Aktivitetet



E enjte, 23 dhjetor 2010

Mbledhja dyzetenëntë e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të 49-të, si trup amë punues në lexim të parë i shqyrtoi :Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për hedhurina dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësinë e përfaqësuesve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë morën pjesë z. Luço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe z. Zharko Erakoviç, përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ministri Dimovski e theksoi nevojën e miratimit të ligjeve, qëllimet që do t'i arrijnë dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Në diskutim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve morën pjesë edhe deputeti z.Cvetan Tripunovski, i cili u ndërlidh në diskutimin e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, duke potencuar qëllimin që do të arrihet me miratimin e Propozim-ligjit, dhe ajo është në sferën  e politikës ndëshkuese dhe vendosjes së edukatës si preventiv për krijimin kushteve për ekonomizim sa më të mirë në atë sferë.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve morën pjesë edhe deputeti z. Nikolla Çurçiev, i cili e parashtroi pyetjen kush do ta kryen kontrollin fitopatologjik të paraparë në nenin 63-a, të Propozim-ligjit, për atë që përfaqësuesi i Qeverisë së RM-së në prononcimin tij theksoi se kontrollin e prodhimeve për mbrojtjen e bimëve do ta kryen  inspektorati shtetëror.

Përfaqësuesi i Qeverisë, duke u përgjigjur pyetjes, sqaroi se në pajtim  me dispozitat normative evropiane, parasheh në Inspektoratin Shtetëror të ketë persona nga të gjitha sferat e nevojshme  dhe në Ligjin e propozuar inspektimin  do ta bën Inspektorati Shtetëror, në përbërjen e si cilit do të ketë edhe fitopatolog, në të vërtet dhe Ligji i propozuar është në kuptim të harmonizimit të legjislacionit vendos me atë ndërkombëtar. 

Pas përfundimit të debatit për Propozim-ligjet, Komisioni me shumicë të votave e miratoi këtë konkluzion:

Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shëndetin e bimëve, Propozim-ligjin për ndryshimin  dhe plotësimin e Ligjit për hedhurina dhe Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtjen e bimëve dhe vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtejmë.

Click