Aktivitetet



E enjte, 23 dhjetor 2010

FJALIM I NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ.SVETLLANA JAKIMOVSKA, ME RASTIN E SHËNIMIT TË 1100 VJETORIT TË PREHJES SË ÇUDIBËRËSIT TË OHRIT, SHËN NAUM I OHRIT

Zonja dhe zotërinj,
të nderuar të pranishëm,

Ngjarja e djeshme muzikore dedikuar muzikës religjioze është dedikuar dhe shënimit të njëmijëenjëqind vjetorit të prehjes së Shën Naumit.Siç e dini, kjo ngjarje është nën patronazh të Kuvendit të RM-së dhe Kryetarit të Kuvendit të RM-së, z.Trajko Veljanovski, i cili për arsye të detyrimeve tjera dje nuk është me ne.Do të doja në emër të tij t'i përshëndes dhe të pranishmit dhe artistët tonë muzikor, të cilët besojmë se do të na shfaqin mbramje të paharueshme.

Sivjet në Republikën e Maqedonisë me manifestime të llojllojshme dhe tubime shkencore shënohet njëmijenjëqind vjetori i prehjes së Shën Naumit Çiudibërës.

Atë që dua veçanërisht ta theksoj, është fakti se në shënim janë përfshirë shtete të ndryshme, institucione të larta arsimore dhe shkencore, më tutje Kisha Ortodokse Maqedonase dhe subjekte të tjera, që tregon se si shtet, si popull, si qytetar, dijmë ta respektojmë, ta ruajmë dhe mbindërtojmë trashëgimin tonë historike dhe kulturore.Atë e kemi treguar dhe dëshmuar në shekujt e kaluar, ndërsa jam i bindur se edhe në të ardhmen do ta bëjmë atë meqenëse vetëm ashtu mund ta ruajmë identitetin tonë nacional, gjuhësor dhe kulturor.

Zonja dhe zotëri,

Për jetën dhe veprën e Shën Naumit Çudibërësit, siç e emëron populli, sot ka shum literatur të begatshme shkencore pas të cilit qëndrojnë emra të shkecëtarëve, akademikëve jop vetëm nga Republika e Maqedonisë, por edhe nga Ballkani, por edhe nga shum shtete tjera evropiane.Kjo është e kutueshme meqenëse Shën Naumi dhe vepra e tij së bashku me veprën e Shën Kliment të Ohrit , në thelb paraqesin vazhdimësi të veprës së mësuesve të tyre Vllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij, të cilët popujve jugosllav ua sjollën shkrimin në gjuhën amëtare, me çka edhe fjalimi hyjnor u bë shumë më i kuptueshëm dhe më i pranueshëm.

Pas kthimit nga misioni misionar në Evropë, duke i ndjekur mësuesit e tyre, vëllezërit e Shentë Kirill dhe Metodij, Shën Naumi e ndërton manastirin dhe kompleksin e manastirit dedikuar Shën Arhangelit në pjesën më të mirë të bregut të Ohrit. Në atë Shën Naumi zhvillon jetë të begatshme fetare dhe për atë me të drejtë konsiderohet për themelues i monarkisë te ne.Në të njëjtën kohë ai zhvillon dhe verpimtari të begatshme letrare, ndërsa merret edhe me mjekësi humane duke shëruar të sëmurë nga sëmundje të ndryshme, ndërsa sipas traditës është marrë edhe me shërimin e gjendjeve psiqike.

E gjith kjo tregon se para  njëmbëdhjet  shekujve Ohri, me univerzitetin e parë të Shën Klimentit, me veprën e Shën Naumit, ka qenë njëra ndër qendrat e rralla evropiane, fetare, arsimore dhe kulturore, ndërsa në provincën e Europës, Ohri paraqet njërën nga shtyllat e civilizimit evropian.

Sot , ne , trashëgimtarët e tyre jemi të detyrtuar t’i vazhdojmë dhe mbindërtojmë vlerat të cilët na kan lan këtë të mëdhenj dhe t'i bartim në gjeneratat e ardhshme.

Në fund do të doja edhe një here , në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të shpreh respekt të thellë në personalitetin dhe veprën e Shën Naumit dhe ju ftoj të gjithë së bashku të kënaqemi me muzikën fetare.

Click