Aktivitetet



E hënë, 17 janar 2011

Mbledhja e pesëdhjetegjashtë e Komisionit për Çështje Ekonomike

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 13 dhe 14 janar 2011, e mbajti mbledhjen e tij të Pesëdhjetegjashtë dhe vazhdimin e saj të parë.

- Si trup punues amë, Komisioni në lexim të dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin e Ligjit për energjetikë, për të cilin miratoi 12 amendamente, nuk miratoi 13 amendamente, ndërsa 8 amendamente u tërhoqën. 

- Në mbledhje, Komisioni shqyrtoi edhe dy amendamente, të parashtruar nga deputeti Tome Çingovski, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike. Të dy amendamentet nuk u miratuan.

Komisioni me shumicë të votave konkludoi që Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike ta përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Në leximin e dytë, Komisioni i shqyrtoi: Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen juridike të shërbimeve të cilat bazohen në, ose përfshijnë, qasje të kushtëzuar; Propozim-ligjin për dhomat ekonomike dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tregti elektronike.

Kryetari i Komisionit, z.  Lubisav Ivanov Xingo, i njoftoi deputetët se për këto tre Propozim-ligje, në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente nga parashtruesit e autorizuar.

Komisioni konkludoi që këto tre Propozim-ligje t’i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Komisioni për Çështje Ekonomike si trup punues amë në mbledhjen e mbajtur më 14 janar 2011 dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës në mbledhjen e mbajtur të njëjtën ditë, shqyrtoi tre amendamente të parashtruar për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për taksën e qëndrimit të përkohshëm, prej të cilëve njëri u miratua, ndërsa dy të tjerët nuk u miratuan. Gjithashtu, shqyrtuan edhe tre amendamente të parashtruar për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sistemin njësportel dhe për mbajtjen e regjistrit tregtar dhe regjistrit të personave tjerë juridik, prej të cilëve dy u miratuan, ndërsa njëri nuk u miratua. 

- Në vazhdimin e parë të mbledhjes së 56-të, si trup punues amë Komisioni në lexim të parë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të prodhimeve.

Arsyetim të Propozim-ligjit  dha përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Ekonomisë, dr. Metodij Haxhi-Vaskov.

Ai theksoi se me ligjin ekzistues në tërësi rregullohet mënyra e lëshimit në qarkullim i prodhimeve joushqimore, posaçërisht i njëjti në tërësi të jetë i harmonizuar me parimet e mbrojtjes së interesit publik, jetës dhe shëndetit të njerëzve, kafshëve, natyrës e të ngjashme.

Me këto ndryshime propozohet mundësia që subjektet ekonomike të fusin edukimin, përkatësisht njoftimin e  të gjithë pjesëmarrësve në lëshimin e prodhimeve në treg që të kenë mundësi  të njoftohen dhe edukohen nëse bëhet kundërvajtje me shkallë më të vogël.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike unanimisht konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

-  Në vazhdimin e parë të mbledhjes së 56-të,  Komisioni e shqyrtoi edhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pronësi industriale ( leximi i parë).

Në arsyetimin e Propozim-ligjit, dr. Metodij Haxhi-Vaskov theksoi se bëhet harmonizimi i fushëveprimit të përcaktimit dhe rregullimit të Propozim-ligjit, posaçërisht në pjesën në lidhje me cilësinë e produkteve bujqësore dhe ushqimore, përkatësisht të atyre prodhimeve që në pajtim me ligjin cilësia do të duhet të jetë e rregulluar dhe plotësisht e përcaktuar.

Pjesa e dytë e ndryshimeve ka të bëjë me përmirësimin e tekstit të ligjit, në veçanti në pjesën e implementimit të tij, përkatësisht rregullimin e punës së shërbimeve inspektuese.  Në këtë pjesë, konkretisht bëhet fjalë për përcaktimin e kompetencave të sakta të shërbimeve inspektuese kur bëhet fjalë për vërtetimin e të drejtës për pronësinë intelektuale, me çka do të mënjanoheshin disa kundërthënie që paraqiten gjatë kryerjes së kontrollit.

Pjesa e tretë ka të bëjë me harmonizimin e Propozim-ligjit me masat që ndërmerren në lidhje me avancimin e politikës ndëshkuese, përkatësisht bëhet fjalë për klasifikimin e kundërvajtjeve të caktuara të cilat dalin në përputhshmëri me tekstin e ligjit.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike unanimisht konkludoi se ky Propozim-ligj është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click