ,
Ekselenca,
Të nderuar miq,

Me të vërtet më paraqet kënaqësi të madhe sonte , këtu me ju si bashkëqytetarë, pjesëtar të bashkësisë etnike serbe, ta ndiejmë festën e madhe të popullit serb "Ditën e arsimit", me të cilin shënohet data e flakjes së fuqive të Shën Savës në vitin e largët 1594.

Por, si na mëson Bibla, trupi mund të shkatërrohet, por shpirti dhe veprat që themelohen në fjalën e zotit nuk mundeni t’i shkatërroni. Ato bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore dhe nacionale të një populli ,  kurse me atë pjesë universale e trashëgimisë kulturore të njerëzimit, Kurse Rastko Nemanjiq, përkatësisht Shën Sava dhe veprat i tij,  sot  janë pjesë nga kjo trashëgimi e popullit serb, por edhe më gjerë.

Të nderuar miq,  këto  momente solemne janë shkasë i mirë, jo vetëm të rikujtohemi dhe tu bëjmë respekt kolosëve tanë, por mundësi për t’i kthehemi së tashmes, por ta shohim dhe të mendojmë për  ardhmërinë.

Besoj se  të gjithë do të pajtohemi se në Republikën e Maqedonisë duke u nisur nga zgjidhjet kushtetuese dhe ligjore, sigurohen standarde më të larta kur bëhet fjalë për realizimin e përgjithshme dhe të drejtat e veçanta të  bashkësive etnike, të cilat jetojnë te ne si bashkëqytetar tanë.

Gjithashtu jam i bindur se të drejtat e njeriut, ndërsa në këto suaza dhe të drejtat e bashkësive nacionale janë kategori dinamike, që duhet vazhdimisht të kultivohen, zhvillohen dhe përmirësohen.

Si ta bëjmë këtë? Unë mendoj se e vetmja rrugë është nëpërmjet krijimit të mundësive për artikulim  të interesave dhe  nevojave, por edhe problemet të të gjithë neve, si  qytetarë dhe si pjesëtar të bashkësive  etnike të caktuara.

Kuvendi si shtëpi ligjvënëse dhe si institucion themelor i demokracisë parlamentare, është po ai vend ku duhet të artikulohen ato interesa dhe në procedurë demokratike të  zgjidhen. Një nga ato zgjedhje është edhe shpallja e ditës së sotme 27 janar, Dita e Shën Savës si ditë jo pune për përfaqësuesit e bashkësisë etnike të serbëve  te ne. Mu për këtë  mendojmë si të sigurohet përfaqësim i vërtetë dhe cilësor i bashkësive më të vogla etnike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Gjithsesi vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet procesit arsimor për krijimin e kushteve, për ruajtjen dhe zhvillim e kulturës së vet dhe të identitetit nacional. Por kjo nuk guxon të kuptohet as si ndonjë shembull i getoizimit, e as si ekskluzivitet, por para së gjithash si inkluzivitet i vërtetë, përkatësisht  si krijim i shoqërisë së vërtetë multietnike demokratike dhe qytetare ku do të ndihemi të kënaqur si qytetar dhe si pjesëtarë të bashkësisë konkrete etnike, por në të njëjtën kohë edhe përgjegjës për shtetin tonë dhe përgjegjës para bashkëqytetarëve tonë.

Zonja dhe zotërinj,

Në këto vite të pavarësisë dhe sovranitet të Republikës së Maqedonisë pjesëtarët e bashkësisë etnike serbe treguan dhe dëshmuan se janë qytetar të lirë, dhe japin  kontributin  në zhvillimin  e Republikës  së Maqedonisë dhe atë në të gjitha sferat nga jeta shoqërore. Gjithashtu, bashkësia etnike serbe te ne, si dhe ajo maqedonase në Republikën e Serbisë, janë ajo urë përmes së cilës i ndërtojmë dhe zhvillojmë marrëdhënie të mira fqinjësore, dhe atë në të gjitha fushat - ekonomike, politike dhe kulturore, deri te ato të përditshme njerëzore.

Republika e Maqedonisë në politikën e jashtme çdo herë i ka pasur marrëdhëniet e mira fqinjësore si konstantë të veten. Ky  përcaktim, që jam i bindur se është në interes si të Maqedonisë, ashtu edhe të Serbisë do ta vazhdojmë ta zhvillojmë si në dobi të qytetarëve tanë, ashtu edhe si kontribut i yni, i përbashkët në stabilitetin e regjionit, të cilin deri dje e quanin "Fuçi baruti".

Historia, nga e cila besoj se kemi mësuar diçka më shumë nga mësimi i parë, na jep bazë me  kualitet që këto marrëdhënie të mira fqinjësore t’i zhvillojmë.      

Vetëm ashtu definicioni "Fuçi baruti" do të shkojë në harresë historike, dhe vetëm në atë mënyrë do të mundemi t’i realizojmë përcaktimet tona strategjike, ndërsa ato janë integrimet euroatlantike.

Zonja dhe zotërinj,

Për më pak se dy muaj në Republikën e  Maqedonisë do të mbahen zgjedhje presidenciale dhe lokale. Besoj se të gjithë ne si qytetarë, pa dallim të përkatësisë nacionale dhe fetare, kemi kapacitet demokratik, zgjedhjet t’i realizojmë me standarde evropiane.

Ashtu do të tregojmë se edhe si shtet dhe si individ, jemi pjesë e familjes evropiane, sepse ne me histori dhe me kulturë bëjmë pjesë aty.

Të nderuar miq,

Vetëm për atë sot kur e përjetojmë festën e madhe të Shën Savës, do të  duhet të gjithë më tepër, jo vetëm sot, por çdo  herë ta përmendim mësimin e tij, por edhe mësimin e vëllezërve të shenjtë Cirili dhe Metodi, të Shën Klementit dhe të tjerëve me radhë, sepse veprat e tyre themelohen në dashurinë ndaj të afërmit dhe respektimi i dallimeve të të tjerëve.

Vetëm ashtu veprat dhe mësimet e tyre do t’i sendërtojmë në jetën tonë të  përditshme, dhe do t’i bartim te brezat e ardhshëm.

Ju faleminderit, dhe le të kenë lavdi përherë.   

Click