Aktivitetet



E premte, 25 mars 2011

TURQIA EDHE MË TEJ MBETET MBËSHTETËSE E FORTË E MAQEDONISË PËR ANËTARËSIM NË BE DHE NATO

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, Z.  Petar Pop-Arsov, sot realizoi takim me ministrin e Çështjeve Evropiane dhe negociuesin kryesor të Republikës së Turqisë, Z.  Egemen Bagish. 

Ne përbërje të delegacionit turk ishin edhe SH.T.   Guroll Sokmensuer, ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë dhe Z.  Halluk Illiçak, ambasador, sekretar i përgjithshëm për çështje të BE-së.

Në takim, përveç kryetarit, Z.  Petar Pop-Arsov, morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane:  Znj. Sillvana Boneva, Znj. Hristina Runçeva, Znj. Vlladanka Aviroviq, Z. Mille Paçemski, Z.  Pançe Dameski, Z.  Andrej Zhernovski dhe zëvendësanëtari Z.  Vasko Shutarov.

Në fillim të takimit, Z.  Petar Pop-Arsov i njoftoi mysafirët me kompetencat dhe ingerencat e Komisionit për Çështje Evropiane.

Njëherazi, ai theksoi se ky takim është vazhdim i bashkëpunimit intensiv që të dy shtetet e kanë në nivel parlamentar, duke u falënderua për mbështetjen jo egoiste që Republika e Turqisë ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin eurointegrues, njohjen e pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Maqedonisë dhe insistimin e përdorimit të emrit të saj kushtetues në të gjitha dokumentet ndërkombëtare. 

Republika e Maqedonisë mbetet e  kushtueshme ndaj eurointegrimeve, për të cilat sundon konsensus i fortë ndërmjet të gjitha partive politike dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, punon në plotësimin e kritereve për anëtarësim në BE, duke u fokusuar në dy pika:  implementimin e procesit reformues dhe gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjellë në kontestin për emrin me Greqinë – theksoi kryetari Z.  Petar Pop-Arsov.

Ministri për Çështje Evropiane dhe negociuesi kryesor i Republikës së Turqisë, Z.  Egemen Bagish, theksoi se është kënaqësi të jesh i pranishëm në djepin e demokracisë, ku është shfaqur  vullneti i popullit – Parlamenti, dhe se Republika e Turqisë edhe më tej vazhdon të jetë në anën e Maqedonisë në rrugën drejtë integrimit në BE dhe NATO. 

Republika e Maqedonisë të vazhdojë me implementimin e reformave, përforcimin e ekonomisë, miratimin e ligjeve me qëllim të tërheqjes sa më të madhe të  investimeve të huaja, përforcimin e shkëmbimit tregtar, është e rëndësishme që Republika e Maqedonisë të jetë e gatshme për hyrje në BE - theksoi ministri Bagish.

Të pranishmit e theksuan lidhjen historike ndërmjet të dy shteteve, si në të kaluarën dhe të tashmen, po ashtu edhe në të ardhmen, me shpresë që të bëhen vende-anëtare në familjen e BE-së  dhe NATO-s, të cilës në mënyrë natyrore i takojnë. 

Click