Udhëheqja parlamentare



E martë, 9 shkurt 2010

FJALIM HYRËS I KRYETARIT VELJANOSKI NË DEBATIN PUBLIK ME RASTIN E 9 SHKURTIT- DITA EVROPIANE PËR INTERNET TË SIGURT

Kolegë të nderuar,
Zonja dhe zotërinj,
Jetojmë ne botë në të cilën proceset e globalizimit bëhen përditshmëri e jonë. Në suaza të atyre proceseve globale është edhe interneti si një nga veglat themelore.
Sot, secli prej nesh kur vjen në punë, në shkollë, në fakultet, punë të parë që bën është ta kyç kompjuterin, ta kontrollojë postën e vet, të lexojë gazetën, të kyçet në procesin e punës ose të arsimit, por, si të thuash, thjesht të shoh se çfarë ka të re në internet, përkatësisht në ato faqe të internetit të cilat i shfrytëzon. Nëse këtu i shtojmë edhe rrjetet sociale siç janë fejsbuku, skajpi e kështu me radhë, atëherë është shumë e qartë se interneti sot është një vegël pa të cilën shumë vështirë mund ta paramendojmë jetën tonë të përditshme, edhe atë si në aspektin profesional ashtu edhe në atë social, dhe nëse doni edhe gjatë kohës së pushimit dhe relaksit, madje edhe në politikë. Sot shumë politikanë kanë  bllogje të tyre në të cilat mbajnë debate. Përkatësisht, është gjithnjë e më i madh numri i njerëzve për të cilët thjesht mund të thuhet se janë qytetarë të internetit.

Nga ana tjetër si edhe çdo përfitim tjetër civilizues ashtu edhe interneti, ne, njerëzit dimë ta keqpërdorim si përfitim personal dhe të dobishëm, por gjithashtu dimë ta keqpërdorim në shembujt siç është aksesi i paautorizuar dhe manipulimi i të dhënave personale, plasimi i qëllimshëm i dezinformatave e kështu me radhë. Megjithatë, ajo që është edhe më e frikshme është fakti se interneti keqpërdoret në rrënimin e atyre normave etike themelore pa të cilat nuk mund të flasim për njeri dhe njerëzi.

Ajo që brengos është fakti se dukuritë e këtilla të keqpërdorimit të internetit nuk janë dukuri jetëshkurtra, por shndërrohen në sëmundje kronike e cila është e pranishme në çdo shoqëri,  përkatësisht shndërrohet në problem global.

Zonja dhe zotërinj,
Kur flasim për devijime shoqërore dhe krim sipas rregullës çdoherë viktima më të mëdha janë fëmijët, përkatësisht popullata më e re. Ndoshta për atë se pikërisht fëmijët me kureshtjen e tyre për diçka të re, me dëshirën e tyre të mësojnë diçka më tepër, bëhen viktimë e keqpërdorimit të internetit. Edhe një dimension tjetër, pikërisht fëmijët bëhen të varur të vërtetë nga interneti që nuk është vetëm problem social, por edhe mjeksor.

Sot flas për pedofilinë e internetit, për internet faqet pornografike, për krim të internetit dhe për shumë dukuri tjera devijuese. Kurse, për fat të keq e gjithë kjo është e kapshme për fëmijët tanë.

Pikërisht për këtë 9 shkurti është shpallur si Ditë Evropiane për internet të sigurt. Veçanërisht, më paraqet kënaqësi që Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier - Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian së basku me sektorin joqeveritar e organizon këtë debat publik kushtuar "Internetit më të sigurt".

Të nderuar,
Para më pak se katër viteve Maqedonia ishte diku në fundin e Evropës, kur bëhet fjalë për shfrytëzimin e internetit. Në këtë periudhë arritëm të bëhemi të njohur në Evropë si shtet dhe shoqëri me rritje dinamike të shfrytëzimit të internetit dhe sot numërohemi në gjysmën më të lartë të shteteve evropiane. Bartës i kësaj ishte Qeveria me programin e saj "kompjuter për çdo fëmijë", ashtu që sot, pothuajse, të gjithë nxënësit kanë akses të pakufizuar në internet. Gjithsesi, kontribut të tyre për këtë kanë edhe subjekte tjera nga sektori joqeveritar e deri te subjetet ekonomike të cilët mundësuan që interneti te ne të jetë i kapshëm, pothuajse për çdo familje, për çdo institucion, për universitetet e kështu me radhë.

Më lejoni të përkujtoj se sot te ne flitet për E-Parlament, për çka para një kohe të shkurtë në Konferencën ndërkombëtare në Uashington morëm mirënjohje nga shtete më të zhvilluara në këtë fushë. Përkatësisht procesi i tërësishëm ligjvënës në Kuvend zhvillohet në mënyrë elektronike.

Edhe pse procesi ligjvënës është transparent dhe ne atë transparencë e kemi siguruar pikërisht përmes internetit, megjithatë është e nevojshme mbrojtje e cila nga njëra anë do të sigurojë zhvillim të sigurt të procesit ligjvënës, ndërsa njëkohësisht edhe transparencë maksimale. Besoj se shërbimet tona profesionale kanë siguruar mbrojtje maksimale të këtij procesi.

Zonja dhe zotërij,
Gjithsesi zhvillimi i këtillë dhe gjendja faktike jep hapësirë për keqpërdorim të internetit dhe, siç e thashë, viktima më të shpeshta janë fëmijët tanë. Për këtë përgjegjësia jonë është që si institucione, por edhe si prindër t'i ndërmarrim të gjitha masat konkrete për t'i mbrojtur fëmijët tanë të cilët për çdo ditë, të shprehem në gjuhën e tyre, janë të "varur" në internet. Obligimi ynë është që të kuptojmë ku dhe me kë "bllokojnë" dhe kështu me radhë.

Si të sigurojmë internet më të sigurt? Mendoj se përgjigjën e kësaj pyetje nuk mund ta jep vetëm një institucion ose një disiplinë shkencore, por përgjigjen duhet ta kërkojmë në mënyrë ndërdisiplinare dhe ndërresoriale, ndërsa gjithsesi këtu të kyçen në mënyrë aktive sektori joqeveritar dhe sektori privat. Me ç'rast, doemos duhet të kemi kujdes edhe për një dimension, dhe ai është ruajtja e lirisë së fjalës dhe liria e qasjes në informata, përkatësisht të mos i cenojmë parimet e përgjithshme nga korpusi i të drejtave të njeriut.

Përveç prindërve të cilët duhet të kenë kontroll të asaj se çka shikojnë fëmijët në internet, në çfarë "sajte surbojnë", është shumë i rëndësishëm roli i arsimtarëve të cilët përmes procesit arsimor duhet që nga njëra anë t'i kontrollojnë, por po aq e rëndësishme është që t'i stërvitin dhe t'i edukojnë nxënësit për të gjithë rreziqet që janë të pranishme në internet. Sipas meje, është shumë e rëndësishme që të krijojmë ndërgjegje te të gjithë ne dhe te fëmijët për atë që e quajmë internet i sigurt. Ndërsa këtu rol të tyre kanë edhe organizatat joqeveritare dhe mediet.

Zonja dhe zotërinj,
Besoj se në këtë debat publik do të dëgjojmë shumë propozime konkrete, mendime, si dhe masa tanimë të marra. Gjithashtu jam i bindur se ky proces për internet më të sigurt dhe për mbrojtjen e fëmijëve tanë do të vazhdojë në një kujdes permanent të të gjithë subjekteve përgjegjëse, pa dallim se a bëhet fjalë për institucione shtetërore, sektor joqeveritar, media, subjekte ekonomike dhe kështu me radhë.
Si kryetar i Kuvendit mundet të theksoj, se nëse janë të nevojshme ndryshime të caktuara ligjore ose ligje të reja, jam i bindur se ne si dhomë ligjvënëse, çdo propozim të tillë në pajtim me proceduart zyrtare do ta miratojmë shpejtë, dhe jam i bindur se me konsensus, pasi bëhet fjalë për fëmijët tanë, për populllatën tonë të re.

Më lejoni në fund edhe një herë t’ju dëshiroj punë të suksesshme për mbrojtje të fëmijëve tanë, por edhe vetë neve, që të mundemi të gjithë së bashku të "surfojmë" sigurt.  

Ju falemnderit.   

Click