Aktivitetet



E enjte, 7 prill 2011

DOLI BOTIMI I KATËRMBËDHJETË I BULETINIT TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR RM-BE

Sot doli botimi i katërmbëdhjetë i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE.  Numri aktual e bartë promocionin e publikimit "Ta njohim Evropën" nga ana e Zëvendëskryetarit të Qeverisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Z.  Vasko Naumovski, ambasadorin e BE-së, Z.  Piter Sorensen dhe bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar RM-BE, Z.  Aleksandar Spasenovski, para nxënësve të SHF “Cirili dhe Metodi” në Shkup, me qëllim të njohjes për së afërmi të gjeneratave të reja me vlerat evropiane. 

Gjithashtu, në Buletin janë bartur disa aktivitete të ndërlidhura me procesin e integrimeve evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, vizita e Presidentit të Kosovës, Z.  Bexhet Pacolli me Kryetarin e Kuvendit, Z.  Trajko Veljanoski, takimi i deputetëve të Komisionit për Politikë të Jashtme pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me kolegët e tyre nga Parlamenti i Republikës së Hungarisë, vendi kryesues me Këshillin e BE-së dhe vizita e eurodeputetes Sandra Kallniete me trupat parlamentar të angazhuar për eurointegrime dhe me anëtarët e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave pranë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe numrat e tij të kaluar, mund t'i lexoni në adresën vijuese:
http://www.sobranie.mk//mpk-bilten.nspx

ndërsa për më shumë informata për aktivitetet e KPP-së, klikoni linkun vijues:
http://www.sobranie.mk/default.asp?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

Click