Udhëheqja parlamentare



E enjte , 26 gusht 2010

FJALIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.TRAJKO VELJANOSKI, NË AKADEMINË SOLEMNE ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNËS TEREZË

I nderuar Kryetar i Republikës së Maqedonisë, i nderuar kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të nderuar anëtarë të familjes Bojaxhiu, i nderuar kryepeshkop i arqipeshkopisë dhe bashkësive tjera fetare, zonja dhe zotërinj, ekselenca dhe të dashur miq,Në botë ekzistojnë shumë, shumë vuajtje. Vuajtje materiale, vuajtje nga uria, nga mbetja pa strehë, nga sëmundjet e të tjera. Por, unë akoma mendoj se vuajtja më e madhe është të jesh i vetmuar, të ndihesh i pa dashuruar, përkatësisht të mos kesh askë.

Besoj se shumica prej jush i njeh fjalët e Nënës Terezë të bekuar, përkatësisht të Gonxhe Agnesë Bojaxhiut, e lindur para 100 vjetësh, këtu, afër, në lagjen e dikurshme vllahe, në familjen shqiptare Bojaxhiu.

Sot, njëqind vjet pas lindjes së nënës Terezë, shtëpia e Nënës Terezë nuk ekziston më nuk ekziston as lagjja vllahe, por vetëm disa dhjetëra metra prej këtu,në vendin e kishës së dikurshme shpirti i shenjtë i Jezuit, në të cilën vetëm një ditë pas lindjes së saj është pagëzuar Gonxhe Agnesë Bojaxhiu, gjendet shtëpia përkujtimore e Nënës Terezë, objekt i cili në mënyrë modeste, por dinjitoze dhe shpirtërore na e transmeton rrugën jetësore dhe veprën e Nënës Terezë.

Që si fëmijë i tregon karakteristikat të cilat e ndjekin deri në fund të jetës. Gjithsesi, në vend të parë është besimi dhe dashuria ndaj Zotit. Ndërsa këtë dashuri e ndan në atë kohë me më të afërmit e saj, me miqtë e saj, që më vonë nëpërmjet angazhimit të saj misionar ta ndajë me ata të cilëve më së shumti u mungon pikërisht dashuria, ndërsa këta janë shtresat më të varfra në Indi dhe në gjithë botën. Ashtu siç dëshmon vet Nënë Tereza, që si fëmijë mendon t'i përkushtohet thirrjes misionare.

Në moshën 18 vjeçare, Gonxhe Agnesë Bojaxhiu, vendos ta braktisë familjen e saj, vendin e saj të lindjes dhe të kalojë në Dublin ku bashkëngjitet në radhët e motrave Loreto. Po të njëjtin vit me anije niset për në Indi, në Kalkutë, ku e fillon misionin e saj misionar dhe human të cilën do ta udhëheqë deri në fund të jetës së saj.

E nxitur pikërisht nga dashuria e saj ndaj njeriut, Nëna Terezë, në Kalkutë, në vitin 1948, merr leje për ta lëshuar manastirin ku udhëhiqte shkollën dhe fillon të veprojë vet mes shtresave më të varfra të Kalkutës milionëshe.  Mes njerëzve të cilët jetojnë dhe vdesin në rrugë dhe atyre të cilëve më së shumti u mungon dashuria. Me besimin e saj të paluhatshëm në Zot dhe me këmbënguljen e saj , ajo shpejtë do të bëhet e njohur jo vetëm në Kalkutë dhe në tërë Indinë, por edhe më gjerë  në botë. Në vitin 11950 me bekimin e papës ajo formon radhën e saj të motrave Misionaret e mëshirës, të njohura si Misionaret e dashurisë, ndërsa të dalluara me veshjen e tyre bardh e kaltër.

Të dashur miq, respektues të personalitetit dhe veprës së Nënës Terezë,
Edhe pse e re e braktisi Shkupin, vendlindjen e saj, Nëna Terezë asnjëherë nuk do ta harrojë. Pas tërmetit katastrofal në vitin 1963 Nëna Terezë i dërgon letër Qeverisë indiane dhe shteteve tjera, duke kërkuar ndihmë solidare për vendlindjen e saj dhe për banorët e Shkupit.

Në vitin 1970, pas 42 vjetësh, për herë të parë vjen në Shkup, ndërsa deri në fund të jetës do të vijë edhe tre herë. Në vitin 1980, me rastin e vizitës së saj të dytë, qyteti i Shkupit e shpall qytetare nderi, mirënjohje për të cilën nëna Terezë më shumë herë do të theksojë se është një nga më të dashurat për të, sepse, siç thotë ajo vet, po të mos ishte Shkupi nuk do të kishte qenë as ajo. Gjithashtu, për veten do të thotë se është shkupjane e cila u takon të gjithëve.

Me besimin e saj të fuqishëm në Zot dhe dashurinë për të afërmin, Nëna Terezë gjithsesi është humanistja më e madhe e shekullit XX. Në vitin 1979 ajo e fiton Çmimin Nobël për paqe.

Në fjalimin e saj, Nëna Terezë do të thotë:"Mendoj se në familjen tonë nuk ka nevojë për bomba dhe armë të cilat mund ta shkatërrojnë ardhjen e paqes. Dojeni njëri tjetrin, silleni atë paqe, atë gëzim, atë fuqi që të jetë e pranishme në shtëpitë tuaja. Ekzistojnë shumë mundime, shumë urrejtje dhe shumë mizori, por ne, me lutjet tona, me flijimin tonë, fillojmë nga shtëpitë tona.  Dashuria fillon në shtëpi. E pastaj do të jemi të aftë ta tejkalojmë të keqen  e cila është e pranishme në këtë botë".

Për fat të keq edhe sot në botë ka shumë vuajtje, ka shumë urrejtje, përkatësisht mungon dashuria për të cilën fliste Nëna Terezë dhe të cilës ia përkushtoi tërë jetën e saj. Dhe pikërisht këto vlera, atë kandil dashurie të cilin e ndezi Nëna Terezë duhet edhe sot ta përkëdhelim dhe ta ndajmë për çdo ditë. Pikërisht, nuk është me rëndësi se çfarë dhe sa të mira ke bërë., por nëse at[ që e bën e bën me dashuri të vërtetë dhe të sinqertë.

Nëna Terezë ishte dhe mbetet shembull për humanitet jovetjak. Përkushtimin e saj jetësor dhe kujdesin për të varfrit, të sëmurët, të privuarit nga e drejta, e vendosin në radhën e humanisteve më të mëdha në historinë njerëzore. Pas lajmit për vdekjen e saj më 5 shtator 1997, papa Jovan Pavli i Dytë do të thojë: Nëna Terezë e shënoi historinë e shekullit të njëzetë. Ajo u shërbente të gjithë njerëzve, duke promovuar dinjitetin dhe respektin e tyre dhe bënte që ata të cilët jeta i ka mundur ta ndjejnë mëshirën e Zotit.

Zonja dhe zotërinj,

Sot kur shënojmë njëqind vjet nga lindja e Nënës Terezë, fituese e çmimit Nobël për paqe dhe cila në vitin 2003 Papa Jovan Pavli i Dytë e shpalli të shenjtë, besoj se të gjithë ne jemi të lumtur që rruga jetësore e saj ka filluar këtu në Shkup.

Jam i bindur se për të gjithë ne, pa marrë parasysh përkatësinë tonë fetare ose kombëtare, Nëna Terezë dhe humaniteti dhe përkushtimi i saj do të jetë kandil i vërtetë i cili do të na udhëheq në jetë.

Këtë ia kemi borxh bashkëqytetares tonë Gonxhe Agnesë Bojaxhiut, këtë ia kemi borxh trashëgimisë humane të cilën na e ka lënë Nëna Terezë. Besoj se kandilin e humanizmit  të cilin e ndezi Nëna Terezë, besoj se dashurinë të cilën ashtu pa egoizëm e ndante me ata të cilëve më së shumti u mungonte, e mbajmë të gjithë ne. Ajo që nevojitet, është që secili nga ne këto vlera t'i kërkojë te vetvetja dhe t'i ndajë me të gjithë njerëzit.

Ju faleminderit.

Click