Aktivitetet



E martë, 21 dhjetor 2010, Jerusalem

Takim i delegacionit të kuvendit i udhëhequr nga Kryetari Veljanovski, me ministrin e Punëve të Jashtme dhe zëvendëskryeministrin e Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, në përbërjen e së cilës janë edhe deputetët z. Pavle Trajanov, kryetar i grupit të deputetëve për bashkëpunim me parlamentin e Shtetit të Izraelit, znj. Sllavica Grkovska dhe z. Xhevat Ademi anëtar të grupit, në pjesën e parë të vizitës zyrtare të Shtetit të Izraelit, realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e punëve të jashtme të Shtetit të Izraelit, z. Avigdor Liberman.

‘’Të jeni të bindur se Shteti i Izraelit është përkrahës i sinqertë i vendit tuaj'' theksoi ministri Liberman në fillim të takimit. Shteti i Izraelit e përkrahu Republikën e Maqedonisë në aspiratat e saja të ngelet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Evropian dhe NATO-së. Republika e Maqedonisë është shembull i vetëm i tolerancë dhe dialog ndërmjet bashkësive dhe religjioneve të ndryshme. Në atë drejtim, ministri Liberman shprehu kënaqësi nga aktivitetet për ndërtimin e Qendrës Memoriale të Holokaustit në Shkup, si dhe nga shkalla e integrimit të Bashkësisë Hebraike në Republikën e Maqedonisë.

Nga ana e kryetarit Veljanovski ishte dhënë besimi se me hyrjen e RM-së në NATO dhe BE, Shteti Izraelit do të ketë mik të vërtet ndërmjet vendeve anëtare.  Gjithashtu, kryetari Veljanovski theksoi se RM është njëra nga vendet e rralla në botë të cilët e kanë zgjedhur çështjen e pronës së Bashkësisë Hebraike dhe përfaqësuesve të saj-viktima të Holokaustit. Nga këtu, Qeveria e RM-së dhe bashkësia Hebraike në Republikën e Maqedonisë në mënyrë intensive punojnë në ndërtimin e Qendrës Memorial të Holokaustit në Shkup, me çka pritet  i njëjti të jetë i hapur në mars të vitit të ardhshëm.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ekziston shkallë lartë e zhvillueshmërisë së marrëdhënieve politike ndërmjet dy shteteve dhe ajo çka është e nevojshme  është shtimi i marrëdhënieve në sferën ekonomike. Në atë drejtim, është e nevojshme të vazhdojnë në nivel më të lartë, duke përfshirë dhe biznes komunitetin, me çka do të dalin iniciativa për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike.

Paraprakisht, delegacioni i kuvendit, i udhëhequr nga kryetari Veljanovski, e vizitoi Qendrën Memoriale të Holokaustit ‘’Jad Vashem’’, ku në Holin e kujtimeve vendosi kurorë dhe u nënshkrua në Librin e kujtimeve.

Click