Aktivitetet



E enjte, 16 dhjetor 2010

Takim e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska me delegacionin  e Dumës  Shtetërore të Federatës Ruse

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj.Svetllana Jakimovska, sot realizoi takim me delegacionin e Dumës  Shtetërore të Federatës Ruse, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare të Dumës  Shtetërore të Federatës Ruse, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare të Dumës  Shtetërore të Federatës Ruse, z. Konstantin Kosaçev.

Në takim morën pjesë dhe kryetari i Komisionit për Politik të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Teuta Arifi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Republikës së Maqedonisë për Bashkëpunim me Parlamentin e Federatës Ruse, z. Lubisav Ivanov Xingo.

Nënkryetarja Svetllana Jakimovska theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në planin  politik është shtuar, ndërsa dialogu maqedono-rus mbahet në nivele të ndryshme dhe është në funksion të informimit  të ndërsjellë dhe të shkëmbimit të mendimeve për çështjet më qenësore të brendshme dhe të jashtme-politike me interes të dyja shteteve.

Gjithashtu, ishte theksuar se marrëdhëniet e mira dhe miqësore ndërmjet dy shteteve janë pasqyruar dhe në bashkëpunimin parlamentar, si dhe në nivelin bilateral ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Federatës Ruse, ashtu edhe në nivelin multilateral , në kuadër të Kuvendeve Ndërkombëtare Parlamentare në të cilën janë të anëtarësuar të dy parlamentet.

Kryetari i Komisionit për Çështje Ndërkombëtare të Dumës Shtetërore të Federatës Ruse, z. Konstantin Kosaçev theksoi se janë të interesuar për zhvillimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet, ndërsa para së gjithash në nivelin parlamentar . Republika e Maqedonia e qëndrueshme dhe e sigurt nënkupton Ballkan të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Gjithashtu, ishte theksuar se Federata Ruse e përcjell situatën në Republikën e Maqedonisë dhe se është e njohur me problemet të cilët i ka  me fqinjët e saj dhe se e përkrahin Republikën e Maqedonisë në zgjidhjen e problemeve në rrugë të qetë. 

Click