Udhëheqja parlamentare



Е mërkurë, 10 nëntor 2010

Deklaratë me rastin e Raportit të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010

Të nderuar,

Siç është tani më tradita, sot , Shkëlqesia e tij Ervan Fuere, ambasador i BE-së në Maqedoni, zyrtarisht më ka dorëzuar Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e integrimit në Unionin Evropian. Raporti vjetor i Komisionit Evropian, si ato të gjertanishëm, para së gjithash objektiv dhe atë shumë qartë i shpreh të gjitha atë ndryshime pozitive të cilët i kemi bërë, si dhe në mënyrë objektive na drejton në këto çështje dhe sfera të cilat duhen në të ardhmen t'i kushtojmë më shumë kujdes.

Si kryetar i Kuvendit, unë me të vërtet jam shumë i kënaqur në atë pjesë që ka të bëj me punësimin në Kuvend, me atë rast dua të theksoj se ajo është rezultat i të gjitha kolegëve deputetëve, pa dallim se a qëndrojnë në anën e majtë apo të djathtë në sallën plenare.  Për atë, të gjithë kolegëve të mirë i shprehi faleminderim për rezultatet tona të arritura.

Siç dini, Raporti tani më në detaje është shqyrtuar në komisionet kompetente, ndërsa besoj në debat do të vihet aksenti si në të ardhmen t’i tejkalojmë vërejtjet e theksuara në Raport. Gjithashtu,  më 15-tinë të këtij muaji Raporti i Komisionit Evropian do të jetë në Rendin e Ditës në seancën plenare.

Të nderuar,

Të gjithë e dini se edhe në këtë Raport, Komisioni Evropian jep rekomandim se Republika e Maqedonisë të merr datë për fillimin e bisedimeve me UE-në. Ashtu ishte edhe vitin e ardhshëm. Me këtë, Komisioni Evropian vetëm vërteton se te ne principet evropiane, standardeve dhe direktivave bëhen e përditshme e jonë dhe ndërtohen në sistemin tonë juridik. Unë besoj në  ato principe themelore mbi të cilat bazohet Unioni Evropian. Për atë, me të drejtë pres tani dhe Këshillin ministror të UE-së t'i respektoj ato principe dhe Republika e Maqedonisë të marrë datë për bisedime.

Sa i përket kontestit tonë bilateral me fqinjin tonë jugor, i cili ishte shkak për të gjitha bllokadat, unë me të vërtet  pres principet evropiane këtë vit t’i tejkalojnë ato absurditete të cilët me të vërtet te ne, si shtet dhe si qytetar, nuk na sollën shumë probleme, ndërsa e gjithë kjo nuk është mirë për tërë rajonin dhe perspektivat e saja evropiane, ndërsa mendoj edhe për vet Unionin Evropian.

Faleminderit.

Click