Aktivitetet



E mërkurë, 22 dhjetor 2010

MBLEDHJA E PESËDHJETEPESTË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të pesëdhjetepestë,si trup amë punues i shqyrtoi: Propozim-ligjin për energjetik (leximi i parë);Propozim- Vendimin për dhënien e pëlqimit të shkallës së përcaktuar të kompensimit nga të ardhurat  e përgjithshme e shoqërive të cilët kryejnë veprimtari energjetike për financimin dhe punën e Komisionit Rregullator për energjetik në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011 dhe Propozimi i Planit Financiar të Komisionit Rregullator për Energjetik të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Për propozim-ligjin për energjetik (leximi i parë), arsyetim dha ministri i Ekonomisë, dr. Fatmir Besimi, i cili theksoi se ky Propozim-ligj paraqet harmonizim të mëtejmë me direktivat dhe rregullativat e BE-së, që ka të bëjnë me tregun e energjisë elektrike dhe gazit të lëngshëm, si dhe furnizimin, ashtu edhe bartjen. Gjithashtu në Propozim-Ligjin janë të ndërtuara direktivat në sferën e energjisë ngrohëse, efikasitetit energjetik dhe burimeve rigjeneruese të energjisë.

Qëllimet janë harmonizimi me BE-në, liberalizimin e tregut energjetik, duke marrë parasysh me atë rast specifikat  e sistemit tonë energjetik dhe përvojave nga vendet e tjera të rajonit të cilat janë të ngjashme me sistemin tonë.

Në propozim-ligj është vendosur furnizues në rast të fundit, nga shkaku se shpenzuesit doemos duhet të posedojnë stabilitet të lidhur me shpërndarjen dhe furnizimin e energjisë elektrike.

Zgjidhjet themelore të ligjit përbëhen në mundësimin e konkurrencës në tregjet energjetike dhe liberalizim në furnizimin me energji elektrike dhe gazë të lëngshëm, çka nënkupton zgjedhje të shpenzuesve me furnizues të tij.

Ministri i Ekonomisë i theksoi ndryshimet më të rëndësishme, ndërsa ato janë: Ndërtimin e modelit të tregut të energjisë elektrike , me qëllim vendosjen e formave të reja të tregtisë me energji dhe platformës reale për konkurrencën e tregut, pozicion të barabartë të gjithë pjesëmarrësve, plotësimin dhe precizimin e dispozitave që kanë të bëjnë në qasje të pandërprerë të palëve të treta deri te rrjetet energjetike, plotësimet e kompetencave të Komisionit Rregullator për Energjetik ku të njëjtit rriten, veçanërisht në pjesën e mbikëqyrjes së tregut dhe kushteve të shkëmbimit tejkufitar të energjisë dhe publikim të informacioneve dhe kontroll në punën  e kompanive të  rregulluara, si dhe risaktësimin e tyre.

Gjithashtu, si ndryshim qenësor ishte theksuar dhe riprecizimi i kritereve dhe detyrimeve për shërbimin publik, kualitetin e  furnizimin me energji dhe mbrojtjen e shpenzuesve të fundit.

Parashihet liberalizim të tërësishëm të tregut të energjisë elektrike në vitin 2015 dhe dyfishohet kategoria e amvisërisë të cilat ngelin shpenzues tarifor deri në vitin e njëjtë.

Në pjesën e tregut të naftës dhe derivateve të naftës, është vendosur dispozita se Komisioni Rregullator për energjetik do të sjell rregullore me të cilën do të vërtetohen çmimet  e derivateve të naftës dhe transportit të tyre, ndërsa Qeveria  e RM-së ka paraparë të sjell Rregullore lidhur me kualitetin e lëndëve djegëse  të lëngshme si dhe si dhe përcaktimin e përfaqësimit në përqindje të bio lëndëve djegëse.

Ndryshimet janë bërë dhe në pjesën e energjisë termike, ku është paraparë mobilizimi i tërësishëm me furnizimin, çka nënkupton se çmimi përfundimtar që e paguajnë shpenzuesit përbëhet nga dy pjesë, edh atë çmimin rregullues furnizues dhe marzhë për furnizim.

Pas përfundimit të debatit,Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konkludoi Propozim-ligjin për energjetik në lexim të parë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në cilësinë e përfaqësuesit të propozuesit, në mbledhje morri pjesë z. Dimitar Petrov, kryetar i Komisionit Rregullator për energjetik të Republikës së Maqedonisë, i cili dha arsyetim për Propozim-vendimin për dhënien e pëlqimit të shkallës së përcaktuar  të kompensimit nga e ardhura e përgjithshme e shoqërive të cilët kryejnë veprimtari energjetike në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011, si dhe për Propozimin e planit financiar të Komisionit Rregullator për Energjetik të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Zotëri Petrov theksoi se Komisioni Rregullator, në pajtim me Ligjin, e dorëzoi planin financiar për vitin 2011 dhe në bazë të njëjtit morri mendim nga Qeveria  e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht nga Ministria ekonomike amë, ku ishte propozuar që të merren parasysh masat antikrizë nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe i njëjti të korrigjohet në drejtim të zvogëlimit të shumës së përgjithshme.

Me planin financiar për vitin 2011 janë paraparë gjithsej  mjete të nevojshme në shumë prej 53.255.451 denarë, që është në nivel më të ulët lidhur me atë të lejuar në vitin 2010.

Lidhur me të ardhurat e planifikuara, në pajtim me nenin 34, paragrafi 1 i Ligjit për energjetik, mjetet për mbulimin e shpenzimeve të planifikuara të Komisionit Rregullator  për energjetik për vitin 2011 duhet të jenë të siguruara përmes pagimit të kompensimit nga të ardhurat  e përgjithshme të planifikuara në vitin 2010 të shoqërive të cilët kryejnë veprimtari energjetike në Republikën e  Maqedonisë, i realizuar  nga tregu vendas, si dhe mjetet e siguruara përmes pagimit për licencat e dhëna.

Propozohet  përqindja e kompensimit të të ardhurave të realizuara të shoqërive që kryejnë veprimtari energjetike me të cilat financohet  puna e Komisionit Rregullator për energjetik për vitin 2011 të jetë 0,046% nga të ardhurat  e përgjithshme të realizuara të këtyre shoqërive , që është nën afatin e parapa ligjor.

Në bazë të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri  konkludoi t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtoj  dhe ta miratoj vendimin për dhënien  e pëlqimit të shkallës së përcaktuar të kompensimit të ardhurave të përgjithsme të shoqërive të cilët kryejnë veprimtarin energjetike për financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetik në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011.

Sa i përket Propozimit të planit financiar të Komisionit Rregullator për energjetik për vitin 2011, Komisioni e pranoi shumicën  e votave dhe konkludoi t’i propozoj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta miratoj këtë Konkluzion:

  1. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrtoi dhe miratoi Planin Financiar të Komisionit Rregullator për energjetik për vitin 2011;
  2. Ky konkluzion së bashku me Raportin e Komisionit për Çështje Ekonomike t’i dorëzohet Komisionit Rregullator për Energjetik në Republikën së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Click