Udhëheqja parlamentare



E martë, 19 tetor 2010

Fjalim i kryetarit Veljanovski në seminarin e 75-të ROS-ROT

Të nderuar ministra,
Të nderuar koleg,
Ekselencë,
Zonja dhe zotërinj,

Më shkaktohet kënaqësi e madhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe në emër timin personal t'ju përshëndes dhe t’ju dëshiroj punë të suksesshme në seminarin e shtatëdhjetepestë ROS-ROT.

Edhe pse kur përmendet NATO-aleanca, çdoherë mendimi i parë është organizimi ushtarak, përkatësisht forca dhe fuqia ushtarake, megjithatë të gjithë ne e dimë se NATO ka shumë dimension shumë të rëndësishëm civil përmes të cilës sigurohen principe dhe standarde themelore të demokracisë parlamentare, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, udhëheqjen e së drejtës, shtetin juridik...   Gjithashtu, ai dimension manifestohet përmes AP të NATO-së, në kuadër të së cilës është edhe ROS-ROT seminari, në të cilën për herë të gjashtë u mbajt te ne.

Mu ky dimension i NATO-së, kishte shumë rol të konsiderueshëm në proceset e tranzicionit në shtetet e Evropës Juglindore,ndër të cilat edhe Republika e Maqedonisë, pas ndryshimeve të mëdha të lidhura me rënien  e Murit të Berlinit.

Të nderuar,
Republika e Maqedonisë nga pavarësimi i saj, si prioritet shtetërore e përcakton anëtarësimin e NATO dhe Unionin Evropian . Rruga jonë drejt NATO-së formalisht fillon në dhjetor 1993, kur mu në Kuvend është miratuar Rezolutë për aterrim në NATO-aleancë. Në dhjetor 1995, Republika e Maqedonisë hyri në programin ‘’Partneriteti për paqe’’me çka fillojnë shumë reforma intensive, si në sferën e mbrojtjes dhe strukturat mbrojtëse, para së gjithash Armatës, ashtu edhe në sferat e tjera. 

Nuk duhet të ju rikujtoj si kanë qenë në atë kohë ishin gjendet e përgjithshme politike dhe të sigurisë në gjithë rajonin. Në atë rrugë të veten, Republika e Maqedonisë nga shteti i konsulentit të sigurisë transformohet në shtet kontribuues i sigurisë, si në rajon ashtu edhe më gjerësisht. Në atë drejtim, dua ta përmendi pjesëmarrjen e udhëtarëve tonë në misionin paqësor në Afganistan, para asaj në Irak, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe ashtu me radhë. Besoj se të gjithë do të pajtoheni se Republika e Maqedonisë kishte shumë rol të rëndësishëm në vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë, ndërsa sot ka rol kyç në përkrahjen logjistike të KFOR-it në Kosovë.

Me formimin e treshit të Adriatikut , Maqedonia, Shqipëria dhe Kroacia, reformat fitojnë një dimension të ri më kualitativ me qëllim të vetëm që të plotësohen të gjitha kushtet dhe kriteret për anëtarësim të plotë në NATO-aleancë. Për fat të keq në Samitin në Bukuresht, Republika  e Maqedonisë nuk mori ftesë për anëtarësim. Shkaqet për këtë të gjithë mirë e dimë, kontesti absurd dhe i imponuar nga ana  e Republikës së Greqisë lidhur me emrin tonë kushtetues. Në Bukuresht, dy shtetet tjera anëtare të grupit të Adriatikut, Shqipëria dhe Kroacia, ishin pranuar, me çka është bërë hap i konsiderueshëm përpara drejt stabilitetit të gjithë rajonit.

Zonja dhe zotërinj,
Për kontestin me Greqinë, nuk do të flasë, meqenëse të gjithëve shumë mirë na është e njohur. Ajo çka dua ta përmend është se edhe pas Bukureshtit, Republika e Maqedonisë nga shumë intensiv, përmes, do të thosha përmes  formave pragmatike,e zhvillon bashkëpunimin me NATO. Gjithashtu, Republika e Maqedonisë ngelet në procesin e bisedimeve të cilët na çojnë drejt patronazhit të Kombeve të bashkuara për gjetjen e zgjidhjes kompromis për kontestin e imponuar. Dua të ju rikujtoj se mu në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë kanë të miratuar disa dokumente të cilët e detyrojnë Qeverinë e Republikës së Maqedonisë t’i vazhdoj bisedimet, ndërsa në të njëjtën kohë qartë është  definuar se zgjidhja kompromis nuk mund t’i tangoj në identitetin nacional, gjuhësor dhe kulturor të popullit maqedonas, me çka ekziston konsensus i plotë politik ndërmjet partive parlamentare, pa dallim se a bëhet fjalë për shumicën qeverisëse ose opozitë dhe pa marrë parasysh të përkatësisë etnike. Në të njëjtën kohë, sipas hulumtimeve të fundit të mendimit publik, mbi 82% të qytetarëve e përkrahin anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO. E gjithë kjo qartë tregon se në Republikën e Maqedonisë të gjitha subjektet politike, si dhe shoqëria civile, ardhmërinë e shtetit, si dhe të gjithë rajonit e shohin në integrimet euroatlantike.

Të nderuar koleg,
Zonja dhe zotërinj,
E dimë se rol kyç në integrimet euroatlantike kanë parlamentet, veçanërisht kur bëhet fjalë për harmonizim me legjislacionin evropian. Vetëm të ju rikujtoj se në raportin e vitit të kaluar të Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë, në mënyrë pozitive  ishte vlerësuar puna e Kuvendit, ndërsa jam i bindur se edhe këtë vit vlerësimi do të jetë pozitiv. Këtë e them nga shkaku se vitin e fundit, si parlament kujdes të veçantë i dedikojmë çështjes së implementimit të ligjeve, përkatësisht të funksionit kontrollues e cila si odë ligjdhënëse e kemi mbi pushtetin përmbarues. Këtë e bëjmë përmes debateve mbikëqyrëse, të cilat deri tani ishin mbajtur në disa tema të ndryshme. Si risi e cila shkon në një drejtim të përforcimit të demokracisë parlamentare te ne, janë ndryshimet e Rregullores  së Kuvendit, janë miratuar jo shumë vonë, sipas të cilave opozita mund të çdo seancë të rregullt plenare të parashtron pika në rend të ditës për cilën do pyetje lidhur me punën e Qeverisë ose ndonjë problematik tjetër  për të cilën konsideron se është aktuale dhe është e nevojshme debat parlamentar. Në  këtë mënyrë, nga njëra anë e përforcon gjendjen e opozitës, ndërsa në të njëjtën kohë dhe përgjegjësin e  saj.

Dimenzioni tjetër të cilën dua ta veçoj është aktivitetet ndërkombëtar të Kuvendit, përkatësisht diplomacinë parlamentare. Në planin bilateral kemi marrëdhënie të larta të zhvilluara me të gjitha shtetet në rajon, ndërsa me fqiun tonë jugor, ndërsa shpresoj se edhe ajo të tejkalohet. Këto marrëdhënie bilaterale  kanë dy qëllime themelore. e para është thellimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale, ndërsa qëllimi themelor është përcaktimi dhe ardhmëria e përbashkët euroatlantike  Në ato korniza, dua ta shprehi kënaqësinë që në të ashtuquajturën Grup i Adriatikut tani kyçet edhe Bosnjë dhe Hercegovina dhe Mali i zi, që është hap i rëndësishëm, si për të dy shtetet, ashtu edhe për përmbylljen e integrimit euroatlantik në gjithë rajonin.

Në sferën multilaterale, si parlamenti, gjithashtu, në mënyrë aktive jemi të pranishëm duke i plotësuar të gjitha detyrimet e parapara. Në këshillin e Evropës, siç dini, deri në fund të tetorit të këtij viti, Republika e Maqedonisë kryeson me Komitetin e ministrave. Gjatë kryesimit tonë, mu ne, si parlament, ishim bartës të disa konferencave dhe takimeve të rëndësishme. Gjithashtu, në mënyrë aktive marrim pjesë në bashkëpunimin parlamentar të shteteve të Evropës Juglindore, ndërsa këtu është bashkëpunimi me Asamblenë  Parlamentare të NATO. Jam i bindur se për këtë më tepër do të fletë kolegu Talat Xhaferi, i cili është shef i Delegacionit të AP të NATO-së. 

Zonja dhe zotërinj,
Të nderuar koleg,
Sfidat me të cilat përballet bota: Terrorizmi ndërkombëtar, krimi i organizuar, tregtisë me njerëz, me drogë edhe ashtu me radhë, janë sfida të cilat na prekin të gjithëve, të vegjël dhe të mëdhenj, të pasur dhe më pak të pasur. Për atë çdo shtet dhe qeveri përgjegjëse, duhet doemos ta jep maksimumin e vet për tejkalimin e këtyre dukurive globale negative. Mu për atë, integrimet euroatlantike për çdo shtet janë qenësore , por edhe për NATO-në, Unionin Evropian dhe për stabilitetin në përgjithësi. 

Besoj ,se ky seminar me titull të punës ‘’Krijimi i momentumit të ri’’ do të jep përgjigje ose drejtim në këtë drejtim, megjithatë duke pasur parasysh dhe ato çështje  të hapura të cilat  tani më shumë herët e kanë tejkalohen dimensionin bilateral. 

Të nderuar,
Ju dëshiroj punë të suksesshme, ndërsa të gjitha mysafirëve qëndrim të këndshëm në Republikën e Maqedonisë.

Faleminderit.

Click