Aktivitetet



E martë, 29 mars 2011

MBLEDHJA E SHTATËDHJETETETË E KOMISIONIT PËR SISTEM POLITIK DHE MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbrëmshme të shtatëdhjetetetë, si trup punues amë i shqyrtoi: 

  • Propozim-Deklaratën për avancimin e pozitës dhe të drejtave të Romëve;
  • Raportin për punën e Agjencisë për nëpunësit shtetëror për vitin 2010.

- Propozim-Deklaratën për avancimin e pozitës dhe të drejtave të Romëve e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesve, deputetja Znj. Liljana Popovska. Ajo theksoi se Romët janë pjesë integrale e shoqërisë maqedonase, janë pjesë e Preambulës së Kushtetutës dhe dispozitave ligjore të cilat garantojnë mundësi të barabarta për anëtarët e bashkësisë rome.  Megjithatë, në praktikë ata ballafaqohen me një sërë sfidash dhe ende janë pjesë e popullatës më të varfër. 

Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive e parashtroi këtë amendament:

  • Amendamenti I: Në Preambulën e Propozim-Deklaratës pas paragrafit (2) shtohet paragraf i ri (3) si vijon - “Duke iu referuar Deklaratës së Strasburgut për Romët e miratuar nga Këshilli i Evropës gjatë kohës së kryesimit të Republikës së Maqedonisë nga 20 tetori 2010".

Amendamenti parashtrohet sepse Deklarata e Strasburgut për Romët është dokument i rëndësishëm ndërkombëtar për avancimin e pozitës dhe të drejtave të Romëve në Republikën e Maqedonisë. 

Komisioni njëzëri e miratoi amendamentin e propozuar.

- Raportin për punën e Agjencisë për nëpunësit shtetëror për vitin 2010 e arsyetoi përfaqësuesi i Agjencisë për administratë, zëvendësdrejtori, Z.  Agron Seferi, me ç'rast u theksua se në vitin e kaluar, përveç obligimet tjera rrjedhëse të Agjencisë, vëmendje e madhe iu kushtua dy informatave të cilat kishin të bëjnë me formimin e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, e cila ishte përpunuar në bashkëpunim me profesorin slloven Gregor Virant, si dhe informata për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për nëpunësit shtetëror, Ligjit për nëpunësit publik dhe Ligjit për marrëdhëniet e punës. 

Gjithashtu, ai shtoi se në vitin 2010, Agjencia u fokusua edhe në prioritetet kyçe, si avancimi i sistemit të vendosur dhe efikas për selektimin dhe punësimin e nëpunësve shtetëror.

Në bazë të debatit, Komisioni konkludoi t’i propozojë Kuvendit ta miratojë Konluzionin vijues:

  1. Kuvendi e miratoi Raportin për punën e Agjencisë për nëpunësit shtetëror për vitin 2010; 
  2. Ky Konkluzion, bashkë me Raportin e Komisionit për Çështje Politike dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, t'i dorëzohet Agjencisë për administratë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.  
Click