Aktivitetet



E martë, 11 janar 2011

PRIORITETET E KRYESIMIT HUNGAREZ JANË EDHE  PRIORITETE TË MAQEDONISË

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, sot, në mbledhjen e 65-të të Komisionit për Çështje Evropiane, u prezantua Programi dhe prioritetet për punën e Kryesimit të Republikës së Hungarisë me Bashkimin Evropian, për periudhën janar-qershor 2011, nga ambasadori i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, E.T.  Ferenc Kekeshi.

Me takimin kryesoi kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Petar Pop Arsov, ndërsa njëherazi ishin prezent edhe euroambasadori, z. Ervan Fuere, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, z.  Vasko Naumovski, kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska-Jankovska, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, znj. Teuta Arifi, kryetari i Komitetit të Përzier Parlamentar, z.  Alaksandar Spasenovski, si dhe anëtarë dhe përfaqësues të të njëjtëve, e gjithashtu ishin të ftuar edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës, z.  Fernando de Gallainena Rodrigez dhe ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës, z.  Mark Mikellsen.

Që në fillim, euroambasadori Fuere theksoi se viti 2011 është viti i jubileve, kur Maqedonia do të shënoj përvjetorë të pavarësisë, si dhe të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, e cila është shtyllë e marrëdhënieve ndëretnike dhe implementimi i tërësishëm i saj kërkon përkushtim nga Qeveria dhe çdo pjesëtarë i shoqërisë.

Euroambasadori, gjithashtu, e theksoi rëndësinë e implementimit të ligjeve veç më të miratuar dhe ligjeve që do të harmonizohen me Rregullativën e BE-së, si dhe  të konsensusit politik dhe shoqëror në lidhje me regjistrimin, i cili do të mbahet në prill të këtij viti, e për të cilin tha se është test për marrëdhëniet ndëretnike dhe test për mirëbesim ndaj institucioneve në shtet.

“Hungaria do t’i mbështes përpjekjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të bashkëngjitet drejtë Unionit në përputhshmëri me konkluzionet e Këshillit Evropian.   Në këtë kontekst, Hungaria është e gatshme të ndihmojë në procesin e negociatave dhe në mënyrë aktive  të kyçet nëse kjo kërkohet nga të gjitha anët. Ne i përkrahim negociatat e ndërmjetësuara nga ana e KB-së”- deklaroi ambasadori Kekeshi.

Kryesimi hungarez i Këshillit të Bashkimit Evropian do ta ndërtojë agjendën e vet politike rreth faktorit njeri, me ç’rast duke u fokusuar në 4 shtylla:

  1. Rritje dhe punësim për ruajtjen e  modelit social evropian; 
  2. Një Evropë më të fortë; 
  3. Unioni mik i qytetarëve;
  4. Zgjerimi dhe politika e mirë fqinjësore.

Zëvendëskryeministri Naumovski shprehu besim se për Republikën e Maqedonisë do të caktohet data për negociata gjatë kohës së Kryesimit hungarez dhe njëkohësisht se "çështja e cila shtrohet këtë vit nuk është nëse shtetet-kandidate për anëtarësim duhet të jenë anëtare të BE-së, por si këto shtete sa më shpejtë të bëhen pjesë e saj”.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z.  Petar Pop Arsov, i përshëndeti prioritetet e Kryesimit hungarez, duke theksuar se këto janë prioritete edhe për Republikën e Maqedonisë. Tre prioritetet e para janë të rëndësishme sepse Republika e Maqedonisë është vend-kandidat për BE-në, por prioriteti i katërt – zgjerimi dhe politika e mirë fqinjësore, është në mënyrë direkte i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë.

“Prioritet kyç për Republikën e Maqedonisë është procesi i papenguar integrues i BE-së”-theksoi z.  Pop Arsov.

Në takim, prononcim të tyre patën edhe  kryetarja e Këshillit Nacional për Eurointegrime, znj. Radmilla Sheqerinska-Jankovska, kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme, znj. Teuta Arifi, kryetari i Komitetit të Përzier Parlamentar, z.  Aleksandar Spasenovski, deputetët z.  Igor Ivanovski, znj. Flora Kadriu, z.  Tito Petkovski dhe z.  Pavle Trajanov, si dhe z.  Aleksandar Kërzhallovski, përfaqësues i Këshillit Nacional për Eurointegrime.

Në fund të takimit, kryetari Pop Arsov shprehu besim se Republika e Maqedonisë dhe Hungaria do të kenë bashkëpunim të frytshëm në nivel parlamentar, siç ishte shembulli edhe me kryesimet paraprake, dhe njëkohësisht iu falënderua euroambasadorit Fuere për angazhimin e përgjithshëm për gjithë këto vite, si me Komisionin për Çështje Evropiane, ashtu edhe me Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click