Aktivitetet



E premte, 25 mars 2011

INTENSIFIKIMI I BASHKËPUNIMIT BILATERAL ËSHTË I INTERESIT TË PËRBASHKËT PËR MAQEDONINË DHE MOLDAVINË

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Znj. Svetllana Jakimovska, në vizitë protokollare sot e pranoi SH.T.  Aleksandru Prigorski, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Moldavisë për Republikën e Maqedonisë, me seli në Sofje, i cili erdhi në vizitë në Republikën e Maqedonisë me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Në fjalimin e saj hyrës, nënkryetarja Jakimovska, mysafirit i dëshiroi mirëseardhje të ngrohtë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në emër të saj, si dhe në emër të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Trajko Veljanoski. 

Njëherazi, ajo i drejtoi urime me rastin e emërimit të ambasadorit të ri të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Moldavisë, me seli në Sofje, dhe theksoi se emërimi i tij për ambasador do të kontribuojë për përforcimin e dinamikës së marrëdhënieve miqësore të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Moldavisë, në interes të të dy shteteve. 

Për Republikën e Maqedonisë, përveç përcaktimeve dhe prioriteteve në lidhje me BE-në dhe NATO-n, me interes të madh është edhe intensifikimi dhe avancimi i bashkëpunimit edhe me vendet e këtij rajoni të Evropës, të cilët edhe pse nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, mund të kontribuojnë shumë në ambientin e përgjithshëm politik në Evropë dhe më gjerë, theksoi nënkryetarja.

Është e nevojshme të gjenden forma më të pranueshme për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në të gjitha sferat e interesit të përbashkët, e posaçërisht të mendohet për bashkëpunimin e mundshëm ekonomik dhe shkëmbimin tregtar ndërmjet dy vendeve dhe shfrytëzimin e potencialeve të tyre.

Nga ana jonë, theksoi Znj. Jakimovska, ekziston interesi për avancimin e bashkëpunimit në plan multilateral.  Republika e Maqedonisë dhe Republika e Moldavisë mund në mënyrë reciproke të mbështeten në kornizat e organeve dhe trupave të ndryshëm të sistemit të KB dhe organizatave dhe forumeve të tjera ndërkombëtare.

Nënkryetarja Jakimovska e njoftoi ambasadorin Prigorski me punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se është institucion i cili ka rol qendror në avancimin e proceseve demokratike në vend, përmes përforcimit të dialogut politik, zhvillimit të demokracisë parlamentare dhe rolit efikas ligjvënës dhe kontrollues.   Kuvendi angazhohet që të sigurohet dialog konstruktiv ndërmjet faktorëve politik, përkatësisht ndërmjet pozitës dhe opozitës për shkak të implementimit të qëndrueshëm të reformave kyçe në shtet, posaçërisht kur bëhet fjalë për harmonizimin me legjislacionin evropian. 

Gjithashtu, në Kuvend, sot procesi i përgjithshëm ligjvënës, nga hyrja e ligjit në procedurën parlamentare, përmes parashtrimit të amendamenteve, e deri në miratimin dhe publikimin e tij, zhvillohet përmes rrugës elektronike, përkatësisht e futëm sistemin e ashtuquajtur E-Parlament, me të cilin është bërë hap kualitativ në drejtim të rritjes së mëtutjeshme të transparencës.

Në fund, Znj. Jakimovska u përqendrua edhe në bashkëpunimin parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Moldavisë dhe theksoi se përveç kontakteve formale të realizuara në kornizat e takimeve multilaterale, ndërmjet dy parlamenteve nuk ekziston bashkëpunim plotësues.  Mu për këtë shpresohet se ambasadori do të angazhohet për vendosjen e bashkëpunimit dhe kontakteve ndërmjet parlamenteve të të dy shteteve, për çka ka mbështetjen e plotë. 

Shkëlqesia e tij, Z.  Aleksandru Prigorski, theksoi se duhet të vendosen takime të nivelit të lartë ndërmjet presidentëve dhe kryeministrave të të dy shteteve.  Ai, gjithashtu, theksoi se këtë vit në Republikën e Maqedonisë do ta prezantojnë  Republikën e Moldavisë, për shkak se, sipas tij, të dy shtetet kanë shumë pak njohuri njëri për tjetrin.  Republika e Moldavisë do të prezantohet para Bashkësisë së Biznesit të Republikës së Maqedonisë dhe do të hapet Konsullata e Moldavisë në Republikën e Maqedonisë.

Sa i përket shkëmbimit ekonomik ndërmjet dy shteteve, ai duhet të intensifikohet, për shkak se është minimal dhe arrin shumën vetëm një milion dollar.

Po ashtu, SH.T.  Aleksandru Prigorski theksoi se do të angazhohet që të formohet Grupi i miqësisë ndërmjet Republikës së Moldavisë dhe Republikës së Maqedonisë. 

Click