Aktivitetet



E premte, 25 mars 2011

MBËSHTETJE DHE NGUSHËLLIME PËR POPULLIN JAPONEZ NGA TË GJITHË QYTETARËT E MAQEDONISË 

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Z. Jani Makraduli, sot realizoi takim me SH.T.  Shigeo Ivatani, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Japonisë për Republikën e Maqedonisë, me seli në Vjenë, i cili e vizitoi Republikën e Maqedonisë që t’i dorëzojë letrat kredenciale.

Në fjalimin hyrës, nënkryetari Makraduli shprehu ngushëllime për popullin japonez për tragjedinë që i ndodhi, duke theksuar se nuk ka fjalë që mund t'i zëvendësojë viktimat, ta shprehin pikëllimin tonë, veçanërisht duke pasur parasysh se edhe Shkupi ishte viktimë e tërmetit.  Ai theksoi se e donë Japoninë për shkak të teknologjisë së saj të zhvilluar, dhe se nga kjo fatkeqësi kemi mësuar se çdoherë duhet të synojmë drejtë zhvillimit të teknologjive më të larta.

Po ashtu, Z.  Makraduli theksoi se është anëtar i Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Japonisë dhe shprehu besimin se Japonia së shpejti rimëkëmbet nga katastrofa që e gjeti.

Republika e Maqedonisë, si vend i vogël dhe Qeveria, nuk mund financiarisht të ndihmojnë aq sa Japonia i ndihmoi Shkupit, por mbështetja dhe ngushëllimi për popullin japonez vijnë nga të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.

Shkëlqesia e tij Shigeo Ivatani theksoi se është i njoftuar se Qeveria e Maqedonisë ka dhënë ndihmë për qytetarët e Japonisë, megjithatë është i befasuar nga mbështetja e madhe dhe ngushëllimi i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe është falënderues për të njëjtat.

Ai, gjithashtu, theksoi se teknologjia e lartë nuk mund t’i parandalojë katastrofat natyrore, por mund të përdoret që të parandalohet katastrofa e përmasave më të mëdha në natyrë.

Japonia do t’i jep donacion prej 124.000 euro Republikës së Maqedonisë për rekonstruksionin e shkollave fillore.

Ambasadori Shigeo Ivatani donte hollësisht të njoftohet me gjendjet në Republikën e Maqedonisë, që do të ishte bazë për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në më shumë nivele, ndërnjerëzore, ekonomike, kulturore, ndërkombëtare dhe tjera.

Në kontekst të kësaj, ambasadori informoi se në vitin 2014 është 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë.  
 
 
 

Click