Aktivitetet



E enjte, 14 prill 2011

MBLEDHJA E NJËQINDEKATËRT E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Mbledhjen e njëqindekatërtë, të mbajtur më 14 prill 2011, si trup punues amë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për akciza (me procedurë të shkurtuar).

Arsyetim hyrës për Propozim-ligjin e parashtruar dha zëvendësministri i Financave, Z.  Nedim Ramizi.

Ai theksoi se ndryshimet e propozuara janë në drejtim të zvogëlimit të akcizave të derivateve të veçanta të naftës edhe atë për benzina pa plumb (Eurosuper  BS-95 dhe Eurosuper BS-98) dhe lëndën djegëse dizell (Eurodizell BS (D-E-V).  Zvogëlimi i akcizave për benzina pa plumb arrin shumën 4 denarë për litër, ndërsa për lëndën djegëse dizell 2 denarë për litër. 

Qëllimi i zgjidhjeve të propozuara është që të zbutet efekti i çmimeve të rritura të derivateve të naftës, si rezultat i çmimit të rritur të naftës barel të papërpunuar në tregjet botërore.  Zvogëlimi i akcizave të benzinave pa plumb dhe lëndëve djegëse dizell pritet ta zbus uljen e konsumit, me çka do të kompensoheshe efekti negativ. 

Duke marrë parasysh atë që për këtë Propozim-ligj nuk u parashtruan amendamente, Komisioni njëzëri konkludoi se nuk janë plotësuar kushtet për përgatitjen e Propozimit të plotësuar të ligjit dhe i propozon Kuvendit ta shqyrtojë dhe miratojë Ligjin për ndryshimin e Ligjit për akcizat.   
 

Click