Aktivitetet



E mërkurë, 30 mars 2011

MBLEDHJA E GJASHTËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e gjashtëdhjetetre, të mbajtur më 29 mars 2011, si trup punues amë në lexim të parë i shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore;
2. Propozim-ligjin për ndryshimin  dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale;
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerje të veprimtarisë zejtare;
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hoteliere;
5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike;
6. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për automjete;
7. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për sistem njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrin e personave tjerë juridikë;
8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për akreditim;
9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti.

Arsyetim për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për statistikë shtetërore dha përfaqësuesi i propozuesit, i autorizuari i Ministrisë së Financave, Z. Jordan Trajkovski.

Ai theksoi se me ndryshimet e propozuara të Ligjit për statistikë bëhet harmonizimi plotësues me Rregullativën e Komisionit Evropian, e cila paraqet Ligj për statistikë në Bashkimin Evropian.

Në pjesën e ndryshimeve,  janë paraparë dispozita të cilat i përforcojnë principet mbi të cilat bazohet statistika zyrtare, kriteret për kualitet, kushtet për publikimin e të dhënave individuale, posaçërisht në pjesën e besueshmërisë pasive, potencomi i  rolit të Entit Shtetëror për Statistikë si koordinator i sistemit statistikor në Republikën e Maqedonisë dhe implementimi i kodeksit të punës së statistikës evropiane në lidhje me punën e Entit për Statistikë.

Me ndryshimet e propozuara definohen pesë kuptime të reja të termeve dhe shprehjeve, të cilat përmenden në Ligjin për statistikë, gjashtë parime të reja për definimin profesional për gjashtë parimet për pavarësinë profesionale dhe gjashtë kritere për kualitet. Është paraparë edhe përforcimi i profesionalizmit të drejtorit të Entit Shtetëror për Statistikë, veçanërisht përforcimi i kapacitetit në sferën e statistikës dhe ekonomisë.

Gjithashtu, është paraparë edhe mundësia ligjore për hulumtime provuese që nuk janë paraparë në programet për hulumtim, me ç’rast qartë do të definohet deklarata për besueshmërinë e personave të punësuar në Entin Shtetëror për Statistikë në drejtim të përforcimit më të madh të disponimit me të dhënat, si dhe sqarimit të kalendarit për publikimin e të dhënave statistikore.

Në pjesën e dispozitave kundërvajtëse bëhet harmonizimi, edhe atë në pjesën e drejtimeve për përmirësimin e biznes klimës në Republikës së Maqedonisë,  me ç’rast bëhet shkallëzimi gradual i dispozitave kundërvajtëse. U theksua se në pjesën e politikës ndëshkuese 95% e dënimeve janë zvogëluar.

Për tetë Propozim-ligjet tjera, arsyetim dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodi Haxhi-Vaskov, i cili theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara  jepet mundësi e përforcimit të parimit  heshtja domethënë aprovim edhe atë nga më shumë aspekte.

Aspekti i parë është shërbimi të cilin e marrin qytetarët, përkatësisht kërkuesit për plotësimin e të drejtës së caktuar. Deri në këtë moment të gjitha kërkesat e qytetarëve të cilat janë dorëzuar në institucionet shtetërore, ministritë dhe ngjashëm, kanë afat të caktuar në kornizat e të cilit institucioni adekuat doemos të jep përgjigje, pavarësisht nëse bëhet fjalë për përgjigje pozitive ose negative në lidhje me ndonjë kërkesë.

Nga ky aspekt, mospërgjigja, përkatësisht heshtja, do të konsideroheshe si pozitive. Nëse dëshirohet të konstatohet përgjegjësi më e madhe në pjesën e qasjes se institucioneve ndaj kërkesave të qytetarëve, me këtë mundësi në mënyrë praktike bëhet saktësimi plotësues se nëse në afatin e dhënë institucioni përkatës nuk jep përgjigje konkrete, përkatësisht aktvendim të kërkesës së dorëzuar në ndryshimet, parashihet që kërkuesi të ketë mundësi të udhëzohet drejtpërdrejtë te personi udhëheqës në atë institucion. Afati është tre ditë, e që është paraparë në ligjin adekuat material.

Në rast  se paraqitet kërkesë  për përgjigje direkte, funksionari i institucionit adekuat është i obliguar në afat prej pesë ditëve t’i përgjigjet  kërkesës adekuate, përkatësisht të miratojë aktvendim adekuat.

Me këto parime bazohet përforcimi i mundësisë për realizimin e të drejtave të qytetarit, përkatësisht mundësisë për përcjelljen e kërkesës gjatë gjithë procedurës.  Nga ana tjetër, përforcohet edhe përgjegjësia e institucionit dhe personit përgjegjës në të njëjtin, si i njëjti do të mund në kohë t’i përgjigjet  kërkesës së paraqitur.

Nëse në afat prej pesë ditëve të parapara nuk i përgjigjet kërkesës, pason dënimi adekuat në të holla për personin udhëheqës, e njëkohësisht kërkuesi do të ketë mundësi për hapjen e procedurës para Inspektoratit shtetëror administrativ, ku inspektori adekuat shtetëror përsëri në afat prej dhjetë ditëve do të bëjë mbikëqyrje, përkatësisht kontroll në të përpunuarën dhe do të ketë mundësi të urdhëroj në afat prej dhjetë ditëve personi adekuat përgjegjës t’i përgjigjet kërkesës.

Në rast se edhe në këtë afat kohor nuk përgjigjet në kërkesën udhëzuese, procedura do të mbahet në përputhshmëri me kodin penal. Zëvendësministri i Ekonomisë theksoi së me këtë mënyrë të funksionimit në sferën e ekonomisë do të vijë deri te përmirësimi i komunikimit të tërësishëm dhe mundësia për realizimin e të drejtave të qytetarëve me institucionet.

Në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për lëndë të para minerale në afatin e paraparë me ligj prej 30 ditëve është paraparë se institucionet adekuate doemos të dorëzojnë mendim në përputhshmëri më iniciativën e parashtruar. Nëse në afatin prej 30 ditëve nuk jepet mendim adekuat, në këtë rast fillon procedura, përkatësisht pas kalimit të ditës së tridhjetë kërkuesi, Ministria e Ekonomisë mund ta ngrit të gjithë procedurën. Qëllimi themelor është procedura të jetë më responzive , administratë më e fortë dhe me këtë në mënyrë praktike të ketë sistem më të shpejtë dhe më efikas të përcjelljes së të gjitha kërkesave . Në lidhje me lëndët e para minerale edhe ministrinë adekuate  e cila është kompetente, e njëjta është e obliguar në afat prej 35 ditëve nga pranimi i iniciativës të dorëzojë propozim deri te koncedenti, përkatësisht deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Në ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Propozim-ligjit për veprimtari hoteliere bëhet harmonizimi me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese  dhe harmonizimi në pjesën e përkufizimit të dënimeve mandatore që shqiptohen aty për aty për kundërvajtjen e bërë. Njëkohësisht, në këtë pjesë bëhet përkufizimi i qartë dhe saktësimi plotësues i shumave që paguhen për licencën adekuate. Në lidhje me kërkesën për përmirësimin e licencave nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, kohëzgjatja e gjithë procesit është 15 ditë. Në rast se afati i parashikuar të mos respektohet, kërkuesi ka mundësi ta ngrejë procedurën e tërësishme. Në pjesën e aktvendimeve  për kategorizimin e objekteve hotelierike adekuate, nëse në afat prej 30 ditëve nuk jepet aktvendimi adekuat nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, në këtë rast procedura e tërësishme për implementimin e principit mund të ngrihet dhe në mënyrë praktike kërkuesi të ketë njohuri të saktë pse afati adekuat nuk është i vërejtur, ndërsa nga ana tjetër institucioni të jetë i obliguar dhe përgjegjës që më shpejtë ta dorëzoj përgjigjen adekuate.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, në lidhje me licencat e kategorisë A dhe B të agjencive turistike, afati i dhënies duhet të jetë 15 ditë. Nëse të njëjtat nuk jepen në afatin e paraparë, në këtë rast pason principi i njëjtë, përkatësisht procedura do të mbahet në përputhshmëri më kodin penal. Ndryshimet e propozuara shkojnë drejt përmirësimit të kësaj sfere, posaçërisht në pjesën e plotësimit të të drejtave nga ana e kërkuesit për marrjen e licencës për agjenci turistike.

Në lidhje me plotësimet e propozuara të Ligjit për automjete, të njëjtët janë në drejtim të mundësimit të vjetërsimit sa më të shpejtë të së drejtës së zbatimit të kërkesës, ku qytetarët, përkatësisht kërkuesit, do ta paraqitnin deri te Byroja për metodologji si organ adekuat për lejimin veç e veç të automjetit. Me ndryshimet e propozuara, janë paraparë 15 ditë për marrjen e përgjigjes në lidhje me kërkesën . Në rast të mosmarrjes së përgjigjes në këtë rast, procedurën e tërësishme kërkuesi do të ketë të drejtë ta ngrejë dhe me këtë ta realizojë të drejtën e vetë për qasje të shpejtë dhe efikase dhe për informim të tërësishëm.

Tek ndryshimet dhe plotësimet e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për sistem njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave të tjerë juridik, bëhet fjalë për implementimin e principit të njëjtë në lidhje me regjistrimin në regjistrin adekuat. Me plotësimet e propozuara, nëse në afat prej katër orëve nuk bëhet regjistrimi i tërësishëm nga ana e regjistruesit adekuat, kërkuesi do të ketë mundësi për realizimin e të drejtës së tij në përputhshmëri me dispozitën e principit që do të thotë aprovim. Me këto ndryshime shkohet drejt efikasitetit të tërësishëm të procedurës dhe përgjegjësisë ende më të madhe dhe më të rëndësishme të personave udhëheqës adekuat, përkatësisht funksionarëve.

Pas mbarimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri konludoi se të gjitha Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click