Aktivitetet



E shtunë, 2 prill 2011

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR SHËNDETËSI

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë më 29 mars 2011 e mbajti mbledhjen e tridhjetetetë të tij, në të cilën si trup punues amë shqyrtoi tetë Propozim-ligje.

Komisioni i shqyrtoi:

  1. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve – leximi I;   
  2. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore – leximi I;   
  3. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për prokurzorë – leximi I;   
  4. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për inspekcion sanitar dhe shëndetësor – leximi I;   
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete ndihmëse mjeksore – leximi I;   
  6. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguria e radiacionit – leximi I;   
  7. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikale – leximi I;   
  8. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor – leximi I  

- Përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri i Shëndetësisë, Z.  Vlladimir Popovski, duke e arsyetuar Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, theksoi se ndryshimet e parapara janë në funksion të harmonizimit të masave për avancimin e politikës ndëshkuese, si dhe përmirësimin e biznes klimës në Republikën e Maqedonisë.

Me zgjidhjen e propozuar rregullohet procedura për edukimin e personit ose personit juridik ku është konstatuar parregullsia gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese. 

Gjithashtu, parashihet edhe obligimi i Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor për përgatitjen e raporteve tremujore për kontrollet e bëra, dhe për publikimin e të njëjtëve në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

- Zëvendësministri i Shëndetësisë e arsyetoi nevojën e miratimit të Ligjit për plotësimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me ç’rast theksoi se dispozitat e propozuara të Ligjit kanë të bëjnë në futjen e institutit “heshtja është aprovim”, në përputhshmëri me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, implementimin e Projektit për pagesën me sukses të punëtorëve shëndetësor, harmonizimin e kompetencës për vendosje në shkallë të dytë për ankesat me Ligjin për themelim të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë dhe tjera.

U drejtua ftesë nga Z. Popovski për kryetarin e Odës së mjekëve të Maqedonisë, prof.dr. Vlladimir Borozanov, i cili mori pjesë në mbledhje, për marrëveshjen e përbashkët rreth zgjidhjeve të propozuara të Ligjit.

- Për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për prekurzorë, zëvendësministri i Shëndetësisë, theksoi se me plotësimin e propozuar do të sigurohet zbatimi funksional i institutit "heshtja është aprovim" gjatë procedurës për marrjen e lejes për kryerjen e qarkullimit me prekurzorë, përkatësisht  pas kërkesës për ripërtëritjen e lejes. 

U tregua se përveç se ky ligj është në interes të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, me të njëjtin pengohet edhe krimi i lidhur me drogat.

- Përfaqësuesi i propozuesit në lidhje me Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për inspekcion sanitar dhe shëndetësor, theksoi se qëllimi është harmonizimi me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative, përkatësisht futjen e institutit juridik “heshtja është aprovim”. 

Me plotësimet e propozuara rritet përgjegjësia e inspektorëve, nëpunëseve shtetëror udhëheqës, si dhe të funksionarit i cili udhëheq me organin në punën e tyre. 

Gjithashtu, me këtë arrihet edhe efikasitet më i madh në realizimin e detyrave të punës nga ana e inspektorëve, nëpunësve shtetëror udhëheqës dhe tjerë dhe funksionarit i cili udhëheq me Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor.

- Në lidhje me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për barna dhe mjete ndihmëse mjekësore, Z.  Popovski theksoi se me ndryshimet e propozuara bëhet harmonizimi me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative dhe përcaktohet procedura për veprim nëse Agjencia për barna nuk e jep lejen për import të barnave në afatin e caktuar ligjor, ndërsa kërkesa është në përmbajtje të përcaktuar me ligj, importuesi ka të drejtë deri te drejtori i Agjencisë për barna të paraqes kërkesë për miratimin e aktvendimit për import të barnave. 

U tregua se me zgjidhjen e propozuar bëhet harmonizimi me Ligjin për themelim të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje nga rrezatimi jonizues dhe siguri të radiacionit, zëvendësministri i Shëndetësisë theksoi se me ndryshimet e propozuara bëhet futja e tërësishme e institutit “heshtja është aprovim” në përputhshmëri me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative. 

Me ndryshimet e këtilla do të sigurohet zbatimi funksional i institutit “heshtja është aprovim” gjatë procedurës për marrjen e lejes për kryerjen e veprimtarisë me burime me rrezatim jonizues. 

-  Përfaqësuesi i propozuesit, duke e arsyetuar nevojën e miratimit të Ligjit për kimikalie, theksoi se me ndryshimet e propozuara bëhet futja e tërësishme e institutit “heshtja është aprovim" në përputhshmëri me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative. 

Me nenin 2 të ligjit të propozuar përcaktohet edhe procedura për veprim nëse Agjencia për barna nuk e jep lejen për vënien në qarkullim të prodhimit të biocidit në afat prej 60 ditëve, ndërsa kërkesa është në përmbajtje të përcaktuar me ligj, parashtruesi i kërkesës ka të drejtë deri te drejtori i Agjencisë për barna të paraqes kërkesë për miratimin e aktvendimit për vënien në qarkullim të prodhimit të biocidit. 

Me këtë nen është përcaktuar edhe procedura për veprim të inspektorit sipas njoftimit të paraqitur nga parashtruesi i kërkesës se nuk i është dhënë akt në afatin e caktuar ligjor nga ana e drejtorit të Agjencisë; procedura për veprim e drejtorit të Inspektoratit shtetëror administrativ nëse inspektori nuk vepron në përputhshmëri me procedurën e përcaktuar në këtë nen; ndërmarrja e veprimeve përkatëse nga an’ e inspektorit, përkatësisht drejtorit të Inspektoratit shtetëror administrativ për përgjegjësi adekuate në rast të mosveprimit të drejtorit të Agjencisë, përkatësisht inspektorit në përputhshmëri me këtë nen; e drejta e parashtruesit të kërkesës për paraqitjen e kallëzimit deri te prokurori publik kompetent nëse drejtori i Inspektoratit shtetëror administrativ nuk vepron në përputhshmëri me këtë nen; si dhe e drejta e parashtruesit që të ngrit kontest administrativ para gjykatës kompetente nëse drejtori nuk vendos në afatin e caktuar ligjor.   Drejtori për këtë kërkesë është e nevojshme të vendos në afat prej dhjetë ditëve, e nëse ky afat nuk respektohet, atëherë parashtruesi ka të drejtë të ngrit kontest administrativ para Gjykatës Administrative.

- U shqyrtua edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, për të cilin Z.  Popovski theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e ligjit kanë të bëjnë me:

  • sigurimin e detyrueshëm shëndetësor dhe personat të cilët janë të papunësuar edhe në mënyrë aktive kërkojnë punë; 
  • sigurimin e pakës bazë të shërbimeve shëndetësore në institucionet shëndetësore të cilët janë në rrjetin e institucioneve shëndetësore; 
  • miratimin e aktit të ri të përgjithshëm të Fondit me të cilin do të rregullohet mënyra dhe metodologjia për përcaktimin dhe miratimin e Listës së barnave; 
  • udhëzimi i personave të siguruar nga mjeku i zgjedhur të jetë vetëm në nivel specialistik konsultues, ndërsa mjeku specialist të udhëzojë në nivel spitalor në sistemin e mbrojtjes shëndetësore;  
  • Fondi të lidhë marrëveshje me institucionet shëndetësore jashtë vendit për raste specifike për të cilët nuk ka kushte që të mjekohen në vend; 
  • harmonizimin me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative për futjen e institutit “heshtja është aprovim”; 
  • në Këshillin Drejtues të fondit të jetë përfshirë përfaqësues i propozuar nga Oda e mjekëve, Oda e stomatologëve dhe Oda e farmacistëve sipas principit të rotimit vjetor; 
  • për kundërvajtje të ndara para shqiptimit të sanksionit të realizohet edukimi dhe të jepet mësim dhe mundësi në afat të caktuar të largohen mangësitë; 
  • parashihen kritere sipas të cilëve do të përcaktohen vendet e largëta rurale; 
  • pjesëmarrja e përfaqësuesve të Ministrisë së Shëndetësisë në procedurën për bisedime rreth lidhjes së marrëveshjes me institucionet shëndetësore nga sfera e mbrojtjes shëndetësore spitalore. 

Fondi mund të kërkoj kompensim të dëmit nga institucioni shëndetësor i cili në mënyrë të paarsyeshme ka dhënë dokumentacion medicionale për realizimin e ndonjë të drejte të të siguruarit të cilit nuk i takon kompensim i dëmit nga institucionet shëndetësore me të cilat nuk ka marrëveshje, e me mjekim të të siguruarve janë shkaktuar komplikime për shëndetin e tyre.   

Zëvendësministri drejtoi ftesë deri te kryetari i Odës së mjekëve për marrëveshje të përbashkët rreth zgjidhjeve të propozuara të Ligjit.

Në bazë të debatit, e në përputhshmëri me  nenin 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni njëzëri konstatoi se të gjitha Propozim-ligjet janë të pranueshëm dhe duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click