Aktivitetet



E enjte, 16 dhjetor 2010

Përkrahja politike e Rusisë e rëndësishme për Maqedoninë

Në Odën ligjdhënëse maqedonase, kryetarja e Komisionit për Politik të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, znj. Teuta Arifi dhe anëtarët e Komisionit: z.Igor Ivanovski, znj.Hirstina Runçeva, z.Aleksandar Nikollovski, z. Pavle Trajanov, z.Vasko Shutarov dhe z. Liljana Popovska, realizuan takim me delegacionin e Odës Shtetërore të Federatës Ruse, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare, z. Konstantin Kosaçev.

Në fjalimin hyrës, zonja Arifi Shprehu Kënaqësi nga takimi i tretë i të dyja komisioneve miqësore, të cilat kanë tema të begatshme në të cilat mund të bisedojnë.  Njëherit, u faleminderua për përkrahjen politike të cilën Maqedonia e merr nga Rusia dhe për shfrytëzimin e emrit tonë kushtetues dhe i informoi miqtë për ngjarjet aktuale në vend dhe rajon. 

Ajo e përmendi Raportin e fundit të Komisionit Evropian për Maqedoninë dhe Samitin e NATO-së, për të cilat e përbashkët është ajo që Maqedonia ngeli pa anëtarësim dhe datë për bisedim, për arsye të shkakut të vetëm-kontestit të hapur me Greqinë, për të cilin ende nuk ka zgjidhje.

Udhëheqësi i delegacionit Rus , z.Kosaçev , theksoi se është me interes që për Maqedoninë është e rëndësishme  anëtarësimi në BE dhe NATO, që për Rusin nuk është aspak e rëndësishme . Ai mendon se është jo e drejtë që grup i shteteve evropiane të vendosin se ndonjë vend do të jetë ose jo pjesë e ndonjë organizate.

Pas interesit të  shfaqur nga ana maqedonase, z. Kosaçev informoi se ajo çka është bërë në samitin fundit të NATO-së, ku , mes tjerash, është bërë fjalë për iniciativën ruse për krijimin  strukturës së re evropiane të sigurisë, e cila nuk do të paraqet rrezik për të vjetrit. Rusia nuk e konsideron NATO për organizatë jomiqësore, por i paraqet problem ajo që Aleanca ndërmerr veprime jashtë territorit të anëtarëve të saj.

Në këtë temë, zonja Arifi theksoi se vendet e vogla të Ballkanit ndërtojnë perspektiv euroatlantike meqë nuk kanë alternativ tjetër dhe se NATO dh BE-ja e kanë dëshmuar efikasitetin e tyre. Për domosdoshmërinë e integrimeve euroatlantike, bisedoi edhe deputeti Ivanovski i cili theksoi se ato i janë të nevojshme Maqedonisë për arsye se Maqedonia është vend pa resurse energjetike, me karakter multietnik , në Ballkanin jo të qëndrueshëm. 

Zotëri Kosaçev bëri disa krahasime ndërmjet ey vendeve, si dhe raporti i ndshëm  ndërmjet nacionaliteteve, tema të cilat i japin rëndësi Ai, duke bërë paralele, vërejti se në Maqedoni ka më tepër parti të regjistruara dhe parti në Parlament, se sa është rasti me Rusinë, ku ekzistojnë vetëm shtatë parti, nga të cilat katër janë parlamentare, për të cilën mendon se numri është i vogël.

Në fund të takimit, të dy palët shprehën kënaqësi nga marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, të cilat , siç përmendi deputeti Shutarov, dehet të ndërtohen, meqë Maqedonia është truall frytdhënës për investimet ruse. 

Click