Aktivitetet



E shtunë, 2 prill 2011

MBLEDHJA E DYZETETRE E KOMISIONIT PËR MBROJTJE DHE SIGURI

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e dyzetetre, të mbajtur më 29 mars 2011, si trup punues amë, i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për paraqitje të vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve – leximi I;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të personave dhe pronës – leximi I; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për veprimtari detektive – leximi I;
  4. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor - leximi I.

Nevojën e miratimit të ligjeve e arsyetoi përfaqësuesi i Qeverisë, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Z.  Xhevat Buçi, i cili theksoi se bëhet vetëm për harmonizimin e ligjeve ekzistuese me principin “heshtja do me thënë aprovim".

Në bazë të debatit dhe nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri, njëzëri konstatoi se Propozim-ligjet e lartëtheksuar janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click