Aktivitetet



E hënë, 4 prill 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETEKATËR E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e gjashtëdhjetekatër të mbajtur sot në lexim të dytë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale;
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerje të veprimtarisë zejtare; 
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hoteliere; 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike; 
  6. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për sistemin njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik; 
  7. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për automjete;
  8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akreditim;
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti.

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike Z.  Ljubisav Ivanov Xingo i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për Propozim-ligjet nuk janë parashtruar amendamente nga propozuesit e autorizuar.

Në fund të mbledhjes Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi që Propozim-ligjet e lartëtheksuara t’i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click