Aktivitetet



E martë, 5 prill 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEDY E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të gjashtëdhjetedy, si trup punues amë në lexim të dytë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin shtetëror të bujqësisë; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vendosjen e rrjetit për grumbullimin e të dhënave të kontabilitetit nga ekonomitë bujqësore; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhimet organike bujqësore; 
  4. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për pyje; 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zhvillim bujqësor dhe rural; 
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë; 
  7. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e ushqimit për kafshët; 
  8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe për mbëltim për bimë bujqësore;
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hidrometeorologjike;
  10. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kualitet të prodhimeve bujqësore; 
  11. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhimet e duhanit; 
  12. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtje të bimëve; 
  13. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurinë e ushqimit; 
  14. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë. 

Në mbledhje, në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë Z. Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u parashtrua një amendament nga deputeti Cvetan Tripunovski për të cilin Komisioni nuk debatoi nga shkaku se propozuesi e tërhoqi të njëjtin.  Komisioni pa diskutim këtë Propozim-ligj e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit, në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë u parashtrua një amendament nga deputeti Cvetan Tripunovski.  Komisioni me shumicën e votave e miratoi amendamentin e propozuar me të cilin saktësohet afati për miratimin e akteve nënligjore.  Pas debatit, Komisioni konkludoi  këtë Propozim-ligj ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë, në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, u parashtruan 8 amendamente, nga të cilët 7 u miratuan, ndërsa për njërin nuk u mbajt debat, për arsye se propozuesi të njëjtin e tërhoq.  Pas debatit, Komisioni konkludoi këtë Propozim-ligj ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Kryesuesi i Komisionit, deputeti Pançe Dameski, i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjet e tjera nuk janë parashtruar amendamente dhe Komisioni të njëjtët pa diskutim i përcolli në procedurë të mëtutjeshme më Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click