Aktivitetet



E enjte, 7 prill 2011

MBLEDHJA E TRIDHJETENËNTË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e mbajtur më 5 prill 2011, si trup punues amë në lexim të dytë i shqyrtoi:  

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve; 
  2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore;  
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për prekurzorë; 
  4. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për inspekcion sanitar dhe shëndetësor; 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barnat dhe mjetet ndihmëse mjekësore;  
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguri nga radiacioni; 
  7. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikalie; 
  8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor; 
  9. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidenca në sferën e shëndetësisë.

Komisioni për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore i shqyrtoi këto amendamente të parashtruara:

  • Amendamenti për ndryshimin e titullit të Ligjit, i parashtruar nga deputetët:  Mile Paçemski, Jovan Ginev dhe Marija Andonovska, me numër arkivor 07-1665/3.
    Në debatin për amendamentin e parashtruar mori pjesë deputetja marija Andonovska dhe i autorizuari i Ministrisë së Shëndetësisë, Z Zoran Stojanovski.

Komisioni njëzëri e miratoi amendamentin.

  • Komisioni mbajti shqyrtim të vetëm lidhur me amendamentin për shlyerjen e nenit 3, i parashtruar nga deputetët:  Maria Andonovska, Mile Paçemski, Jovan Ginev, Vele Gjorgjievski, Olivera Trajanovska dhe Zumrete Jakupi, me numër arkivor: 07-1665/2 dhe amendamentin për shlyerjen e nenit të ri 115-g në nenin 3, të parashtruar nga deputetët Mile Paçemski, Jovan Ginev, Marija Andonovska dhe Zumrete Jakupi me numër arkivor 07 - 1665/4
    Në shqyrtimin e amendamentit të parashtruar morën pjesë deputetët: Marija  Andonovska, Jovan Ginev, i autorizuari i Ministrisë së Shëndetësisë Z. Zoran Sotjanovski dhe kryetari i Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë Z. Vlladimir Borozanov.

Komisioni njëzëri e miratoi amendamentin.

  • Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Shëndetësi e parashtroi amendamentin:
    Neni 8 ndryshohet dhe vijon: “Akti nënligjor i paraparë më këtë ligj do të miratohet në afat prej 15 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji".

Amendamenti është në korrelacion me amendamentin e miratuar paraprakisht për shlyerjen e nenit 3 të Ligjit.

Komisioni njëzëri e miratoi këtë amendament.

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, leximi i dytë, Komisioni i shqyrtoi amendamentet e parashtruara: 

  • Amendamenti për nenin 2 për ndryshimin e paragrafit 2 të parashtruar nga deputetët Mile Paçemski, Jovan Ginev dhe Zumrete Jakupi, me numër arkivor 07- 1664/3

Në shqyrtimin e amendamentit të parashtruar morën pjesë deputeti Mile Paçemski dhe ministri i Shëndetësisë, Z. Bujar Osmani. Pas arsyetimit të dhënë nga ana e ministrit të Shëndetësisë, amendamenti u tërhoq nga propozuesi.

  • Amendamenti për ndryshimin e nenit 28, i parashtruar nga deputetët Marija Andonovska,  Mile Paçemski, Jovan Ginev, Vele Gjorgjievski, Olivera Trajanovska dhe Zumrete Jakupi, me numër arkivor 07-1664/2.
    Në shqyrtimin e amendamentit të parashtruar morën pjesë deputetja Marija Andonovska dhe ministri i Shëndetësisë, Z. Bujar Osmani.

Komisioni njëzëri e miratoi amendamentin. 

  • Me propozim të deputetes Marija Andonovska, dhe në pajtim me nenin 149 paragrafi 2 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni i parashtroi amendamentet në vijim:

1. Amendamenti I

Në nenin 9 pika e re 3-a ndryshohet dhe vijon: ,,3-a) 1% nga premia bruto e polisuar për sigurim të detyrueshëm të pronarëve, respektivisht përdoruesve të automjeteve motorike nga përgjegjësia e dëmeve të shkaktuara nga personat e tretë (përfshirë edhe preminë bruto të polisuar për sigurimin e pronarëve, respektivisht përdoruesve të automjeteve motorike nga përgjegjësia e dëmeve të shkaktuara nga personat e tretë, jashtë territorit të R Maqedonisë-Kartë e gjelbër)"

Përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e pranoi këtë amendament.

2. Amendamenti II

Në nenin 23 paragrafi 2 fjalët: ,,të cilat nuk kryhen në institucionet publike shëndetësore", zëvendësohen me fjalët: ,,të cilat nuk janë të shënuara në listat e shërbimeve, pjesë përbërëse e lejes për kryerjen e veprimtarisë së institucioneve publike shëndetësore, e lëshuar nga ministri i Shëndetësisë.”

Përfaqësuesi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë e pranoi këtë amendament.

Në afatin e përcaktuar nga Rregullorja për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për prekurzorë, Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për inspektim sanitar dhe shëndetësor, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barnat dhe mjetet ndihmëse mjekësore, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria nga radiacioni, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për kimikale dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për evidenca nga sfera e shëndetësisë nuk kishte amendamente të parashtruara nga propozuesit e autorizuar.

Pas debatit, Komisioni konkludoi  që Propozim-ligjet e lartëtheksuara t’i përcjellë në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës se Maqedonisë. 

Click