Aktivitetet



E mërkurë, 30 mars 2011

MBLEDHJA E NJËZETESHTATË E KOMISIONIT PËR KULTURË

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e njëzeteshtatë, të mbajtur më 29 mars 2011, si trup punues amë, i shqyrtoi:

1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të mira audiovizuele (leximi parë);
2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kulturë (leximi parë);
3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për donacione dhe sponsorime në veprimtari  publike (leximi parë);
4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për biblioteka (leximi parë);
5. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta (leximi parë);
6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e  Ligjit për muze (leximi parë).

Në mbledhjen e Komisionit në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë mori pjesë Znj. Elizabeta Kancevska-Millevska, ministre e Kulturës dhe Z. Ibrahim Ibrahimi, zëvendësministër i Drejtësisë.

Në arsyetimin e Propozim-ligjeve, përfaqësuesit e Qeverisë e theksuan nevojën për miratimin e ligjeve, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet.

Komisioni për Kulturë i shqyrtoi Propozim-ligjet e lartëtheksuara nga pikëpamja e nevojës së miratimit të ligjeve, parimet mbi të cilët duhet të bazohen ligjet, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjet dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në përputhshmëri me nenin 142, paragrafi 1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click