Aktivitetet



E premte, 8 prill 2011

MBLEDHJA E SHTATËDHJETETRE E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE 

Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e shtatëdhjetetre, të mbajtur më 7 prill 2011, si trup punues i interesuar me procedurë të shkurtuar-leximi i dytë i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal;
  2. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të prodhimeve.

Në mbledhjen e Komisionit, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal, në rolin e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë zëvendësministri i Drejtësisë, Z. Ibrahim Ibrahimi, i cili e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit nga aspekti i harmonizimit të tij me Bashkimin Evropian.

Kryetari i Komisionit, Z. Petar Pop Arsov, nënvizoi se me këto ndryshime dhe plotësime bëhet harmonizimi i mëtutjeshëm me legjislaturën evropiane dhe të njëjtat janë paraparë në Programin Nacional për miratimin e të drejtës së Bashkimit Evropian. Gjithashtu, ai përmendi se Komisioni për Çështje Evropiane e shqyrton këtë Propozim-ligj nga aspekti i harmonizimit të tij me të drejtën e BE-së dhe për këtë nuk duhet të futet në debat material për të njëjtën.

Në debat morën pjesë deputetët: Znj. Roza Topuzova-Karevska dhe Z. Petar Pop Arsov.

Deputetja Znj. Roza Topuzova-Karevska theksoi se dispozitat e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të cilët nuk i përkasin zgjedhjeve, nuk duhet të propozohen në periudhë aq të shkurtër dhe në procedurë të shkurtuar, për shkak të kohës së pamjaftueshme për shqyrtimin dhe intervenimin eventual me amendamente.

Në këtë kontekst, zëvendësministri Ibrahimi potencoi se këto ndryshime dhe plotësime janë me karakter teknik dhe shumica e tyre paraqesin harmonizim me konventat dhe standardet ndërkombëtare në këtë lëmi, përveç dispozitave të cilat i përkasin futjes së regjistrit të posaçëm për persona të dënuar, miratimi i të cilit, paraqet prioritet duke marrë parasysh kontributin që ky regjistër do ta jep në aktivitetet e përgjithshme të Republikës së Maqedonisë për preventivë dhe luftë kundër keqpërdorimit seksual të fëmijëve.  

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të prodhimeve, në Komision në rolin e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, mori pjesë zëvendësministri i Ekonomisë, Z. Metodij Haxhi-Vaskov, i cili e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit nga aspekti i harmonizimit të tij me Bashkimin Evropian.

  • Komisioni me nëntë vota "për" konkludoi se Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit penal dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të prodhimeve duhet të jepet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 
Click