Aktivitetet



E shtunë, 2 prill 2011

MBLEDHJA E DYZETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR ARSIM, SHKENCË DHE SPORT

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 29 mars 2011, në lexim të parë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim fillor;
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të lartë;
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsimin e të rriturve;
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspekcionin arsimor;
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sport.

Nevojën e miratimit të Propozim-ligjeve të lartëtheksuara e arsyetuan i autorizuari i propozuesit, Z.   Stojanço Stojkovski, udhëheqës i Sektorit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Z.  Ibrahim Ibrahimi, zëvendësministër i Drejtësisë.

Në debat morën pjesë edhe deputetët:  Znj. Sonja Cvetkovska, Znj. Natasha Janevska dhe Z.  Jovan Llazarev.

Komisioni në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, konstatoi se të gjitha Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.
 
 

Click