Udhëheqja parlamentare



E martë, 26 janar 2010

FJALIM I KRYETARIT VELJANOSKI NË KRAKOV NË SHËNIMIN E 65-VJETORIT NGA ÇLIRIMI I AUSHVICIT

Të nderuar zonja dhe zotërinj,
shkëlqesi,
të nderuar miq,

Besoj se secili nga ne sot, këtu, kur e shënojmë 65-vjetorin e çlirimit të Aushvic - Birkenau, dëshmitari i heshtur i holokaustit, pyetet pse ndodhi ajo. Pse mbi 6 milion burra, gra, fëmijë, pleq u likuiduan brutalisht vetëm pse ishin hebrenj. Kurse Zoti, i cili është një dhe pa dallim se cilit religjion i takojmë, na mëson se të gjithë jemi bijë të zotit dhe të gjithë jemi të njëjtë. Kjo çështje nuk duhet dhe nuk mund të kufizohet si çështje personale, ajo është çështje e jona e përbashkët, obligimi i jonë i përbashkët është që të mos lejojmë që të harrohet ose të shlyhet kujtesa historike për holokaustin. Edhe më e rëndësishme është që të mos lejojmë që të krijohen çfarëdo lloj kushtesh për përsëritjen e frikës dhe tmerrit të cilin e sillte holokausti, pa dallim kujt i dedikohet, sepse ajo është e keqja më e madhe në historinë e njerëzimit.

Atë mundemi ta bëjmë vetëm në një mënyrë, me avancimin e vazhdueshëm dhe promovimin e tolerancës dhe dialogut si vlerë më e lartë dhe mjet më i rëndësishëm me të cilin mund të sigurojmë të ardhme të qetë dhe të qëndrueshme për ne, për gjeneratat e tona të ardhshme, për njerëzimin në përgjithësi. Për fat të keq edhe në këto 65 vite nga fundi formal i holokaustit, nga gjykimi i tij juridik dhe politik të proceseve të njohura të Nirnbergut, jemi dëshmitar të jotolerancës, luftërave, terrorizmit të cilat arsyetohen me mbrojtje të nacionalitetit të tyre, ideologjisë ose besimit.

Nga distanca e sotme, termi "luftë e ftohtë" e cila e ndau Evropën, por edhe botën, thënë me eufemizëm, tingëllon cinike. Periudhë në të cilën u ndërtuan mure të vërteta, ideologjike, por edhe periudhë e tolerancës së ulët dhe shkeljes më të vrazhdë të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Nëse kishte tolerancë të vërtetë dhe dialog a do të ndodhte ajo që ndodhi në hapësirat e ish-RSFJ-së?  A do të kishte aq humbje njerëzish ose aq vuajtje? A do të duhej që, përgjithësisht, të formohej Gjykata e Hagës?

Jam im bindur se njerëzimi gjithnjë e më tepër i kthehet dialogut dhe tolerancës si vlera dhe si mekanizma të vërtetë për tejkalimin e dallimeve dhe konflikteve.

Zonja dhe zotërinj,

Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj çdo vit në mars e kujtojnë vitin e largët 1943, kur 7 200 bashkëqytetarë tanë, hebrenj, ishin deportuar në kampin nazist Treblinka. Nga ato, mbi 1 000 ishin fëmijë. Fati i tyre ishte i tmerrshëm, rreth 98% nga hebrenjtë e deportuar u likuiduan në kampet e vdekjes. Nuk do të flas shumë për historinë e hebrenjve në Maqedoni, por vetëm do t’ju rikujtoj se ato në numër më të madh erdhën në shekullin e 15-të, pas dëbimit nga Spanja e sotme. Ajo çka ishte karakteristike për hebrenjtë në Maqedoni, dhe bëhej fjalë, para së gjithash, për hebrenjtë sefardik, ishte se popullata lokale i kishte pranuar, ndërsa ata vetë në mënyrë aktive merrnin pjesë në jetën kulturore, sociale dhe ekonomike. Për fat të keq, ajo simbiozë shekullore dhe jetesë e përbashkët, në të njëjtën kohë edhe respektimi i dallueshmërisë ishte, siç thash, e hequr me dhunë nga Maqedonia në mars të vitit 1943.

Sot në Maqedoni, edhe atë kryesisht në Shkup, jeton bashkësi e vogël hebrenjsh e cila me aktivitetet e veta në të gjitha fushat jep kontribut shumë të rëndësishëm dhe që njihet lehtë në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror-ekonomik dhe kulturor të shtetit.

Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë me Ligjin për denacionalizim ia ktheu gjithë pronën e bashkësisë hebraike, që e ka pasur qysh para Luftës së Dytë Botërore, si dhe pronat e bashkëqytetarëve tanë të cilët u likuiduan në Treblinka dhe që nuk kanë trashëgimtarë juridikë. 

Sot në Shkup në fazën përfundimtare është ndërtimi i Qendrës Memoriale dedikuar holokaustit të hebrenjve të Maqedonisë. Ajo do të jetë edhe qendër ku përmes aktiviteteve të ndryshme do të promovohet jeta multietnike dhe multikulturore në Maqedoni dhe do të promovohet e përbashkësia, toleranca dhe dialogu, jo vetëm në mes të qytetarëve të Maqedonisë, por edhe në gjithë rajonin.

Ky objekt memorial i cili ndërtohet në qendër të qytetit, është simbol i bashkëjetesës, dhe fakti se nga njëra anë është e vendosur kishë ortodokse ndërsa nga ana tjetër xhamia, edhe njëherë e vërteton tolerancën dhe transparencën e popullit maqedonas, por edhe të gjitha bashkësive tjera etnike të cilat jetojnë në Republikën e Maqedonisë.  Për këtë shkak dhe me të drejtë si qytetarë të Republikës së Maqedonisë kërkojmë që të mos harrohet dhe asnjëherë të mos përsëritet holokausti. Kërkojmë më tepër dialog, tolerancë dhe mirëkuptim, si për zgjidhjen e problemeve globale, ashtu edhe për ato rajonale dhe bilaterale. Ky është obligimi ynë ndaj atyre 6 milion hebrenjve të cilët e humbën jetën në kampet e vdekjes, është obligimi ynë ndaj gjeneratave të sotshme dhe të ardhshme. Ky është obligimi i njerëzimit.

Ju falemnderit.

Click