Aktivitetet



E mërkurë, 30 mars 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETENJË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotshme të gjashtëdhjetenjë, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për verë (leximi parë);    
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prodhime për mbrojtje të bimëve (leximi parë);             
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit (leximi parë);            
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hidrometeorologjike  (leximi parë);            
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kualitet të prodhimeve bujqësore (leximi parë).

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë, Z. Perica Ivanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ai e theksoi nevojën e miratimit të ligjeve , qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Në fund, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, pa diskutim, njëzëri e miratoi këtë Konkluzion:

  • Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i shqyrtoi Propozim-ligjet nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjeve, parimet mbi të cilët duhet të bazohen ligjet, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjet dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.
Click