Aktivitetet



E mërkurë, 22 dhjetor 2010, Jerusalem

Kryetari i kuvendit të Republikës së Maqedonisë realizoi takim me kolegun e tij, kryetarin e Knesetit të Izraelit, z. REUVEN RIVLIN

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,z. Trajko Velanovski, sot realizoi takim me kolegun e tij, kryetarin e Knesetit të Izraelit, z. Rueven Rivlin, në ftesën e të cilit i realizua vizita  e parë e shtetit të Izraelit  nga ana e kryetarit Veljanovski ishte shënuar me tinguj të fanfarave, ngritja e  flamujve  të dy vendeve, intonimi i himneve dhe parakalimi i gardës izraelite të nderit. Gjithashtu, kryetari Veljanovski vendosi dhe kurorë në përmendoren e luftëtarëve të rënë në luftërat e Izraelit.

‘’Marrëdhëniet miqësore ndërmjet Maqedonisë u vërtetuan me pranimin e ngrohtë dhe të sinqertë i cili ishte organizuar në nivel më të lartë. Në atë mënyrë dhamë porosinë se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në nivel të atillë të cilëve do t’ia kanë lakmi shtetet e tjera’’ deklaroi kryetari Veljanovski.

Delegacioni i kuvendit, i udhëhequr nga kryetari Veljanovski, ndërsa në përbërjen e së cilës janë edhe anëtarët e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Shtetit të Izraelit, z. Pavel Trajanov, znj. Sllavica Grkovska dhe z. Xhevat Ademi, morën pjesë në seancën plenare të Knesetit, ku ishin përshëndetur nga ana e kryetarit Rivlin. Në fjalinë  e tij përshëndetëse , kryetari Rivlin u falëminderua Qeverisë Maqedonisë dhe veçanërisht kryeministrit Nikolla Gruevski për përpjekjet e tija të mëdha që ta organizoj dhe financoj projektin për ndërtimin e Qendrës Memorial të Holokaustit në Shkup.

Gjithashtu, kryetari Rivlin theksoi se njëra nga sfidat më të rëndësishme dhe të vetme me të cilën përballen shoqëritë multikulturore, siç janë Maqedonia dhe Izraeli, ku shumica  e qytetarëve i takojnë të dy bashkësive etnike, është krijimi i përvojës së përbashkët nacionale, jo vetëm formale, por edhe në kuptim të vërtet të fjalës. Kjo ''përvojë'' dhe përveç dallimeve kulturore, gjuhësore dhe tradicionale, mund të siguroj platformë për vlera të përbashkëta demokratike. Në vende si tonat, praktikimi i principeve demokratike është test ditor. Ajo është test në të cilën demokracia parlamentare luan rol të rëndësishëm me mbrojtjen e drejtave të pakicave, si d eh drejtave të shumicës. Në shumë vende në botë janë të detyruar të përballen me këtë ''test të demokracisë'' dhe vetëm disa vende, si Republika e Maqedonisë dhe Shteti i Izraelit, kanë pasur sukses ta tejkalojnë.

Në takimin ishte biseduar në të ardhme të dy parlamentet ta intensifikojnë bashkëpunimin në nivel të komisioneve dhe grupeve për bashkëpunim, ndërsa kryetari Veljanoski drejtoi ftesë deri te kolegu i tij ta vizitojë Republikën e Maqedonisë dhe të marri pjesë në hapjen e Qendrës memorial të holokaustit në Shkup, i cili pritet të mbahet në mars vitin e ardhshëm.

Gjithashtu, delegacioni i kuvendit, i përkrahur nga kryetari Veljanoski, realizojë takim edhe me Asociacionin e sapoformuar për miqësi ndërmjet parlamentit të Izraelit dhe të Maqedonisë, në të cilën morën pjesë dhe u drejtuan kryetarja e Asociacionit, znj. Lia Shemtov dhe anëtarët: z. Jakob Ederi, z. Hamad Amar, z. Avahar Mihaeli dhe z. Ozit Zuaretc.

Click