Aktivitetet



E hënë, 27 dhjetor 2010

Mbledhja e tetëdhjetetetë e Komisionit për Financim dhe Buxhet

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 23.12.2010 e mbajti mbledhjen e saj të tetëdhjetetetë, në të cilën si trup amë punues i shqyrtoi katër Propozim-ligje, për të cilat arsyetim hyrës dha zëvendësministri i Financave, z. Nedim Ramizi.

-Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative(leximi i parë),z. Ramizi theksoi se me ndryshimet e propozuara mundësohet pagimi i taksave administrative dhe bartjen e mjeteve të transaksionit nga njëra llogari në tjetrën, si në komunat, ashtu edhe te organet e administratës shtetërore, përderisa te përfaqësuesit diplomatike dhe konsulare të RM-së jashtë vendit, taksat paguhen me para të gatshme ose llogari bankare të hapura për pagesë të taksave konsulare.

Për shkak të nevojës së harmonizimit të lartësisë së taksave për viza me Kodeksin për viza në Bashkimin Evropian dhe lartësinë e taksave që e paguan organi i punëve të brendshme në kalimet kufitare, propozohen ndryshime lidhur me punën  e pagimit të taksave administrative  në fushëveprimin e punës së Ministrisë së punëve të Jashtme dhe përfaqësive diplomatike-konsulare.

Kompensimi i kontrollit të zbatimit të dispozitave të këtij ligji te përfaqësitë diplomatike -konsulare në Republikën e Maqedonisë me këtë ligj bartet në Ministrin e punëve të jashtme, ndërsa revizionin do ta bën Enti Shtetëror për Revizion.

Në drejtim të zbutjes së segmentit të politikës ndëshkuese, zvogëlohet gjoba e cila është e përcaktuar  me nenin 36 të Ligjit për rreth 30%. Propozohen ndryshime dhe në Tarifën e taksave administrative. 

Komisioni me tetë vota ‘’për’’ dhe një ‘’i përmbajtur’’ konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksa administrative  është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Komisioni e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transfero të shpejtë të parave( ne leximin parë), për të cilin zëvendësministri i Financave  theksoi se ndryshimet janë në drejtim të zbatimit të masave për përparimin e politikës ndëshkuese dhe përmirësimin e  klimës afariste në Republikën e Maqedonisë.

Me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e shërbimeve transferim të shpejtë të parave bëhet ndarja e kundërvajtjeve në katër grupe edhe atë: kundërvajtje më të lehta dhe më të rënda të kryera nga dhënësi i shërbimit trasfer të shpejtë të parave dhe kundërvajtje të lehta dhe më të rënda të kryera nga subagent.

Me ndryshimet e ligjit parashihet zvogëlimi i shumës së gjobës për të gjitha llojet e kundërvajtjeve, në përqindje për 40% lidhur me gjobat ekzistuese.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

-Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e shpenzuesve gjatë marrëveshjes për kredit për konsumatorët( ne leximin parë), për të cilin zëvendësministri i Financave  theksoi se ndryshimet janë në drejtim të zbatimit të masave për përparimin e politikës ndëshkuese dhe përmirësimin e  klimës afariste në Republikën e Maqedonisë.

Në atë drejtim është e nevojshme të bëhet rigrupimi i kundërvajtjeve në Ligjin për mbrojtjen e shpenzuesve gjatë marrëveshjeve për kredit të konsumatorëve  dhe të vlerësohet lartësia e gjobave për kundërvajtjet e përcaktuara me këtë ligj, me qëllim ato ta mbajnë funksionin represiv në mënyrë përkatëse të kundërvajtjes së kryer, ndërsa njëkohësisht të jetë përshtatur madhësisë  së subjektit që e ka kryer kundërvajtjen.

Njëherit, në drejtim të realizimit të fazës së tretë të projektit Gjilotina Regullatore, në Ligjin për zbatimin e principit ‘’Heshta nënkupton lejimin’’ në procedurën për lëshimin e lejes për miratimin  kredive për konsumator.

Komisioni me shtatë  vota ‘’për’’ dhe ''tre'' kundër'' konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe se mundet të jepet në lexim të mëtejmë.

-Në mbledhjen e njëjtë  ishte shqyrtuar edhe Propozim-ligji  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontabilitet për organizatat jofitimprurëse (leximi i parë).

Zëvendësministri i Financave në arsyetimin hyrës theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara bëhet harmonizimi i Ligjit për kontabilitetin për organizatat jofitimprurëse me Ligjin për kundërvajtje lidhur me  lartësinë e distancës së gjobave të cilat për kundërvajtje të kryer do t’i kumtohen personit përgjegjës të organizatës jofitimprurëse, mbajtjen e procedurës për barazim para parashtrimit të kërkesës për ngritjen  e procedurës për kundërvajtje dhe përcaktimin e organit i cili do ta udhëheq procedurën për kundërvajtje.

Për arsye të rritjes së çmimit blerës dhe shpenzimeve për furnizim të mjeteve afatgjate, është e nevojshme që të rritet shuma e vlerës ekzistuese të vetme furnizuese  e cila është kriter për përcaktimin se vallë mjetet afatgjate do të kenë tretman të inventarit të imët dhe do të ç’fuqizohen  në mënyrë të njëfishtë për shpenzimet. Mjetet afatgjate do të jetë e nevojshme të kenë shpenzime individuale të furnizimit në shumë deri më 300 euro me kundërvlerë në denarë që të klasifikohen si inventar i vogël dhe të çregjistrohen në mënyrë të njëfishtë.

Komisioni njëzëri konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtejmë.

Click