Aktivitetet



E martë, 29 mars 2011

MBLEDHJA E TRIDHJETESHTATË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tij të tridhjeteshtatë, e mbajtur më 28 mars 2011, si trup punues amë e shqyrtoi:

  • Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidenca në sferën e shëndetësisë - leximi i parë.

Në cilësi të përfaqësuesit të propozuesit, në mbledhje mori pjesë Z.  Vlladimir Popovski, zëvendësministër i Shëndetësisë. Në debat mori pjesë anëtarja e Komisionit, Znj. Zumrete Jakupi.

Përfaqësuesi i propozuesit e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit për evidenca në sferën e shëndetësisë, me të cilin rast theksoi se ndryshimi dhe plotësimi i këtij Ligji ka të bëjë me implementimin e masave për avancimin e politikës ndëshkuese si dhe përmirësimin e biznes klimës në Republikën e Maqedonisë. Njëherazi u shpreh se qëllimi që duhet të arrihet me këtë ligj është të sigurohet mundësia për kundërvajtje të veçanta, para shqiptimit të sanksionit të kryhet edukimi dhe jep mësim dhe mundësi në afat të caktuar të mënjanohen parregullsitë e potencuara.

Anëtarja e Komisionit, Znj. Zumrete Jakupi, theksoi se bëhet fjalë për zgjidhje ligjore pozitive, me të cilën, ndër të tjerash, rregullohet edhe procedura për edukimin e personit ose personit juridik ku është konstatuar parregullsia gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, me çka sigurohet edhe ndihma e subjekteve në tejkalimin e parregullsive të konstatuara gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese. 

Gjithashtu, ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit përmbajnë zgjidhje të drejtuara drejt implementimit të masave për avancimin e politikës ndëshkuese të cilat kanë të bëjnë me futjen, tregimin me ftesë për edukim për kundërvajtjet e vlerësuara me rrezik më të vogël dhe publikimin e obligueshëm të kontrollit tremujor të kontrolleve të kryera.

Në bazë të debatit, e në përputhshmëri me nenin 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni njëzëri konstatoi se Propozim-ligji për  ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për evidenca në sferën e shëndetësisë është i pranueshëm dhe duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.  

Click