Aktivitetet



E premte, 21 janar 2011

MBLEDHJA E NËNTËMBËDHJETË E KËSHILLIT NACIONAL PËR EUROINTEGRIME

Këshilli Nacional për Eurointegrime në mbledhjen e sotme e shqyrtoi Programin nacional për miratimin e të drejtës së BE-së-revizioni 2011.

Në mbledhjen e Këshillit morën pjesë E.T. z.  Ferenc Kekeshi ambasador i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, E.T. z.  Dariush Karoll Bahura, ambasador i Republikës së Polonisë në Republikën e Maqedonisë dhe znj. Marina Kurte, përfaqësuese e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë.

Programin nacional e shpalosi z.  Vasko Naumovski, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për çështje evropiane. 

Revizioni i NPAA-së 2011 është revizioni i katërt me rrathë, i miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 28 dhjetor 2010. Qëllimet bazë të revizionit të sivjetshëm të NPAA-së janë: adresimi i konstatimeve dhe rekomandimeve nga Raporti i Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2010; obligimet që dalin nga MSA; rekomandimet nga drejtoritë e linjave të Komisionit Evropian; përfshirja e rekomandimeve nga Komiteti për stabilizim dhe asociim dhe nënkomitetet e mbajtura gjatë vitit 2010; rekomandimet nga takimet e mbajtura teknike dhe misionet vlerësuese me strukturat adekuate të BE-së; prioritetet afatmesme nga Partneriteti për qasje dhe revidim të korpusit të legjislacionit evropian. Në vitin 2011 është paraparë që të miratohen 62 ligje dhe rreth 400 akte nënligjore, përkatësisht harmonizim me gjithsej 524 masa të BE-së.

Në debatin e mbledhjes me diskutimet, sugjerimet dhe rekomandimet e veta morën pjesë: znj. Radmilla Shekerinska, kryetare e Këshillit Nacional për Eurointegrime, z.  Petar Pop Arsov, z.  Aleksandar Spasenovski dhe znj. Flora Kadriu, deputetë dhe anëtarë të Këshillit, z.  Dimitar Mirçev, anëtar i Këshillit dhe përfaqësues i Kabinetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë dhe z.  Aleksandar Kërzhallovski, përfaqësues i Platformës qytetare të Maqedonisë.

Këshilli Nacional për Eurointegrime konkludoi që sugjerimet nga debati për Programin nacional të dorëzohen deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Në mbledhje Këshilli miratoi Mendim për miratimin e të drejtës së BE-së gjatë vitit 2011.

Në mbledhjen e njëjtë u miratua Raporti për punën e Këshillit Nacional për Eurointegrime për periudhën qershor-dhjetor 2010 si dhe Plani për aktivitete të Këshillit Nacional për Eurointegrime për realizim gjatë vitit 2011.

Click