Aktivitetet



E martë, 5 prill 2011

MBLEDHJA E NJËQINDEDY E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme të njëqindedy, si trup punues amë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të huave në depozitë të përhershme në shoqërinë SHA Industria Kimike Organike "Naum Naumovski-Borçe" - Shkup, me procedurë të shkurtuar; 
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar sipas Marrëveshjes për hua për realizimin e "Projektit për përmirësimin e shfrytëzimit të ujit në basenin e lumit Zletovicë”, me procedurë të shkurtuar; 
  3. Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim plotësues të Projektit për SHA MEPSO, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore dhe SHA MEPSO, me procedurë të shkurtuar; 
  4. Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të punëve paraprake dhe përgatitore për Projektin “Fusha e Llukovës dhe sjellja e Ujërave të Korabit", që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore dhe SHA ELEM, me procedurë të shkurtuar; 
  5. Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua, e dedikuar për financimin e projektit "Parku i turbinave me erë Bogdanci",  që do të lidhet ndërmjet Bankës Kreditore për rindërtim-KfV dhe SHA ELEM, me procedurë të shkurtuar. 

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjet e parashtruara dha zëvendësministri i Financave, Z.  Nedim Ramizi. 

- Në lidhje me Propozim-ligjin për shndërrimin e kërkesave të Republikës së Maqedonisë në bazë të huave në depozitë të përhershme në shoqërinë SHA Industria Kimike Organike "Naum Naumovski-Borçe" - Shkup, ai theksoi se në fund të vitit 2008 u miratua ligji për shndërrimin e kërkesave të RM-së në investim të përhershëm në katër shoqëri me kapital dominant shtetëror.

Qëllimi i këtij ligji ishte drejtuar drejtë zvogëlimit të borxheve që këto shoqëri i kanë shtruar në dekadën e kaluar. 

Duke pasur parasysh faktin se bëhet fjalë për shoqëri me kapital dominant shtetëror, shteti e ka toleruar punën me humbje të këtyre shoqërive me dekada, me qëllim që ta mbajë prodhimtarinë e këtyre kombinateve të mëdha, t’i mbajë të punësuarit të cilët janë në moshë të thyer dhe me largimin e tyre krijohet vetëm problem plotësues, ndërsa nuk tejkalohet ekzistuesi. 
Me këtë rast, këto shoqëri nuk janë borxhli ndaj themeluesit dhe pronarit të tyre-Republikës së Maqedonisë, por të mëdha janë edhe borxhet ndaj kreditorëve privat ose bashkëpunëtorëve afarist. 

Për Qeverinë me rëndësi të madhe ishte privatizimi i kapitalit shtetëror në këto shoqëri pikërisht me qëllim që të tejkalohen këto probleme. Koncepti ishte drejtuar ashtu që Qeveria e mori pjesën e borxheve që kanë të bëjnë pikërisht ndaj Republikës së Maqedonisë, ndërsa investitori privat ose partneri strategjik, i cili do të fitoj në tender publik për shitjen e aksioneve e merr pjesën e borxheve që shoqëritë i kanë ndaj kreditorëve privat dhe bashkëpunëtorëve afarist, por edhe konsolidimin dhe ristartimin e këtyre fabrikave. 

Në këtë mënyrë, me konversionin e zbatuar dukshëm u zvogëluan obligimet e SHA OHIS, ndërsa në lidhje me borxhet në të shpenzimeve publike ndaj RM-së  përfundimisht me 31.12.2008 plotësisht u tejkaluan, duke i përfshirë edhe kontributet për sigurim të detyrueshëm social të të punësuarve. 

Gjithashtu, veprim të përbashkët të Qeverisë së RM-së dhe OHIS-it, me pako motivuese për të punësuarit u zvogëlua edhe numri i tyre rreth 500 të punësuar.  Në ndërkohë, OHIS vazhdoi të punojë, ndërsa rrodhën shpallje publike për shitjen e kapitalit shtetëror.  Në këtë mënyrë, ndodhën borxhe të reja të shoqërisë, që e ngarkojnë shitjen e tij të ardhshme dhe interesin tek investitorët. 

Në këtë mesperiudhë, ngarkimet plotësuese të OHIS-it ndaj RM-së janë në vlerë prej 200 milion denarë, ndërsa kanë të bëjnë me huat e paguara dhe ndihmën financiare për OHIS-in, në drejtim të mirëmbajtjes së procesit prodhues dhe pagimit të pagave të të punësuarve. 

Me këtë Propozim-ligj, parashihet që këto kërkesa të RM-së të shndërrohen në investim të përhershëm në SHA OHIS, ndërsa qëllimi është gjithsesi shitja e pakos shtetërore të aksioneve. 

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjin për ngarkimin e Republikës së Maqedonisë me hua te Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar sipas Marrëveshjes për hua për realizimin e "Projektit për përmirësimin e shfrytëzimit të ujit në basenin e lumit Zletovicë”, zëvendësministri i Financave theksoi se qëllimi kryesor i Projektit është sigurimi i ujit për pije për rreth 100.000 banorë, të cilët jetojnë në 6 komuna në pjesën lindore të Republikës së Maqedonisë: Karbinc, Kratovë, Llozovë, Probishtip, Shën Nikollë dhe Shtip. 

Në përputhshmëri me Marrëveshjen për hua të nënshkruar ndërmjet JICA-as dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, me fazën e parë parashihet përfshirja e ujërave nga derdhja e lumit Zlletovicë dhe distribuimi i ujit të papërpunuar për të gjitha 6 komunat.  Obligimi i komunave është të pastrohet uji i papërpunuar dhe të distribuohet për qytetarët.

Me qëllim të mbarimit të të gjitha aktiviteteve të nevojshme rreth ndërtimit të HS Zlletovicë, data e përfundimit të Projektit është vazhduar për periudhën prej dy vjetëve përkatësisht deri më 26.1.2013. 

Pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve në përputhshmëri me Marrëveshjen për hua për fazën e parë për projektin Zlletovicë, 3.354.237 euro nga huaja e JICA-s do të mbeten të pashfrytëzuara. 

Kjo shumë e mjeteve mund të jetë e ridedikuar për realizimin e aktiviteteve plotësuese që janë të domosdoshme për funksionimin dhe mirëmbajtjen e HS Zlletovicë, si dhe për ndërtimin/rikonstruimin e stabilimentit për pastrimin e ujit për pije (SPU) për tre komuna Karbinci, Shtip dhe Probishtip, me çka do të mundësohet ndaj HS Zlletovicë të kyçen gjithsej 94.570 qytetarë (së bashku me komunat Shën Nikollë dhe Kratovë). 

Në këtë mënyrë NP HS Zlletovicë do të mund të realizojë të ardhura nga shitja e ujit që do të ndihmojnë në sigurimin e mjeteve për funksionimin dhe mirëmbajtjen e sistemit si dhe për pagesën e kredisë nga JICA e dedikuar për realizimin e fazës së parë të projektit Zlletovicë.
 
- Në lidhje me Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim plotësues të Projektit për SHA MEPSO, që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore dhe SHA MEPSO, Z.  Ramizi theksoi se mjetet nga kjo hua janë në shumë prej 3 milion euro, e me këtë rast SHA MEPSO do të marrë pjesë edhe me mjete personale në shumë prej 7.36 milion euro. 

Projektin do ta mbështes Komponenti B “Rivitalizimi  dhe ndërtimi i largpërçuesve” nga Projekti vijues për SHA MEPSO edhe atë përmes këtyre dy aktiviteteve:

Ndërtimi i interkonekcionit 400 kV Shtip (Republika e Maqedonisë) – Nish (Republika e Serbisë) – Me ndërtimin e këtij interkonekcioni do të sigurohet siguri më e madhe e punës së rrjeteve elektroenergjetike në territorin e Evropës Juglindore dhe përforcimin e lidhjeve elektrike të relacionit veri-jug, posaçërisht në muajt e verës kur realizohet shkëmbimi intensiv në këtë drejtim, si dhe në rast të remonteve të kapaciteteve të rëndësishme transmetuese në këtë rajon. 
Linja e re do të çojë deri te dobitë e rëndësishme rajonale dhe lokale dhe do ta zmadhojë stabilitetin dhe sigurinë e sistemeve elektroenergjetike në rajon. 

Pikërisht, do të sigurohen kushte për shkëmbim të sigurt të sasive më të mëdha të energjisë elektrike, si ndërmjet sistemeve elektroenergjetike të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë, ashtu edhe ndërmjet sistemeve elektroenergjetike në territorin e Ballkanit në tërësi, dhe do të sigurohen kushte për kyçjen e 400 kV stacioneve të ardhshme të transformatorit për sigurimin e dërgesës së sigurt dhe kualitative të energjisë elektrike në territoret konsumuese përgjatë largpërçuesit. 

Nevoja për realizimin e shpejtë të pjesës maqedonase nga interkonekcioni Shtip-Nish, del nga fakti që pjesa serbe nga ky interkonekcion është në fazë të implementimit dhe i njëjti pritet të jetë i gatshëm për punë para fundit të vitit 2011. 
Zëvendësimi i largpërçuesit 110 kV TS Shkupi 1 – TS Tetovë 1 – Ky aktivitet do të çojë deri te përmirësimi i sigurisë në furnizimin e energjisë elektrike në rajonin e Tetovës, që në mënyrë të volitshme do të ndikojë në kualitetin e jetës dhe zhvillimin ekonomik në këtë pjesë të vendit.  

- Zëvendësministri i Financave, për Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua për financim të punëve paraprake dhe përgatitore për Projektin “Fusha e Llukovës dhe sjellja e Ujërave të Korabit", që do të lidhet ndërmjet Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim-Banka Botërore dhe SHA ELEM, theksoi se me realizimin e Projektit do të zvogëlohet importi i energjisë elektrike, ndërsa me këtë edhe derdhja e mjeteve në të holla jashtë kufijve të shtetit, që më tej mund të shfrytëzohen për financimin e projekteve tjera në sektorin energjetik. 

Gjithashtu, do të sigurohet kapacitet i prodhuar stabile vendor me çmim të pranueshëm të energjisë elektrike, që nuk do të jetë i varur prej sulmeve negative dhe turbulente të bursës dhe ndryshimeve të tregut botëror energjetik.
Mjetet e përgjithshme të nevojshme për punët paraprake dhe përgatitore për projektin arrijnë shumën prej 3.400.000 euro, nga t cilat 2.245.507 euro do të sigurohen me huan nga Banka Botërore, ndërsa shuma tjetër prej 1.154.492 euro janë mjete personale të SHA ELEM-it. 

- Për Propozim-ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë ndaj detyrimeve sipas Marrëveshjes për hua, e dedikuar për financimin e projektit "Parku i turbinave me erë Bogdanci", që do të lidhet ndërmjet Bankës Kreditore për Rindërtim-KfV dhe SHA ELEM, Z.   Ramizi theksoi se Projekti ka për qëllim shfrytëzimin e erës si burim rigjenerues i energjisë përmes ndërtimit të elektranave të erës me të cilat do të arrihet prodhim vjetor i 100 GWh energjisë natyrale të qëndrueshme. 

Me realizimin e Projektit do të shpërndahen burimet për furnizim me energji dhe do të mundësohet kyçja e burimeve rigjeneruese të energjisë në rrjetin kombëtar.

Mjetet e parapara për realizimin e këtij projekti, arrijnë shumën 55.500.000 euro, nga të cilat 22.600.000 euro do të sigurohen nga SHA ELEM, nëse 32.900.000 euro do të financohen me hua nga ana e Bankës Kreditore për Rindërtim - KfV.  Huamarrësi do të jetë SHA ELEM, nëse Republika e Maqedonisë do të jep garanci shtetërore. 

Duke marrë parasysh atë që për të gjitha Propozim-ligjet e lartëpërmendura nuk u parashtruan amendamente, Komisioni njëzëri konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozim-ligjeve të plotësuara dhe i propozon Kuvendit t’i shqyrtojë dhe miratojë të njëjtit.  

Click