Aktivitetet



E enjte, 24 mars 2011

MBLEDHJA E NJËQIND E KOMISIONIT PER FINANCIM DHE BUXHET 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e sotme të njëqind, si trup punues amë shqyrtoi pesë Propozim-ligje.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit doganor, Komisioni në lexim të dytë shqyrtoi pesë amendamente, të parashtruar nga deputeti Kërsto Mukoski, i cili i arsyetoi të njëjtit. 

Komisioni njëzëri i miratoi të gjithë amendamentet dhe konludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit doganor.        

Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi fitimin (në lexim të dytë), Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetadiministrimit lokal (në lexim të dytë) dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurimin e detyrueshëm në komunikacion (në lexim të dytë) nuk u parashtruan amendamente, dhe Komisioni njëzëri konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përpunimin e Propozim-ligjit të plotësuar dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit, në lexim të dytë Komisioni shqyrtoi një amendament, të parashtruar nga deputeti Vlladanka Aviroviq, e cila e arsyetoi të njëjtin, me çka sqaroi se ai është i karakterit teknik.

Zëvendës-ministri i Financave u pajtua me amendamentin e propozuar, ndërsa  Komisioni njëzëri e miratoi.

Komisioni njëzëri  konludoi se në pajtim me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjit të plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit. 

Click