Aktivitetet



E martë, 30 nëntor 2010

Mbledhja e tetëdhjetepestë e komisionit për financim dhe buxhet

Komisioni për financim dhe buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e djeshme të tetëdhjetepestë, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim(leximi i parë) dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave me para në dorë (leximi i parë).  

Arsyetim hyrës për propozimin-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i financave, z. Nedim Ramizi.

Ai theksoi se me Ligjin për denacionalizim mundësohet që të kthehen pronat e marra të pronarëve dhe të jepet kompensim nëse ato prona nuk ekzistojnë ose nuk munden të kthehen për arsye të ndryshimeve juridike. Për shlyerjen e detyrimeve sipas kësaj baze, duke filluar prej vitit 2002, janë realizuar dhjetë emisione të fletëdetyrimeve për denacionalizim. Këto fletëdetyrime shfrytëzohen për destinacione të sakta të vërtetuara. Përveç tjerash, të njëjtat shfrytëzohen dhe për pagimin e kompensimit për koncesion të pronës shtetërore, si dhe për blerjen e pronës shtetërore ose pagimin  e qirasë së pronës shtetërore.

Në pajtim me rregullativën ligjore, mjetet që paguhen në bazë të kompensimit të koncesionit dhe për blerjen ose pagimin e qirasë së pronës shtetërore para 2007 në tërësi ishin të ardhura të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Megjithatë, me ndryshimet e Ligjit për lëndë të parë minerale dhe Ligjin për tokë ndërtimore, 78% të kompensimit me koncesion përkatësisht 80% të kompensimit për tjetërsimin dhe dhënien  me qira të tokës ndërtimore në pronësi të Republikës së Maqedonisë, bëhet e ardhur e komunës.

Me ndryshimet e propozuara pagimi i kompensimit të koncesionit dhe blerjes dhe pagimit të qirasë së pronës shtetërore me fletëdetyrime për denacionalizim ka të bëj vetëm në pjesën e kompensimit që është e ardhur e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë. Në këtë mënyrë do të mundësohet derdhja e mjeteve në para në buxhetet e komunave sipas kompensimit  koncesionar  dhe blerjen ose pagimin e qirasë së pronës shtetërore, meqenëse këto kompensime paraqesin burim të konsiderueshëm të mjeteve për financim të komunave.        

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim  me para në dorë, z. Ramizi theksoi se  rregullohet vendosja dhe shfrytëzimi i sistemit fiskal të pajisjes për regjistrim të pagesave me para në dorë.

Ministri i financave  i përcakton karakteristikat funksionale dhe teknike të cilat duhet t posedojnë aparatet fiskale, sistemi  i integruar automatik i administrimit, procedura dhe dokumentacioni për miratimin dhe shfrytëzimin e tyre, elementet e llogaritjes fiskale, mënyra e kontrollimit të aparateve fiskale dhe rregullave për mirëmbajtjen teknike dhe servisimin  e  të njëjtëve.

Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji parashihet ministri i financave të autorizoj persona të pavarur të akredituar juridik që ta kryejnë kontrollin e karakteristikave funksionale dhe teknike të sistemit fiskal të pajisjes. Zgjedhja e personave të autorizuar juridik ministri do ta bën pas shpalljes paraprake të thirrjes publike. Ministri i financave do ta përcakton edhe procedurën për zgjedhjen e kushteve më të afërta për autorizim të personit juridik që ka të bëj e pajisjen, kuadrin, kushtet hapësinore  dhe të lokacionit .

Në bazë të analizës së kryer , lidhur me politikën e rregulluar ndëshkimore në ligj, propozohet dhe ndryshimi dhe plotësimi në drejtim të kategorizimit të kundërvajtjeve dhe ndarjee lartësisë së shumës së gjobave te dispozitat e njëjta.

Janë propozuar ndryshime dhe në pjesën e masës ndalesë për kryerjen e veprimtarisë. Njëherit, afatet që kanë të bëjnë me masën ndalesë kryerjen e profesionit, veprimtarisë ose detyrës janë të shkurtuara lidhur me ato ekzistuese  dhe për kundërvajtjet për personin përgjegjës në personin juridik dhe fletëobliguesin tatimor-personin fizik, janë 8 ditë.

Në shqyrtimin për dy pikat, morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Mile Andonov dhe z. Jovan Manasievski.

Në fund të debatit, Komisioni me katër vota ‘’për’’  dhe ‘’tre’’ kundër’’ për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për denacionalizim dhe me katër vota ''për'' dhe tre'' kundër’’ për Propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për regjistrim të pagesave të gatshme , konkludoi se janë të pranueshme dhe mund të jepen në lexim të mëtejmë.

 

Click