Aktivitetet



E mërkurë, 30 mars 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE 

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme të gjashtëdhjetë, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit të kafshëve; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe për mbëltim për bimë bujqësore;
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për pyje; 
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimtari bujqësore organike;
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural;
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit; 
  7. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e veprimtarisë  bujqësore;
  8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë; 
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vendosjen e rrjetit për mbledhjen e të dhënave të kontabilitetit nga ekonomitë bujqësore.

Ne mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë, Z. Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, i cili e theksoi nevojën e miratimit të ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Në fund, Komisioni, pa diskutim, njëzëri  e miratoi këtë Konkluzion për të gjitha Propozim-ligjet:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjet   nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjeve, parimet mbi të cilët duhet të bazohen ligjet, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjet dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet  janë të  pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.
Click