Aktivitetet



E premte, 1 prill 2011

MBLEDHJA E NJËQINDENJË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të njëqindenjë, si trup punues amë në lexim të parë shqyrtoi njëmbëdhjetë Propozim-ligje, të cilët i arsyetoi zëvendësministri i Financave, Z. Nedim Ramizi.

Komisioni i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit doganor (në lexim të parë);
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore (në lexim të parë);
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëritë financiare (në lexim të parë);
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra zbavitëse; 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lizing;
  6. Propozim-ligjin për mbrojtje të konsumatorëve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi; 
  7. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për tatimet e pronës;
  8. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për furnizimet publike;
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social;
  10. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për administratë doganore;
  11. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore.              

- Në arsyetimin hyrës për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit doganor, zëvendësministri i Financave theksoi se me plotësimet e propozuara do të mundësohet zbatimi efikas i dispozitave doganore edhe atë përmes miratimit të akteve në afatet e caktuara ligjore, apo përmes kërkesave dhe ankesave të paraqitura, me çka do të mundësohet përmirësimi i biznes klimës dhe punë më me përgjegjësi dhe efikase e administratës, sepse sipas analizave të bëra është konstatuar se nga ana e organeve kompetente për kërkesat e paraqiturat personave pjesëmarrës në procedurën doganore, jo çdoherë të njëjtët zgjidhen në afatet e përcaktuara për.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurë tatimore , Z. Ramizi theksoi se qëllimi kryesor i ndryshimeve dhe plotësimeve të propozuara është përcaktimi i bazës me të cilën do të mundësohet personi i autorizuar nga ana e ministrit të Financave të mund t’i nënshkruajë vendimet me të cilët vendoset për ankesën e akteve administrative tatimore të cilët janë miratuar nga Drejtoria e të hyrave publike. 

Njëkohësisht, në Propozim-ligj implementohen dispozita të reja me të cilat do të mundësohet vendosje më e shpejtë dhe më efikase për ankesën e paraqitur kundër aktit administrativ tatimor të njësisë organizative të drejtorisë për të hyrat publike, për të cilën vendos ministri i Financave ose personi i autorizuar nga ai.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri financiare, zëvendësministri i Financave theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë në drejtim të realizimit më të shpejtë dhe më efikas të të drejtave të qytetarëve në lidhje me kërkesën e paraqitur për marrjen e lejes për themelimin dhe punën e shoqërisë financiare.

Me dispozitat në nenin 1 bëhet saktësimi i definicionit të faktoringut i cili definohet si aktivitet financiar tek i cili faktori kryen blerjen e kërkesave të paarritura nga personat juridik të vendit dhe të huaj, me ose pa të drejtë të regresit. 

Me Propozim-ligjin shtohet nen i ri 10-a me të cilin rregullohet procedura në rast të mosveprimit për kërkesën për dhënien e lejes për themelimin dhe punën e shoqërive financiare. 

Me nenin 3 bëhet harmonizimi me Ligjin për themelim të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, përkatësisht parashihet ankesë për vendimet që i sjellë ministri i Financave në përputhshmëri me këtë ligj të paraqitet deri te Komisioni shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, sepse Komisionet e deritanishme pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zgjidhjen e ankesave në procedurë të shkallës së dytë anulohen.

- Zëvendësministri i Financave theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojëra të fatit dhe lojëra argëtuese bëhet implementimi i institutit "heshtja është aprovim", i përcaktuar në Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative. 

Pikërisht, ky institut futet tek procedurat që mbahen para Ministrisë së Financave për kërkesat e paraqitura për dhënien e lejes për organizimin e lojërave të fatit, lojës shpërblyese dhe lojës interaktive të fatit dhe tek procedurat për kërkesat e paraqitura për marrjen e pëlqimit në vendet e pagesës, për ndryshimin e hapësirës afariste ku organizohen lojërat e fatit ose lojërat argëtuese dhe tek procedurat për kërkesat e paraqitura për ndryshimin e numrit të automatëve dhe tavolinave në kazino dhe automatëve në automat-klube.  

- Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  për lizing, janë në drejtim të realizimit më të shpejtë dhe më efikas të të drejtave të qytetarëve në lidhje me kërkesën e paraqitur për marrjen e lejes për themelimin dhe punën e dhënësit të lizingut financiar.

Me nenin 1 bëhet harmonizimi me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, përkatësisht parashihet  për vendimet që i sjellë ministri i Financave në përputhshmëri me këtë ligj ankesa të paraqitet deri te Komisioni shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, sepse Komisionet e deritanishme pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zgjidhjen e ankesave në procedurë të shkallës së dytë anulohen.

Këto dispozita do të kenë zbatim të prolonguar, përkatësisht do të zbatohen nga dita e fillimit me punë e Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë. 

Me nenin 2 rregullohet veprimi në rast se ministri i Financave nuk vepron sipas kërkesës për dhënien e lejes për themelimin dhe punën e dhënësit të lizingut financiar në përputhshmëri me ndryshimet në Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative. 

Kjo procedurë zbatohet dhe gjatë dhënies së lejeve për ndryshimet statusore të shoqërive të lizingut dhe në procedurën e dhënies së pëlqimit.

- Në arsyetimin hyrës për Propozim-ligjin për mbrojtje të konsumatoreve gjatë marrëveshjeve për kredi konsumi, Z.  Ramizi theksoi se qëllimi bazë i ligjit të propozuar është të sigurohet qasje e rregullt deri te konsumatorët gjatë lidhjes së marrëveshjeve për kredi konsumi, që nënkupton reklamimin dhe dhënien e të dhënave për të gjitha elementet e rëndësishme të marrëveshjeve për kredi konsumi para lidhjes së tyre.

Në këtë mënyrë, do të arrihet mbrojtje e konsumatorëve, përkatësisht e personave fizikë të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme nga kjo sferë dhe do t'i largohet pagesave të të ashtuquajturave shpenzime të fshehta. 

Ligji i obligon kreditorët që tu japin konsumatorëve informata për marrëveshjen për kredi konsumi, të drejtat dhe obligimet që dalin nga marrëveshja, shpenzimet e përgjithshme që i paguan konsumatori dhe tjera. 

- Zëvendësministri i Financave për Propozim-ligjin për  plotësimin e Ligjit për tatimet e pronës theksoi se qëllimi themelor i plotësimeve të propozuara është përshpejtimi i procedurës për miratimin e vendimeve për përcaktimin e tatimit të trashëgimisë dhe dhuratës, tatimit mbi fitimin e patundshmërive para organit të shkallës së parë, përkatësisht në procedurën para administratës komunale, si dhe procedurën për ankesën e paraqitur të vendimit të shkallës së parë para Ministrisë së Financave.

Gjithashtu, me plotësimet e theksuara do të zbatohet edhe mekanizmi për mbrojtjen më të mirë të të drejtave të qytetarëve para organeve administrative. 

- Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për furnizimet publike, Z.  Ramizi theksoi se qëllimi është zgjidhja në kohë e ankesave nga ana e Komisionit shtetëror për ankesa për furnizime publike, përkatësisht sigurim të mekanizmit efikas të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve në procedurat ankuese që mbahen para Komisionit shtetëror për ankesa për furnizimet publike.

- Zëvendësministri i Financave për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute nga sigurimi i detyrueshëm social theksoi se nevoja e ndryshimeve të caktuara del nga praktika e cila e imponoi nevojën e rregullimit plotësues i segmenteve të caktuara në sistemin e kontributeve nga sigurimi i detyrueshëm social , që kanë të bëjnë me mundësimin e qasjes në sigurimin shëndetësor të personave të cilët nuk janë përfshirë me sigurimin shëndetësor për njërën nga pikat 1 deri 14 paragrafi 1 i nenit 10 të ligjit.

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të ligjit përcaktohen kriteret në bazë të të cilëve këto persona do ta realizojnë të drejtën e sigurimit shëndetësor, si dhe kriteret plotësuese dhe bazat për qasje vullnetare në sigurimin e detyrueshëm shëndetësor.

- Sa i përket Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për administratë doganore, Z.  Ramizi theksoi se me të bëhet plotësimi i kompetencave në administratën doganore si rezultat i autorizimeve të dhëna në përputhshmëri me Ligjin për procedurë penale, si dhe harmonizimi në pjesën e veprimit për ankesën deri te vendimet e miratuara nga marrëdhënia e punës në mënyrë që me këtë ndryshim dhe plotësim bëhet edhe harmonizimi me Ligjin për themelim të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.

Njëherazi, me këtë ndryshim futet provimi profesional, përcaktohen mënyrat e pushimit të marrëdhënies së punës të nëpunësit doganor, rregullohet suspendimi, rregullohet kompensimi dhe mënyra e realizimit të tij, rregullohen masat disiplinore, futet afati i lëshimit të punës.

Me miratimin e këtij Ligji do të realizojë harmonizimin me Ligjin për procedurë penale dhe Ligjin për themelim të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë me futjen e kompetencës së re për Drejtorinë doganore dhe me futjen e kundërshtimit para organit tjetër. 

Gjithashtu, mundësohen edhe afate më të shkurta për veprim me shpallje publike, përcaktim i qartë i marrjes së punëtorit në Drejtorinë doganore, përcaktim i saktë i trajtimit të nëpunësve të sapo punësuar doganor, pasojat nga dhënia e pasuksesshme e provimit profesional.  Përcaktim i qartë i mënyrës së pushimit të marrëdhënies së punës, përcaktimi i qartë i rasteve të heqjes dorë nga marrëveshja për punësim, përcaktimi i kompensimeve gjatë shpërndarjes, ndarja e masave disiplinore që do të shqiptohen në përputhshmëri me përgjegjësinë disiplinore të nëpunësit doganor, futjen e afatit të lëshimit të punës në rast të heqjes dorë nga marrëveshja për punësim. 

-  U shqyrtua edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për privatizim dhe qira të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, për të cilin Z. Ramizi theksoi se me të përcaktohen dispozita plotësuese në drejtim të mbrojtjes së të drejtave dhe interesave juridike të palëve në procedurën administrative nga sfera e privatizimit të tokës ndërtimore në pronësi shtetërore, duke e përpunuar institutin “administrata nuk heshtë”, me ç’rast përcaktohen veprime konkrete proceduese që u janë në diskonim palëve, organeve të administratës dhe Inspektoratit Shtetëror Administrativ. 

Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të këtij ligji rritet efikasiteti, efektiviteti dhe përgjegjësia e organeve të administratës në procedurat për zgjidhjen e kërkesave të palëve, ndërsa parashtruesit e kërkesave do të mundin në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase ta realizojnë të drejtën e tyre të përcaktuar me këtë ligj, përkatësisht më shpejtë të fitojnë të drejtën e pronësisë së tokës ndërtimore. 

Komisioni për të gjitha Propozim-ligjet njëzëri konkludoi se janë të pranueshëm dhe mund të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click