Udhëheqja parlamentare



22.02.2009

FJALIM I KRYETARIT TRAJKO VELJANOSKI PARA SHOQATËS SË KROATËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Ekselenca,
Të dashur miq,

Me të vërtetë më paraqet  kënaqësi të madhe, për mua që sot jam me ju në Kuvendin tuaj vjetor,  në të cilin i mblidhni rezultatet tuaja, por edhe do t’i aprovoni  programet tuaja për të ardhmen.

Të nderuar miq, bashkësia etnike kroate në Republikën e Maqedonisë, nëse e shikojmë vetëm si numër është më e vogël në krahasim me bashkësitë tjera etnike, por e madhe sipas aktiviteteve të veta, e me këtë edhe shumë e njohur .
Sot, bashkëqytetarët tanë kroatë janë prezent në të gjitha sferat e jetës, politike, ekonomike, kulturore dhe jetën sportive, duke dhënë kontributin e vet në zhvillimin e tërësishëm të Republikës së Maqedonisë.

Ajo që dua ta theksoj në mënyrë të veçantë në këtë rast, është fakti se  ju,  nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë, gjithmonë edhe si individë edhe si pjesëtarë të bashkësisë etnike, treguat lojalitet qytetar maksimal, përkatësisht e pranuat Republikën e Maqedonisë si atdheun tuaj.


Të nderuar miq,

Marrëdhënia e tillë, gjithësesi lidhet  me faktit që populli maqedonas dhe kroat kanë lidhje historike, të cilat gjithmonë kanë qenë miqësorë, kisha thënë  çdo herë kanë pasur edhe qëllim të përbashkët, e kjo është pavarësia nacionale dhe shtetërore. Vetëm t’ju përkujtoj disa prej tyre. Për ne maqedonasit gjithmonë në kujtesën tonë historike do të mbetet kolosi i madh kroat kishtar dhe shpirtëror, ipeshkvi Shtrosmaer, i cili në mënyrë aktive bashkëpunoi me vëllezërit Milladinov. Shembuj të tillë ka shumë edhe nga koha kur të dy popujt jetonin në shtet të përbashkët. Në këto vite të pavarësisë doemos duhet të theksoj që marrëdhëniet miqësore ndërmjet Kroacisë dhe Maqedonisë janë në hov të vazhdueshëm dhe krahas karakterit bilateral ato kanë edhe karakter rajonal.

T’ju përkujtoj në të ashtuquajturën Treshi  Adriatik, në të cilin ishin Kroacia, Maqedonia dhe Shqipëria, me qëllim të hyrjes së përbashkët në NATO, si përcaktim i jonë i përbashkët strategjik. Ne për arsye të njohura absurde me emrin tonë kushtetues, nuk morëm ftesë në samitin e Bukureshtit. Por besoni edhe krahas të gjithave, ne jemi të gëzuar dhe të kënaqur se Kroacia mori ftesë dhe se  në NATO nesër do të kemi edhe një mik të vërtetë. Se  ato  marrëdhënie miqësore janë në hov të vazhdueshëm, para pak kohe edhe kolegu dhe miku im i çmuar Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, zoti Luka Bebiq e theksoi me referimin e tij në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Doemos duhet t’ju përkujtoj edhe në qëndrimin miqësor dhe parimor të para pak kohësh të Qeverisë kroate, e cila nuk lëshoi pe para shtypjeve për disa ndryshime në raport  me pakicën maqedonase e cila jeton në Republikën e Kroacisë.

Të nderuar miq,
 
Pikërisht ju si bashkëqytetarë tanë, kurse në të njëjtën kohë edhe pjesëtarë të korpusit nacional kroat, nga njëra anë dhe qytetarët kroatë, të cilët janë pjesë e popullit maqedonas, jeni ajo ura e vërtetë dhe do të thosha më e forta, e cila është pafundësisht e gjerë, që të zhvillohen të gjitha marrëdhëniet tjera ndërmjet dy shteteve tona mike. Republika e Maqedonisë i kushton vëmendje të madhe mbrojtjes së bashkësive etnike. Kujdes të veçantë i kushtojmë bashkësive më të vogla etnike, që në mënyrë më të lehtë dhe më cilësore të mund t’i artikulojnë  interesat e tyre dhe problemet e veta.. Në këtë drejtim shkojnë edhe mendimet për ndryshimin e Kodit zgjedhor. Për këtë dua që sot edhe një herë të theksoj që Republika e Maqedonisë, nëpërmjet institucioneve të veta kompetente edhe më tej në suaza  të mundësive të veta, do t’i mbështesë aktivitetet tuaja, e veçanërisht ato që kanë për qëllim ta ruajnë dhe ta zhvillojnë identitetin tuaj nacional dhe kulturor.

Pikërisht me këtë dëshirë j dëshiroj punë të suksesshme Kuvendit tuaj dhe realizim të planeve tuaja.

Ju faleminderit për vëmendjen.

Click