Aktivitetet



E hënë, 4 prill 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEGJASHTË E KOMISIONIT PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Komisioni për Punë dhe Politikë Sociale i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot e mbajti mbledhjen e tij të gjashtëdhjetegjashtë, në të cilën si trup punues amë, në lexim të dytë, i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, me procedurë të shkurtuar; 
  2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor; 
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale; 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve; 
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidencën amë për të siguruarit dhe shfrytëzuesit e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor.

Deputetët:  Znj. Darka Petrushevska, Znj. Violeta Tasheva, Z.  Vele Gjorgjievski, Znj. Olivera Trajanovska, Znj. Nadica Tançeva-Tulieva, Znj. Natasha Janevska, Znj. Marija Rashkovska dhe Znj. Nada Stançevska, parashtruan dy amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje sociale dhe katër amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të fëmijëve.  

Të gjitha amendamentet u miratuan, ndërsa kryetari i Komisionit këto dy Propozim-ligje i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. 

Kryetari i Komisionit konstatoi se në afatin ligjor për katër Propozim-ligjet tjera nuk u parashtruan amendamente dhe të njëjtit i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

Click